LIVE UPDATES
Bota

VOA: banorët në ishullin italian Ischia thonë se gjithçka është groposur nga balta

Ekipet e shpëtimit vazhdonin të rrëmonin për të dytën ditë mes baltës dhe mbetjeve të mbledhura, për të gjetur personat që mendohet se u zhdukën pas rrëshqitjes së tokës në Iskia.

27 Nëntor 2022, 15:46 Nga d.a.
VOA: banorët në ishullin italian Ischia thonë se gjithçka
Permbytje ne Itali

ITALI- Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të dytën ditë me radhë për gjetjen e personave që rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitja masive e dheut në ishullin italian Iskia. Balta dhe mbetjet e grumbulluara në disa zona arrijnë deri në 6 metra lartësi. Sipas shërbimit zjarrfikës ekziston rreziku për rrëshqitje të tjera të tokës.

Ekipet e shpëtimit vazhdonin të rrëmonin për të dytën ditë mes baltës dhe mbetjeve të mbledhura, për të gjetur personat që mendohet se u zhdukën pas rrëshqitjes së tokës në Iskia.

Roja bregdetare italiane filloi të dielën të bëjë bilancin e dëmeve të shkaktuara pas reshjeve të dendura dhe rrëshqitjes që pasoi.

Shirat e rrëmbyeshëm në portin Casamicciola Terme, në një prej gjashtë qytezave të ishullit, në orët e para të së shtunës shkaktuan përmbytje dhe shembën ndërtesat. Brenda gjashtë orësh, në ishull pati reshje prej 126 milimetrash, niveli më i lartë në 20 vjet.

“Jemi familje fermerësh. Kemi tokë dhe pyll. Im bir u bllokua në çatinë e shtëpisë. Unë qëndrova në hotel dhe erdhën të më marrin karabinierët. Nuk di se si arriti të zbresë djali. Çdo gjë në luginë është varrosur. Kam parë dhjetëra tërmete dhe përmbytje dhe asnjëra nuk ka bërë ndonjë gjë të tillë...”, thotë banori 83-vjeçar Pasquale Barbieri.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se në pjesët më malore të ishullit ekipet e shpëtimit kishin hyrë më këmbë, ndërsa vazhdonte rreziku i rrëshqitjeve të reja të tokës.

Buldozerë të vegjël u përdorën për hapjen e rrugëve gjatë natës duke mundësuar qarkullimin e mjeteve. Ekipe zhytësish u sollën për të kontrolluar makinat që gjenden të zhytura përgjatë bregdetit, të shtyra në det nga rrëshkitja e dheut dhe përmbytjet.

Banorët vështronin baltën e ngjeshur, gurët dhe mbetjet. Ekspertët thanë se katastrofa u përkeqësua nga ndërtimet me rrezikshmëri të lartë në këtë ishull malor. Sipas gjeologut Riccardo Caniparoli janë shkelur rregullat dhe ligjet duke ndërtuar në terren me ujë, i cili ishte edhe shkaku kryesor i katastrofës pas reshjeve të mëdha.

“Është faji i politikanëve tanë, që nuk bënë punimet parandaluese në male. Prenë pyjet dhe kjo është pasoja. Ndodhi njëherë më parë në 2010 kur vdiq një vajzë 15 vjeçare. Këtë radhë është një katastrofë”, thotë banori 72-vjeçar Ciro Buono.

Qeveria italiane shpalli gjendjen e emergjencës gjatë një takimi të dielën të kabinetit qeveritar dhe caktoi 2 milionë Euro fonde për operacionet e shpëtimit dhe rikthimin e shërbimeve publike.

Një zyrtar i qeverisë njoftoi se një grua u gjend e vdekur dhe se po vazhdojnë kërkimet për 10 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Deri të dielën, 164 persona kishin mbetur të pastrehë, ndërsa 15 shtëpi ishin rrënuar. Gjatë meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku shprehu solidaritetin e tij me popullin e Iskias dhe tha se “po lutet për viktimat, për ata që po vuajnë dhe për ata që janë bërë pjesë e përpjekjeve të shpëtimit”./VOA/

permbytjet ne itali moti i keq ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj