LIVE UPDATES
Bota

Von Cramon: BE-ja nuk duhet të humbë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

Deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon.

20 Qershor 2022, 19:10 Nga k.m.
Von Cramon: BE-ja nuk duhet të humbë besueshmërinë në
Viola von Cramon

Euro-deputetja dhe njëkohësisht raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se Brukseli duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit të kësaj jave për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe dy shtetet e tjerë ish sovjetike.

Gjatë një vizitë në Sarajavë më 19 qershor, deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon.

Komentet vijnë pasi Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së, bëri thirrje për pranimin e përshpejtuar të anëtarëve aspirantë në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e statusit të kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, e cila po përballet me përpjekjet ndarëse nga udhëheqësit etnikë serbë që janë aleatë të ngushtë me Moskën.

"Ne, parlamentarët evropianë themi gjithnjë se në rast se Moldavia dhe Ukraina marrin statusin e kandidatit, atëherë ne duhet t’i japim diçka edhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’i treguar atyre se ne jemi të besueshëm dhe se nuk ka humbur shpresa”, - deklaroi von Cramon.

E pyetur nga gazetarët mbi vendimet specifike që BE-ja duhet të marrë, ajo citoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhënien e statusit kandidat për Bosnjën, dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti slloven Borut Pahor më 16 qershor tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor dukeshin gjithnjë e më larg BE-së, pavarësisht premtimeve të së kaluarës, ndërsa Ukraina dhe Moldavia ishin duke u ndjekur me shpejtësi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Pahor e quajti Bosnjën një rrezik të nacionalizmit dhe paqëndrueshmërisë - duke përmendur separatizmin serb të Bosnjës me mbështetjen e heshtur ruse - dhe tha se ishte "absolutisht e nevojshme që Bosnje-Hercegovinës t'i jepej pa kushte statusi i kandidatit për anëtarësim në BE".

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë në samitin që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor.

"Qëllimi i propozimit slloven që sugjeron dhënien pa vonesa të mëtejshme të statusit të kandidatit në BE për [Bosnjën] është të dërgojë një sinjal pozitiv të menjëhershëm për [Bosnjën] dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor," thuhet në propozimin e Pahor.

Një sinjal i tillë për [Bosnjën], hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të rikonfirmonte përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Von Cramon-Taubadel ishte në Sarajevë së bashku me një delegacion të BE-së për të mësuar më shumë rreth situatës në Bosnje, e cila ende qeveriset sipas një marrëveshjeje me bazë etnike në vitin 1995 që i dha fund viteve të luftimeve intensive në Bosnje pas shpërbërjes së Jugosllavisë./REL

viola von cramon be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet