LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç fitoi zgjedhjet e parakohshme, REL: Ja si u transportuan votuesit nga Kosova dhe Bosnja drejt Serbisë

Autobusët që udhëtuan nga pjesa veriore e Kosovës – e banuar me shumicë serbe – për në Rashkë të Serbisë, i kishin kryesisht të mbuluar emrat e kompanive me shirita të bardhë.

19 Dhjetor 2023, 19:00 Nga a.l
Vuçiç fitoi zgjedhjet e parakohshme, REL: Ja si u transportuan
Votues nga Kosova

KOSOVË- Votues nga Kosova, të organizuar me autobusë, shkuan në qytetet kufitare të Serbisë për të votuar në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Autobusët që udhëtuan nga pjesa veriore e Kosovës – e banuar me shumicë serbe – për në Rashkë të Serbisë, i kishin kryesisht të mbuluar emrat e kompanive me shirita të bardhë.

Se kush qëndron pas organizimit të tyre, Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta përcaktojë. Sipas të dhënave që siguroi REL-i, në zgjedhjet në Serbi votuan kryesisht punonjës të institucioneve serbe në Kosovë, si dhe pensionistë serbë.

Punonjësit në institucionet serbe u informuan një ditë më herët se ku dhe kur saktësisht do të votojnë. Autobusët e parë u nisën rreth orës 6:00 të mëngjesit, ndërsa të tjerë vazhduan çdo gjysmë ore deri në një orë.

Kështu për shembull, në orën 7:00 të mëngjesit, një autobus me punonjës të autoritetit të përkohshëm të Prishtinës u nis nga Graçanica, i ndjekur nga një tjetër me punonjës të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, si dhe pensionistë.

Njëri prej autobusëve që u nis nga veriu i Kosovës drejt Rashkës, kishte targa të Kosovës dhe një numër telefoni.Në telefonatën që bëri REL-i, personi që u përgjigj, mohoi se ka marrë pjesë në transportimin e votuesve në Serbi.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Graçanicë, afër Prishtinës. Përfaqësues të kompanisë “Arsa Prevoz”, në pronësi të Igor Arsiqit – autobusët e të cilit transportuan votues në qendra të votimit – nuk deshën të tregojnë se kush i ka angazhuar.

Edhe pse në disa pamje nga Mitrovica e Veriut dukeshin autobusë të kompanisë vendase “Joe Travel”, pronari i saj, Goran Antiq, tha se autobusi i tij vetëm ishte i parkuar në stacionin e autobusëve dhe se në të shkruhej qartë se endet në relacionin Mitrovicë e Veriut – Beograd.

Sipas informacioneve të REL-it, organet e përkohshme komunale, që funksionojnë në sistemin serb në Kosovë, u përfshinë në organizimin e transportit.

Kryetari i autoritetit të përkohshëm në Mitrovicën e Veriut, Ivan Zaporozhac, nuk ishte i qasshëm në telefon dhe nuk iu përgjigj mesazhit që i dërgoi REL-i përmes aplikacionit Viber.

Kryetari i autoritetit të përkohshëm në Leposaviq, Zoran Todiq, tha se ishte i zënë dhe “të telefononim më vonë”, por më vonë nuk ishte i qasshëm.

Novak Zhiviq, kryetar i autoritetit të përkohshëm të Prishtinës, pasi e dëgjoi pyetjen, e mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj më. Në krye të të ashtuquajturave autoritete të përkohshme në Kosovë janë zyrtarë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila u themelua me mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të partisë që ai udhëhoqi deri vonë – Partisë Përparimtare Serbe.

Transportim i votuesve edhe nga Bosnje e Hercegovina

Automjete të kompanisë së një sipërmarrësi – i cili u ndalua në prag të zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi dy vjet më parë dhe të cilit i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi nga Bosnje dhe Hercegovina vitin e kaluar – u panë në vendin nga ku votuesit nga Bosnje dhe Hercegovina u transportuan për të votuar në zgjedhjet e së dielës në Serbi.

Së paku pesë automjete me shenjat e kompanisë për siguri “T&M Group Solutions” u panë në ditën e zgjedhjeve nga gazetarët e Radios Evropa e Lirë pranë “Shtark Arenës” në Beograd, që është hapësira më e madhe për koncerte dhe sporte në kryeqytetin e Serbisë. Gjatë asaj kohe, grupe burrash – pa shenja të sigurisë – pamundësuan hyrjen në sallë.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Serbi, bëhet fjalë për një kompani që ka drejtor dhe bashkëpronar ish-hendbollistin serb, Dane Shijan.

Se kush e financoi transportin e votuesve dhe sa votues nga Republika Sërpska e Bosnjës votuan në qendrat e votimit në Beograd, nuk dihet ende./ REL

kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë