LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Ende nuk kam vendosur për takimin në Bruksel - dialogu me Kurtin i pakuptimtë

Të premtën një gjykatë në Serbi urdhëroi mbajtjen në paraburgim prej 30 ditësh dhe hetimin e tre policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi. Kosova akuzoi Serbinë për, siç thuhet, rrëmbim të policëve brenda territorit të saj, ndërsa Serbia thotë se ata kishin hyrë në territorin serb.

18 Qershor 2023, 22:32 Nga k.m.
Vuçiç: Ende nuk kam vendosur për takimin në Bruksel -
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të dielën se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel në takimin e thirrur për menaxhimin e krizës në Kosovë, duke i quajtur të pakuptimta bisedimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, ku nuk dha shenja se është i gatshëm t’i lirojë tre policët që po mbahen në Serbi që nga 14 qershori megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Të premtën një gjykatë në Serbi urdhëroi mbajtjen në paraburgim prej 30 ditësh dhe hetimin e tre policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi. Kosova akuzoi Serbinë për, siç thuhet, rrëmbim të policëve brenda territorit të saj, ndërsa Serbia thotë se ata kishin hyrë në territorin serb.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se mbetet e paqartë se ku ndodheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit nga forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se institucionet e vendit janë duke bërë gjithçka që policët të lirohen sa më shpejt, ndërsa kërkoi sërish nga faktori ndërkombëtar që të denojë, siç tha, agresionin e Serbisë.

Shtetet e Bashkuara, i bën thirrje sërish të shtunën presidentit dhe qeverisë së Serbisë, “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor dhe se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar një takim për javën e ardhshme për menaxhimin e krizës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot se nuk ekziston dialogu me Albin Kurtin, pasi sipas tij ai kërkon luftë me çdo kusht. Ai tha se është e kotë të diskutohet për asgjë, derisa, siç tha, kryetarët e rrejshëm të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga veriu ose derisa forcat e posaçme të policisë së Kosovës të tërhiqen nga ato komuna.

Vuçiç tha se kur të zgjidhen këto kërkesa, atëherë do të ketë kuptim dialogu ndërsa tha se për rpjesëmarrje në bisedime do të merr vendim në ditën në vazhdim.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel për bisedime.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të larta që nga 26 maji prej kur grupe qytetarësh serbë po protestojnë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe. Tensionet ne veri të Kosovës që u përshkuan në disa raste me dhunë kanë shtyrë NATO-n të shtojë praninë e trupave të saj në terren mes shqetësimeve për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.

Të dielën, NATO-ja tha se i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës ndërsa u përkujtoi të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri.

Këto detyrime sipas NATO-s janë krijuar “për të siguruar veprim të bashkëreduar, për të shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e mjedisit të sigurt”./VOA

aleksander vucic tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet