LIVE UPDATES
Bota

VOA: Në fabrikën që prodhon predha artilerie për Ukrainën

Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar me armatim Ukrainën fillojnë në fabrikën e municioneve të ushtrisë në Scranton të Pensilvanisë. Fabrika prodhon predha të kalibrit 155 milimetra që janë jetike për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmi rus.

12 Mars 2023, 22:53 Nga k.m.
VOA: Në fabrikën që prodhon predha artilerie për
Foto ilustruese

Prej një viti tashmë, artileria ka luajtur një rol jetik në luftën e ushtrisë ukrainase kundër agresionit rus. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth një milionë predha në Ukrainë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariia Ulianovska vizitoi fabrikën e municioneve në Scranton të Pensilvanisë ku prodhohen këto predha.

Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar me armatim Ukrainën fillojnë në fabrikën e municioneve të ushtrisë në Scranton të Pensilvanisë. Fabrika prodhon predha të kalibrit 155 milimetra që janë jetike për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmi rus.

“Predhat që prodhohen këtu janë të tipit 795, me kalibër 155 milimetra. Fabrika shtrihet në një sipërfaqe prej 46 mijë metra katrorë dhe pjesa më e madhe shfrytëzohet për prodhimin e këtyre predhave. Pra, të gjithë që punojnë sot këtu janë për të mbështetur këtë linjë prodhimi”, thotë Richard Hansen, përfaqësues i komandantit në Scranton.

Çeliku mbërrin këtu në shufra me gjatësi gjashtë metra. Ato prihen në tre pjesë dhe futen në furrnaltë. Pjesa më e madhe e punës bëhet nga njerëzit, por në këtë repart funksionojnë edhe robotët.

“Është një teknologji shumë e re dhe në një mjedis të tillë është mirë të mos ketë ndërveprim me njerëzit. Ata nuk mund të punojnë këtu gjithë ditën”, thotë Hansen.

Nga këtu, pjesët dërgohen në një tjetër repart ku do të ftohen për katër orë. Zoti Hansen paralajmëron se nëse dikush do të prekte aksidentalisht çelikun e nxehtë, atij do t’i digjej dora deri në kockë. Në vazhdim, paisje të posaçme u japin predhave shkëlqimin dhe majën e prerë. Çdo predhë inspektohet nga punonjësit për t’u siguruar që plotëson të gjitha kushtet teknike.

“Cilësia është aspekti numër një dhe çdo pjesë duhet të plotësojë standarde cilësie shumë të rrepta. Dhe ne punojmë me diferenca prej milimetrash. Pra, duhet të sigurohemi që është produkti i duhur”, thotë Hansen.

Në repartin e fundit, tubat prej çeliku marrin vërtet formën që i ngjason municioneve. Por, ato janë bosh dhe do të dërgohen në një tjetër fabrikë në Ajova për t’u mbushur me lëndë plasëse. Kjo fabrikë ka prodhuar predha artilerie që nga viti 1950, por hera e fundit që ka furnizuar municion me kaq intensitet ka qenë gjatë Luftës së Koresë. Artileria luajti një rol më pak të rëndësishëm në luftërat e fundit në Irak dhe Afganistan, por betejat që po zhvillohen sot në Ukrainë e kanë shtuar kërkesën.

Sipas vlerësimeve të NATO-s, Ukraina përdor 6 deri në 7 mijë predha në ditë. Vetëm kjo fabrikë prodhon 11 mijë predha në muaj, nëse funksionon me kapacitetin maksimal. Fabrika e municioneve të ushtrisë në Scranton është një nga pesë ndërmarrjet që prodhon municion për të përmbushur nevojat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate. Sot, fabrika po modernizohet për të përmbushur nevojat e ushtrisë ukrainase./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen