LIVE UPDATES
Bota

Serbia bleu raketa kineze, Vuçiç: Dyfishim i kapaciteteve ushtarake

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Studimet e Paqes shpenzimet ushtarake në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë rritur. Serbia është importuesja numër 1 e sistemeve kryesore të armëve në rajon.

13 Mars 2026, 10:39 Nga I.A

Serbia bleu raketa kineze, Vuçiç: Dyfishim i kapaciteteve

SERBI- Ndonëse edhe vendet e tjera të rajonit kanë rritur shpenzimet ushtarake, diferenca në volumin e blerjeve mbetet e madhe. Kështu Serbia renditet e 37-ta në botë për importin e sistemeve komplekse të armëve, përpara disa anëtarëve të BE në rajon, si Kroacia dhe Bullgaria. "Rritjen e investimeve në mbrojtje në mënyrën më të dukshme dhe në një kohë më të gjatë e vërejmë në Serbi, ku gjatë dekadës së fundit është krijuar presion për të rinovuar armatimet e trashëguara nga JNA (Ushtria Popullore Jugosllave) dhe lidershipi politik e ka kuptuar vlerën politiko-simbolike. Tensionet me Kosovën ndoshta kanë inkurajuar më tej mendimin, se një arsenal më i fortë është një as i mirë në negociatat me aktorët ndërkombëtarë", shpjegon për DW Katarina Gjokiç, hulumtuese në SIPRI.

Krahas vëllimit më të madh të importeve të armëve, Serbia ka edhe shpenzimet më të mëdha të mbrojtjes në rajon. Në periudhën 2020-2024 vlera reale e buxhetit ushtarak ishte rreth gjashtë herë më e lartë se ajo e Shqipërisë, që është vendi i dytë për shpenzimet ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi së fundmi se vendi i tij për një vit e gjysëm do të dyfishojë kapacitetin ushtarak.

Për analistin ushtarak Aleksandar Radiç ky nuk është një trend i ri. Ai kujton se intensifikimi i armatimit ka nisur në vitin 2016, kur, siç thotë ai, Vuçiç njohu potencialin politik dhe ekonomik të prokurimit të armëve. "Blerja e armëve shpesh bëhet nga motive politike. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se vetë ushtria befasohet me ato që merr, sepse së pari kihet parasysh nga kush blihet dhe jo çfarë blihet", thotë Radiç. "Nëse Vuçiç shkon në Pekin, mund të pritet për shembull, që pas kësaj të fillojnë negociatat për prokurimin e pajisjeve ushtarake nga Kina”, shton ai.

Furnizues nga të gjithë anët e botës

Sipas të dhënave të SIPRI-t në pesë vitet e fundit Serbia ka importuar sisteme komplekse armësh nga 13 vende të ndryshme. Furnizuesi më i madh ishte Kina, kryesisht falë blerjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, ndërsa donacionet më të mëdha erdhën nga Rusia dhe Bjellorusia.

Megjithatë kjo strukturë së shpejti mund të ndryshojë, thotë studiuesja e SIPRI, Katarina Gjokić. Nëse zbatohen kontratat tashmë të nënshkruara, Franca dhe Izraeli mund të bëhen furnizuesit kryesorë të Serbisë.

"Për mua kjo shumëllojshmëri furnizuesish flet për dy gjëra: së pari Serbia nuk ka një aleat ushtarak dhe së dyti ka para dhe gatishmëri të mjaftueshme, për të marrë kredi për sistemet më të shtrenjta të armëve, gjë që e bën atë një klient tërheqës për eksportues të ndryshëm”, thotë Gjokiç për DW.

Turqia dhe SHBA janë partnerë kryesorë të vendeve të tjera në rajon

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shënojnë një vëllim dukshëm më të ulët të importeve të armëve. Shqipëria është e dyta në rajon, por është në vendin e 103-të në botë, me importe që sipas SIPRI-t janë rreth gjashtë herë më të ulëta se ato të Serbisë. Kosova renditet e 118-ta, Maqedonia e Veriut e 138-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 144-ta dhe Mali i Zi i 152-ti në mesin e gjithsej 166 destinacioneve të armëve komplekse në botë.

"Vendet e NATO-s në rajon reaguan kryesisht ndaj presionit nga mandati i parë i Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe investimeve në pajisje ushtarake. Pas invazionit të plotë të Ukrainës nga Rusia mund të vërehet një rritje shtesë e porosive për armë", shpjegon Gjokiç.

Në Bosnje dhe Hercegovinë shihet megjithatë një tendencë tjetër. "Nuk vërejmë rritje të ndjeshme të investimeve në ushtri, por më shumë investohet në pajisjet e policisë, gjë që mund të ndikojë në perceptimin e kërcënimit mes dy subjekteve, duke pasur parasysh mënyrën se si është organizuar policia”, shton ajo.

Shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor tradicionalisht mbështeten tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia si furnizuesit dhe donatorët kryesorë të pajisjeve ushtarake. Blerje të tilla shpesh shërbejnë edhe për të forcuar marrëdhëniet politike me aleatët e NATO-s.

"Me rritjen e shpenzimeve të planifikuara ushtarake, rajoni bëhet një treg interesant për eksportuesit e tjerë të armëve, në radhë të parë për Francën, nga e cila disa vende presin dërgesa të sistemeve të ndryshme”, thotë Gjokiç. "Dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë janë gjithashtu interesante – Italia i ka dhuruar tashmë Shqipërisë një varkë patrullimi, dhe në përiudhën e ardhshme do të jetë përgjegjëse edhe për dërgimin e automjeteve të lehta të blinduara, që financohen nga Bashkimi Evropian.

Rrahja e gjoksit

Nga ana tjetër, Katarina Gjokiç thekson se vëllimi i përgjithshëm i armëve të blera në rajon mbetet ende relativisht modest krahasuar me botën. "Kur nga zero blerje merr disa sisteme të reja, kjo mund të duket dramatike. E kombinuar me retorikën luftarake të elitave politike dhe raportimet sensacionale krijon një ndjenjë pasigurie te fqinjët dhe shpesh shërben si justifikim për investime të reja në armatime", thotë Gjokiç për DW.

Një retorikë e tillë ushqehet më tej nga marrëveshjet e nënshkruara së fundmi për bashkëpunimin ushtarak - midis Serbisë dhe Hungarisë, si dhe ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës - të cilat liderët politikë shpesh i paraqesin si aleanca të reja ushtarake.

"Në Shqipëri ekzagjerohet rreziku serb, ashtu si në Serbi politika ekzagjeron rrezikun nga të gjithë rreth nesh. Është një kombinim i politikës dhe i propagandës, që justifikon marrëveshjet e armëve. Kroacia dëshiron një rol të veçantë në rajon, veçanërisht në raport me Serbinë, ndërsa vendet e tjera ndjekin kryesisht trendin më të gjerë rajonal”, vlerëson Radiç.

Radiç dhe Gjokiç janë të një mendimi se marrëveshjet e lartpërmendura nuk mund të konsiderohen si aleanca të vërteta ushtarake. "Këto marrëveshje kryesisht kanë të bëjnë me stërvitjet, stërvitjet të përbashkëta ushtarake dhe koordinimin e aktiviteteve, që në masë të madhe do të zhvilloheshin gjithsesi brenda strukturave të NATO-s”, shpjegon Gjokiç. Në rrethana të tilla, shton Gjokiç, NATO mbetet faktori kryesor parandalues në rajon, megjithëse roli i saj i ardhshëm do të ndikohet nga dinamika më e gjerë brenda vetë aleancës./DW

aleksandar radiç

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë