LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të fundit në Bruksel, Von der Leyen theksoi nevojën për një gjykatë që do të gjykonte krimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

4 Mars 2023, 16:10 Nga k.m.
Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Wagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të fundit në Bruksel, Von der Leyen theksoi nevojën për një gjykatë që do të gjykonte krimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme në Ukrainë. Pothuajse një vit më parë, bota zbuloi tmerret në qytetin Bucha. Unë vetë isha atje dhe kam parë mizoritë e kryera nga forcat ruse. Ka prova në rritje të sulmeve të drejtpërdrejta kundër civilëve si dhe sulmet që goditën infrastrukturën energjitike. Tortura, keqtrajtime, dhuna seksuale dhe ekzekutime janë kryer nga forcat ruse. As fëmijët nuk po kursehen. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme dhe presidenti rus Vladimir Putin duhet të mbahet përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë autorët para drejtësisë. Bashkimi Evropian është mbështetës i rolit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ne gjithashtu besojmë se duhet të ketë një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht rusët që kanë kryer krime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë për të siguruar që Rusia të paguajë,”- tha Von der Leyen.

Për të treguar se mbështetja për Ukrainën do vijojë deri sa të jetë e nevojshme edhe Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola zhvillimoi një takim në Lviv me presidentin Zelenskyy. Ndërkohë të premten zoti Zelenskyy u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland dhe zyrtarë të lartë evropianë, ndërsa bëri thirrje që Rusia të dënohet për krime luftës.

Qyteti Bakhmut tani është në qendër të luftimeve, ndërsa trupat ruse, përfshirë forca të mëdha nga grupi privat “Wagner”, duan që me çdo çmim të marrin kontrollin. Instituti për Studimin e Luftës, një institut amerikan, tha se forcat ukrainase dukej se po përgatiteshin për një tërheqje të kontrolluar nga të paktën disa pjesë të qytetit Bakhmut.

Edhe zbulimi ushtarak britanik në raportin ditor njofton se forcat ukrainase që mbrojnë qytetin Bakhmut po përballen me presion gjithnjë e më të fortë nga forcat ruse, ndërsa luftime intensive po zhvillohen rreth qytetit lindor.

Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit, ndërsa rrugët e furnizimit nga qyteti të kontrolluara nga ukraina, janë gjithnjë e më të kufizuara. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se Rusia ende po përpiqej të rrethonte qytetin, por shtoi se gjatë ditës së kaluar forcat ukrainase kishin mposhtur sulmet ruse.

Beteja për qytetin Bakhmut ka zgjatur për shtatë muaj. Nëse forcat ruse do të marrin kontrollin e qytetit, që para luftës kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh, kjo do të ishte një fitore e madhe për Moskën në ofensivën dimërore, pasi Kremlini thirri në shërbim aktiv ushtarak qindra mijëra rezervistë./VOA

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë