30 Dhjetor 2023, 15:28
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë kufitare të shtunën pasdite në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit, serb i Kosovës, është arrestuar, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia tha se nuk ka të lënduar nga këmbimi i zjarrit mes të dyshuarve dhe oficerëve policorë në fshatin Bube të Zubin Potokut, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.
Të dyshuarit, sipas njoftimit, i shpërfillën urdhrat e policisë për t’u ndalur për kontroll dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj oficerëve.
“Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë”, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia e identifikoi të dyshuarin si serbi i Kosovës nga Zubin Potoku. Ata dyshohet se po kontrabandonin dele nga Serbia në Kosovë.
“Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit”, tha Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim.
I dyshuari, 42 vjeç, është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë, sipas njoftimit, dhe përballet tani me akuza për sulm ndaj personit zyrtar dhe për kontrabandë me mallra.
“Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Policia./REL
kosove zubin-potok
Bota
30 Dhjetor 2023, 14:45
Mihir Sharma
Foto Ilustruese
Nga Mihir Sharma “Bloomberg”
Në vitin 2024, demokracia do të përballet me një test për të cil&eu...
Bota
30 Dhjetor 2023, 14:38
a.l
Iran
IRAN- Katër iranianë – tre burra dhe një grua – janë ekzekutuar të premten, pasi akuzoheshin se spiunonin pë...
Bota
30 Dhjetor 2023, 14:27
a.l
Pasaportë
SLLOVAKI- Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovë...
Bota
30 Dhjetor 2023, 14:21
a.l
Protesta
SERBI- Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, të shtunën për t&e...
Bota
30 Dhjetor 2023, 12:34
a.l
Turqi
TURQI- Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya njofton se autoritetet turke kanë arrestuar 189 persona në 37 provinca të shtunën ...
Bota
30 Dhjetor 2023, 12:31
a.l
Bosnjë
BOSNJË- Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi të shtunën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë koma...
Bota
30 Dhjetor 2023, 12:06
a.l
Jabr Abu Hadros
GAZA- Gazetari i Al Quds, Jabr Abu Hadros dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij thuhet se u vranë në nj...
Bota
30 Dhjetor 2023, 11:49
Sean O’Driscoll
Donald Trump
Nga Sean O’Driscoll “Newsweek”
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, po shkon drejt vitit 2024 me perspektivën e...
Bota
30 Dhjetor 2023, 11:12
a.l
Greqi
GREQI- Nuk është e sigurt nëse do të ndiqen, megjithatë, epidemiologët bëjnë rekomandime të forta pë...
Bota
30 Dhjetor 2023, 11:01
I.A
Colin Murdoch
ANGLI- Google ka vite që dominon zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale (AI). Kjo padyshim ës...