LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjallukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s.

8 Prill 2025, 07:49 Nga N.F
Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me
Foto

SERBI- Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Pas Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjallukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s.

“Këtu askush nuk i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje, prandaj mund të përfundojmë se kjo është më tepër një çështje e zemrës për regjimin në Beograd, sesa për atë në Budapest”, vlerësoi për REL-in gazetari nga Budapesti, Gabor Bodis.

Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për qëndrimin e tyre rreth krijimit të mundshëm të një aleance ushtarake apo të sigurisë, për të cilën flasin Vuçiçi dhe Dodiku.

As NATO-ja nuk u përgjigj ndaj kësaj pyetjeje të REL-it. Në Beograd, ministrat e Mbrojtjes së Serbisë dhe Hungarisë, Bratislav Gashiq dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky, më 1 prill nënshkruan Planin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes ministrive të tyre për vitin 2025.

Ky dokument konkretizon Marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, të arritur në vitin 2023. Pas nënshkrimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se beson që marrëveshja për aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojë me afrimin e mëtejshëm dhe krijimin e një aleance apo pakti ushtarak midis Serbisë dhe Hungarisë.

Vuçiç tha se ai dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dëshirojnë të vazhdojnë përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, “veçanërisht duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në Evropë dhe botë”.

A është kjo përgjigje ndaj marrëveshjes së Kosovës me Kroacinë dhe Shqipërinë?

Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, mendon se marrëveshja e nënshkruar nuk ka rëndësi të madhe në praktikë, por është “propagandë e Vuçiçit për publikun e brendshëm”.

“Orban ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij, Vuçiçit, që ky të mos dukej i dobët para opinionit publik dhe për të ruajtur prestigjin në Serbi pas deklaratës për bashkëpunim ushtarak të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe protestave masive në të gjithë Serbinë”, vlerësoi Stradner.

Të njëjtin mendim ndan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe lideri i lëvizjes opozitare “Zemra”.

“Ai [Vuçiç] e di që Zagrebi e shikon me dyshim çdo gjë që vjen nga Budapesti nën sundimin e Orbanit, prandaj po i kthen njëfarë nervozizmi Kroacisë”, vlerësoi Zdravko Ponosh.

Qeveria hungareze, e drejtuar nga Viktor Orban, prej vitesh është aleate e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, brenda Bashkimit Evropian, ku Hungaria është anëtare. Po ashtu, Orban kohët e fundit ka përqendruar vëmendjen e tij në Republikën Sërpska, e jo në tërë Bosnje dhe Hercegovinën.

Ideja për një “aleancë ushtarake” mes Serbisë dhe Hungarisë u shfaq rreth dhjetë ditë pas nënshkrimit të deklaratës për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Beogradi zyrtar, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e dënoi këtë dokument duke e cilësuar si “provokim ndaj Serbisë” dhe “cenim të stabilitetit rajonal”.

Gjithashtu, tema e një aleance ushtarake dhe të sigurisë me Hungarinë u shfaq në një kohë tensionesh të shtuara si në Serbi, ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë. Serbia prej muajsh përballet me protesta të udhëhequra nga studentët për shkak të vdekjes së 16 personave pas rrëzimit të një mbulese betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Ndërkohë, Dodiku ndodhet në qendër të një urdhërarresti në Bosnje e Hercegovinë për shkak të shkeljes së rendit kushtetues të vendit, pasi autoritetet e RS-së kanë marrë një sërë vendimesh anti-kushtetuese dhe secesioniste.

Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca e Serbisë nuk u përgjigjën ndaj pyetjes së REL-it se çfarë do të nënkuptonte një aleancë ushtarake e mundshme mes Serbisë dhe Hungarisë dhe pse do të ishte e nevojshme.

Ndihmësministri i mbrojtjes, Predrag Bandiq, tha më 3 prill për RTS-në se marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim në mbrojtje “ka përmbajtje dhe formë që mund të shndërrohet edhe në diçka më shumë”.Sipas tij, kjo nuk është një tjetër rast i “ngritjes së armëve” në rajon.

“Kjo është një formë veprimi e mirëdashur nga aktorët përgjegjës të sigurisë rajonale që mendojnë së bashku për sigurinë e rajonit”, tha Bandiq.

I pyetur nëse kjo është përgjigje ndaj deklaratës së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Bandiq vlerësoi se bëhet ajo ishte vetëm një “akt deklarativ për bashkëpunim”, ndërsa këtu bëhet fjalë për një “marrëveshje shumë më përmbajtësore dhe cilësore”.

Republika Sërpska nuk mund ta nënshkruajë marrëveshjen

Nurko Pobriq, profesor në pension i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjykatës në Bosnje e Hercegovinë, tha për REL-in se një entitet i tillë nuk mund të lidhë marrëveshje të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.

“Për një entitet, kjo është absolutisht e pamundur. Ndoshta Bosnja si shtet do të mund të nënshkruante një marrëveshje të tillë me ndonjë shtet fqinj apo të tretë”, tha ai.

Ai shtoi se Marrëveshja për marrëdhënie speciale, si ajo ndërmjet RS-së dhe Serbisë, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e BeH, nuk mund të përfshijë kompetenca që janë ekskluzivisht të shtetit të BeH. Megjithatë, ai beson se Serbia dhe Hungaria nuk do ta pranojnë ofertën e Dodikut.

“Entiteti i Republikës Sërpska, konkretisht, nuk mund të lidhë një marrëveshje ushtarake me Serbinë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi Pobriq.

BeH ka të nënshkruar një plan të bashkëpunimit ushtarak bilateral me Hungarinë për vitin 2023, që përfshin një sërë takimesh dhe kurseve të përbashkëta, si dhe shkëmbim instruktorësh në fushën e mbrojtjes.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Serbinë në mars, por ekziston edhe me Britaninë, Francën, Turqinë, Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Holandën dhe shtete të tjera.

Nga ana tjetër, Dodiku është i bindur se RS-ja “ka të drejtë” të kërkojë statusin e anëtarit në kuadër të marrëveshjes së sigurisë mes Serbisë dhe Hungarisë, dhe se mund ta mbështesë këtë marrëveshje për shkak se “ka kapacitete të rëndësishme policore”.

“Mund të jemi vëzhgues, anëtarë, apo vetëm bashkëpunëtorë në çështje policore ose të tjera të inteligjencës”, tha Dodik në mbledhjen e qeverisë.

Kabineti i presidentit të RS-së nuk iu përgjigj pyetjes së REL për çfarë marrëveshjeje të sigurisë bëhet fjalë, dhe nëse është çështje policore apo bashkëpunim tjetër.

Nga ana tjetër, Ramo Isak, ministër i policisë në Federatën e BeH, tha për REL-in se “Dodiku dhe RS-ja nuk mund të nënshkruajnë asgjë”, sepse “vetëm shteti” ka këtë të drejtë.

Ai tha se marrëveshje të tilla ekzistojnë, por janë nënshkruar nga shteti i BeH me Kroacinë, Serbinë dhe shumë shtete të tjera.

“Edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e RS-së, edhe MPB-ja e Federatës së BeH kanë ushtrime të rregullta me vende të tjera, ose dërgojnë zyrtarë për trajnime, por të gjitha këto kalojnë nëpër institucionet shtetërore, përkatësisht Ministrinë e Sigurisë së BeH”, tha Isak.

“Për shembull, zyrtarë të policisë nga Federata e BeH shkojnë për trajnim në Turqi, dhe nga Turqia vijnë tek ne”, shtoi ai.

Në shkurt, policët nga Qendra Hungareze për Luftën kundër Terrorizmit dhe njësia speciale antiterroriste e policisë së RS-së zhvilluan ushtrime dhe trajnime në atë entitet të BeH. Më parë, drejtorët e policisë së RS-së dhe të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Brendshme të Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit policor.

Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s

Zdravko Ponosh, ish-gjeneral dhe tani lider opozitar në Serbi, mendon se nuk do të ketë aleancë ushtarake me Hungarinë.

“Kjo është pak lojë me fjalë nga Vuçiç, sepse i duhet për publikun e brendshëm”, vlerësoi Ponosh për REL-in.

Ai theksoi se Plani i bashkëpunimit bilateral i nënshkruar është një dokument teknik, dhe se marrëveshje të tilla kanë ekzistuar me Hungarinë për 20 vjet.

“E kishim edhe kur isha unë shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo nuk është gjë e re”, tha Ponosh, që ka mbajtur këtë post nga viti 2006 deri në 2008.

Megjithatë, Ponosh shton se është e vërtetë që Serbia dhe Hungaria kanë bashkëpunim të avancuar ushtarak.

“Por kjo është përmes marrëveshjeve dhe planeve vjetore, që përfshijnë edhe blerjen e armatimeve sovjetike të papërdorura nga Hungaria, që ne i modifikojmë, si dhe dërgesat tona të municionit për ta”, tha ai.

Por, sipas tij, “asgjë nga këto nuk është aleancë ushtarake dhe nuk do të bëhet”.

“Hungaria ka detyrime shumë më të forta ndaj çdo anëtari të NATO-s. Çdo lidhje ushtarake jashtë NATO-s kalon përmes një procedure të caktuar brenda NATO-s”, tha Ponosh.

Edhe Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington thekson se Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s si anëtare e këtij aleance.

“Veprimet e Vuçiçit janë shpesh në kundërshtim me interesat e NATO-s”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk duhet harruar se Vuçiç, Orban dhe kryeministri sllovak Robert Fico janë, sipas saj, “mbartës të një koalicioni autokratësh në Evropë me retorikë populiste”.

“Prandaj, kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse një tigër prej letre”, tha Stradner.

Orban si aleat i Vuçiçit dhe Dodikut

Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban prej vitesh thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve i cilësojnë si “në nivelin më të lartë dhe historik”. Orban është përkrahësi kryesor i anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE, ndërsa Vuçiçi e quan atë “mik të madh”.

Hungarezët janë minoriteti më i madh në Serbi sipas regjistrimit të vitit 2022 me mbi 184.000 qytetarë, ndërsa numri i serbëve në Hungari është i vogël. Gjithashtu, edhe Serbia edhe Hungaria po intensifikojnë marrëdhëniet me Pekinin dhe Moskën, çka has në pakënaqësi nga BE-ja.

Orban është afruar me Dodikun në vitet e fundit, me vizita të ndërsjella mes tyre. Ai ishte figura kyçe në bllokimin e sanksioneve të BE-së ndaj Dodikut. Presidenti i RS-së dhe e gjithë udhëheqësia e atij entiteti janë nën sanksionet e SHBA-së për korrupsion dhe minimin e BeH.

Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në maj 2024 votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe autoriteteve të RS-së./ REL

vucic dodik hungari

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale