LIVE UPDATES
Bota

VOA: Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, zotohet ta copëtojë vendin pavarësisht paralajmërimeve amerikane

Ai tha se çdo përpjekje për të shfrytëzuar ndërhyrjen ndërkombëtare për të forcuar më tej institucionet e përbashkëta shumetnike të Bosnjës do të përballet me vendimin e serbëve të Bosnjës për t'i braktisur plotësisht ato dhe për ta kthyer vendin në gjendjen e përçarjes dhe mosfunksionimit, siç ishte në fund të periudhës së luftës brutale ndëretnike të viteve 90.

30 Dhjetor 2023, 17:32 Nga r.ll
VOA: Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik,
milorad dodik dhe vladimir putin

BOSNJE-HERCEGOVINË- Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës u zotua të vazhdojë ta dobësojë vendin e tij që ende vuan plagët e luftës deri në pikën kur do të copëtohet, pavarësisht nga një zotim i Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar një gjë të tillë.

"Unë nuk jam joracional, e di se përgjigja e Amerikës do të jetë përdorimi i forcës ... por nuk kam asnjë arsye që të trembem nga kjo për të sakrifikuar interesat kombëtare (serbe)", tha të premten në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe.

Ai tha se çdo përpjekje për të shfrytëzuar ndërhyrjen ndërkombëtare për të forcuar më tej institucionet e përbashkëta shumetnike të Bosnjës do të përballet me vendimin e serbëve të Bosnjës për t'i braktisur plotësisht ato dhe për ta kthyer vendin në gjendjen e përçarjes dhe mosfunksionimit, siç ishte në fund të periudhës së luftës brutale ndëretnike të viteve 90.

Për shkak se demokracitë perëndimore nuk do të jenë dakord me këtë, shtoi ai, "në periudhën tjetër, ne do të detyrohemi nga reagimi i tyre të shpallim pavarësinë e plotë" të rajoneve të Bosnjës të kontrolluara nga serbët.

Lufta në Bosnjë filloi në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës të mbështetur nga Beogradi u përpoqën të krijonin një rajon "etnikisht të pastër" me synimin për t'u bashkuar me Serbinë fqinje, duke vrarë dhe dëbuar kroatët dhe boshnjakët e vendit, të cilët janë kryesisht myslimanë. Më shumë se 100,000 njerëz u vranë dhe më shumë se 2 milionë, ose mbi gjysma e popullsisë së vendit, u dëbua nga shtëpitë, përpara se të arrihet një marrëveshje paqeje në Dejton të Ohios në fund të vitit 1995.

Marrëveshja e ndau Bosnjën në dy entitete, Republikën Serbe të drejtuar nga serbët dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të cilave iu dha autonomi e gjerë, por mbetën të lidhura nga disa institucione të përbashkëta shumetnike. Marrëveshja themeloi gjithashtu Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, një organ ndërkombëtar i ngarkuar me mbrojtjen e zbatimit të marrëveshjes së paqes, të cilit iu dhanë përgjegjësi të gjera për të vendosur ligje ose për të shkarkuar zyrtarët që dëmtojnë ekuilibrin e brishtë etnik të pasluftës, duke përfshirë gjyqtarët, nëpunësit civilë dhe anëtarët e parlamentit.

Gjatë viteve, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, ka ushtruar trysni ndaj udhëheqësve etnikë të Bosnjës që të ndërtojnë institucione të përbashkëta mbarëkombëtare, duke përfshirë ushtrinë, agjencitë e zbulimit dhe sigurisë, gjyqësorin e lartë dhe administratën tatimore. Megjithatë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve ekzistuese dhe krijimi i të rejave është i nevojshëm nëse Bosnja do të përmbushë synimin e saj të deklaruar për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Milorad Dodiku u shfaq i pashqetësuar të premten nga deklarata e postuar një ditë më parë në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter, nga James O'Brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, se Uashingtoni do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë "elementin bazë “ të marrëveshjes së paqes së vitit 1995 për Bosnjën dhe se askush nuk ka “të drejtë shkëputjeje”.

“Në mesin e serbëve, një gjë është e qartë dhe kjo është një ndërgjegjësim në rritje se vitet dhe dekadat përpara nesh janë vitet dhe dekadat e bashkimit kombëtar serb”, tha ai.

“Brukseli po e përdor premtimin për anëtarësimin në BE si një mjet për të unitarizuar Bosnjën”, tha politikani pro rus duke shtuar se “në parim, politika jonë është ende se ne duam të anëtarësohemi por nuk e shohim atë si alternativën tonë të vetme”.

BE-ja, tha ai, "e dëshmoi se është e aftë të punojë kundër interesave të veta" duke u rreshtuar përkrah Uashingtonit kundër Moskës kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë.

Udhëheqësi serb Dodik, i cili ka bërë thirrje për shkëputjen e entitetit serb nga pjesa tjetër e Bosnjës për më shumë se një dekadë, është përballur me sanksionet britanike dhe amerikane për politikat e tij, por gëzon mbështetjen e Rusisë.

Ekziston frika e përhapur se Rusia po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë.

“Pavarësisht nëse duan apo ajo Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ne do ta shndërrojmë kufirin administrativ (midis dy entiteteve të Bosnjës) në kufirin tonë kombëtar”, tha Milorad Dodik./VOA

milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj