“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Vrau psikitarin pasi nuk i paguante qiranë e shtëpisë, ish-modelja e Playboy dënohet me 10 vite burg
Sipas hetimeve, trupi i zhveshur i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj, e cila ishte braktisur pranë Zonës Kombëtare të Rekreacionit të Liqenit Mead jashtë Las Vegas.
12 Janar 2023, 11:33Nga a.l
Kelsey Turner
All - Paragraf - 1
SHBA- Një ish-modele e Playboy e cila quhet Kelsey Turner, u dënua me 10 burg pasi akuzohet se në vitin 2019 ka vrarë një psikiatër 71-vjeçar nga Kalifornia. Turner, 29 vjeç, pranoi krimin para togave të zeza dhe u shpall fajtore në nëntor 2022 për vrasjen e shkallës së dytë të Thomas Burchard.
Sipas hetimeve, trupi i zhveshur i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj, e cila ishte braktisur pranë Zonës Kombëtare të Rekreacionit të Liqenit Mead jashtë Las Vegas, shkruajnë mediat e huaja. Turner, e cila në atë kohë ishte 25 vjeç, dhe i dashuri i saj i atëhershëm, Jon Kennison, e rrahën për vdekje Thomasin pasi ai ndaloi së paguari për qiranë e shtëpisë ku ajo jetonte./ Dosja.al