LIVE UPDATES
Bota

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

Më 1 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, sinjalizoi një hapje të mundshme, duke deklaruar se një “marrëveshje e drejtë dhe e barabartë” që do të siguronte Republika Islamike të mos posedojë armë bërthamore mund të arrihet, duke i bërë jehonë me qëllim formulimit të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

2 Shkurt 2026, 22:23 Nga E. D

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

IRAN- Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen lufta, po zhvillohet një përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim rajonal, pasi Uashingtoni ka kërcënuar me veprim ushtarak për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare në Iran.

Më 1 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, sinjalizoi një hapje të mundshme, duke deklaruar se një “marrëveshje e drejtë dhe e barabartë” që do të siguronte Republika Islamike të mos posedojë armë bërthamore mund të arrihet, duke i bërë jehonë me qëllim formulimit të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vetë Trump e konfirmoi këtë ndryshim, duke u thënë gazetarëve se Irani po “bisedon seriozisht” me Shtetet e Bashkuara.

Këto zhvillime vijnë pas një jave intensive të diplomacisë fluturuese: shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 30 janar, ndërkaq Araqchi udhëtoi drejt Turqisë për t’u konsultuar me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan.

Vrulli vazhdoi edhe në ditën pasuese në Teheran, ku të dy zyrtarët u takuan me kryeministrin e Katarit, Sheik Muhammad bin Abdulrahman al-Thani, për të cilin gjerësisht u spekulua se po përçonte një mesazh nga Uashingtoni.

Pas këtyre takimeve, Larijani shkroi në X se kishte pasur “përparim në formimin e një kornize” për bisedime. Raportimet e mediave iraniane tani sugjerojnë se një takim kokë më kokë në Ankara mes të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe diplomatëve të lartë iranianë mund të ndodhë “në ditët në vijim”.

Irani po përballet me trazira që nga 28 dhjetorit, kur protestuesit paqësorë nisën të dalin nëpër rrugët e Teheranit duke kërkuar nga autoritetet që të veprojnë për të ndalur inflacionin në rritje dhe zhvlerësimin e valutës kombëtare.

Për shkak të kufizimeve në qasjen në shërbimet e internetit në Iran, është e vështirë që të vlerësohet sesa protestues janë vrarë gjatë demonstratave masive, që duket se janë fashitur në ditët e fundit.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e të cilave Radio Evropa e Lirë i ka cituar vazhdimisht që nga nisja e shtypjes së dhunshme në Iran më herët gjatë muajit, thotë se numri i vdekjeve të konfirmuara, përfshirë edhe të forcave të sigurisë, tani është 6.563, ndërkaq numri i vdekjeve që ende po hetohen është 17.091. Më shumë se 49.000 persona janë arrestuar.

Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Në fund të muajit të kaluar, Trump njoftoi se një “flotë masive” po lëvizte drejt Iranit, duke paralajmëruar se mund të veprojë “me shpejtësi” nëse është e nevojshme. Ai po ashtu tha se shpreson që një “marrëveshje e drejtë” do të linte Iranin pa armë bërthamore.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Disa në Iran kanë sugjeruar po ashtu për një marrëveshje të mundshme e cila do të parashihte që rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë – që raportohet se janë të fshehura nëntokë pas sulmeve ajrore amerikane qershorin e vitit të kaluar – të transferohen në një shtet tjetër.r

Pavarësisht optimizmit publik, analistët kanë paralajmëruar se rruga drejt një marrëveshjeje është e mbushur me rreziqe të brendshme për Teheranin.

Analisti me seli në Spanjë, Ata Mohamed-Tabriz, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se përderisa Ministria e Jashtme po jep sinjale të fleksibilitetit, elementët e linjës së ashpër brenda Gardës Revolucionare Islamike i shohin këto bisedime si një “lojë mashtruese” dhe si një “helm vdekjeprurës”.

Pyetja kryesore është: si duket në realitet një marrëveshje “e drejtë”? Përderisa Trump pohon se sulmet amerikane të kryera në qershor “shkatërruan” programin bërthamor të Iranit, kërkesat e tij kanë shkuar përtej çështjes së pasurimit të uraniumit.

Aktivisti me seli në Gjermani, Mehdi Fatapour, argumentoi se për çdo marrëveshje që vërtetë do të plotësonte kërkesat e administratës Trump dhe do të shmangte luftën, do të kërkonte me shumë gjasa atë që mund të cilësohet si “dorëzim strategjik”.

Duke folur për Radion Farda, Fatapour tha se Uashingtoni mund të kërkojë një ndryshim total në identitetin rajonal të Iranit, duke përfshirë përfundimin e armiqësive me Izraelin dhe heqjen dorë nga bashkëpunëtorët e tij rajonalë.

Për Republikën Islamike këto nuk janë thjesht pika politike, ato janë shtylla ideologjike të shtetit dhe autoritetet iraniane e kanë përjashtuar mundësinë e negociatave për çfarëdo çështje që shkon përtej programit bërthamor.

Edhe nëse një kornizë arrihet në Ankara, ajo mund të shërbejë vetëm si një lehtësim i përkohshëm. Mohamed-Tabriz sugjeroi se një “marrëveshje minimale” mund të blejë kohë, por nuk zgjidh “grumbullimin masiv të kërkesave shoqërore” dhe pakënaqësinë e brendshme që aktualisht mbretëron brenda Iranit.

Analistët argumentojnë se kërcënimi për një “luftë rajonale” mbetet karta kryesore e Teheranit për negocim. Duke e paraqitur konfliktin si një katastrofë ekzistenciale që do të përfshijë tërë Lindjen e Mesme, Teherani ka arritur të ushtrojë presion ndaj ndërmjetësve rajonalë si Katari dhe Turqia për të ndërhyrë.

Megjithatë, sipas Fatapour, nëse Republika Islamike zgjedh rrugën e reformave të ngadalta dhe të koncesioneve të vogla diplomatike, ajo ende mund të përballet me një reagim të ashpër nga publiku, i cili gjithnjë e më shumë është i lodhur nga sanksionet dhe kërcënimi i një lufte./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë