LIVE UPDATES
Bota

Sanksione nga SHBA ndaj Kosovës? Gjermania: Duhet të kemi kujdes

Boris Mijatoviç thotë se Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

18 Qershor 2023, 19:27 Nga k.m.
Sanksione nga SHBA ndaj Kosovës? Gjermania: Duhet të kemi kujdes
Boris Mijatoviç

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Deutsche Welle: Z. Mijatoviç, Situata mes Serbisë dhe Kosovës po përshkallëzohet. Si duhet të arrijnë palët në një zgjidhje?

Boris Mijatoviç: Nuk ka zgjidhje të lehtë, por shumë punë. Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur me shumicë absolute mbi 50% të votave. Ai sigurisht është në gjendje të zbatojë atë që ka premtuar tani dhe nuk mund të tregojë kompromise në një koalicion. Z. Kurti është i përkushtuar për Punë dhe Drejtësi dhe vepron në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fituar gjithashtu zgjedhjet, por duhet të përballet me forcat e tij revanshiste dhe nacionaliste në vend dhe të fillojë të përmbushë atë për çka është rënë dakord. Sigurisht që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët. Ka një sugjerim shumë të mirë nga Fondacioni Friedrich Ebert. Ka shumë modele të tjera se si të zbatohet një shoqatë komunash. Z. Vuçiç tani po flet sërish për autonomi. Nuk mendoj se është toni i duhur. Ne si bashkësi ndërkombëtare duhet të jemi të kujdesshëm që të dyja palët të qëndrojnë në tavolinë dhe të mos gjuajnë njeri-tjetrin me këmbë nën tryezë.

Deutsche Welle: Komisioni i BE-së dhe SHBA-ja tani po kërcënojnë me sanksione Kosovën, nëse, për shembull, Kosova nuk organizon zgjedhje të reja në veri. A është kjo rruga e duhur?

Boris Mijatoviç: Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos veprojmë shumë si lojtar në këtë situatë. Ne nuk jemi aktor politik në parlamente apo në qeveri. Ne kemi një rol të politikës së jashtme. Ne mund ta mbështesim situatën me shkëmbime diplomatike. Por gabojmë kur ndërhyjmë në politikë dhe bëhemi aktorë politikë në terren. Ky është një problem që haset edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, siç mund ta shohim nga z. Schmidt. Është më mirë t’i qasemi situatës dhe detyrës me përulësi dhe të përqendrohemi në atë që duam: që z. Vuçiç dhe z. Kurti të ulen në një tryezë dhe të mendojnë se si duhet ta trajtojnë situatën në kufi, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme paqësore të dy vendeve fqinje në Evropë.

Deutsche Welle: Pa SHBA-në dhe BE si fuqi mbrojtëse, Kosova mund të humbasë shumë: mbështetjen në organizmat ndërkombëtarë, anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo liberalizimin e vizave. Të paktën ky është shqetësimi, pas deklaratave të fundit të të dërguarit të posaçëm amerikan Escobar. Sa realist është skenari?

Boris Mijatoviç: Ajo që po skiconi janë sigurisht modele apo perspektiva që nuk janë të favorshme. Por më mirë le të përqendrohemi te gjërat pozitive, dhe jo te frika. Kemi një marrëveshje, Marrëveshjen e Ohrit, në pranverë, ajo ka katër ose pesë anekse, që kanë mbetur për t’u negociuar. Ka punë për të bërë. Z. Vuçiq dhe z. Kurti duhet të ulen në një tavolinë dhe të mendojnë së bashku se si e shohin situatën. Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kryetarëve të komunave u plagosën njerëz. Jo vetëm 41 ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, por edhe mbi 50 demonstrues. I uroj të gjithëve një shërim të shpejtë.

Por do të doja të dija pse kishte plagë me armë zjarri. Do të doja të dija se nga vijnë bombat ndezëse. Unë do të doja të di se kush i dërgoi këta njerëz atje ose pse këta njerëz në mënyrë të pavarur sjellin armë në një demonstratë që lëndojnë njerëzit? Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Pres që të gjithë, nga z. Vuçiq dhe z. Kurti si dhe nga aktorët ndërkombëtarë, t’i përgjigjen pyetjes se kush i ka kryer këto krime. Kjo është kërkesa ime për momentin. Ne jemi prezent aty me forcat e sigurisë. Nëse i kemi këta njerëz në terren, gjë që duan të dyja qeveritë, do të dëshiroja që qeveritë të punojnë për të garantuar sigurinë e tyre.

*Boris Mijatoviç është deputet i partisë Aleanca90/Të Gjelbrit në Bundestag dhe rapotues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane./DW

boris mijatovic

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit