LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të vazhdojë punën

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi, e cila është edhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it.

30 Dhjetor 2025, 21:15 Nga I.A

Vuçiç: Kushti për blerësin e NIS-it është

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të martën se kushti i vetëm që Serbia ka lidhur me shitjen e Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për shkak të pronësisë ruse, është që rafineria e kësaj kompanie të vazhdojë punën.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi, e cila është edhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it.

“Kushdo që ta marrë NIS-in, rafineria duhet të punojë. Përndryshe, ata nuk do të punojnë në Serbi. Ky është kushti i vetëm që kemi”, tha Vuçiqnë konferencën vjetore për shtyp në Beograd.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit nisi zbatimin e masave ndaj NIS-it më 9 tetor.

Kushti i SHBA-së për heqjen e NIS-it nga regjimi i embargos është që nga kompania të largohen hisedarët rusë.

Vuçiq tha se stabiliteti energjetik i Serbisë është ruajtur, pavarësisht sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, duke shtuar se për 83 ditë kjo kompani nuk ka marrë naftë të papërpunuar përmes naftësjellësit.

“Po shpenzojmë rezervat. Imagjinoni nëse ngrin Danubi ose ulet niveli i ujit, pa të cilin nuk mund ta kompensojmë furnizimin me karburant. Nevojat tona ditore janë 6.000 tonë naftë dizel”, tha Vuçiç.

Për shkak të sanksioneve amerikane, është mbyllur transporti i naftës përmes Naftësjellësit Adriatik (JANAF) nga Omišali deri te rafineria e Pançevës, ndërsa nafta për NIS-in nga Kroacia transportohej më parë me rrugë detare.

OFAC më 24 dhjetor i dha NIS-it një licencë me të cilën afati për negociatat për shitjen e pjesës ruse të pronësisë në kompani zgjatet deri më 24 mars 2026, por nuk i dha leje për rifillimin e aktivitetit të plotë të biznesit.

Zyrtarë të Hungarisë dhe Serbisë gjatë muajve të fundit kanë njoftuar se kompania hungareze MOL dhe ADNOC nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë të interesuara për blerjen e Industrisë së Naftës së Serbisë.

Këto kompani nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me një blerje të mundshme të aksioneve në NIS.

NIS është në pronësi ruse: një fond nga Shën Petersburgu, kompania shtetërore Gazprom dhe dega e saj Gazprom Neft zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve, Serbia 29.87 për qind, ndërsa pak më pak se 14 për qind janë në duart e hisedarëve më të vegjël.

NIS u shit te Gazprom-i në janar të vitit 2008, sipas një marrëveshjeje ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në fushën e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.

Deri tani nuk ka pasur informacione zyrtare për vlerën aktuale të tregut të pjesës ruse në NIS. Serbia është e varur nga energjia ruse, pasi NIS furnizon 80 për qind të tregut të brendshëm me derivate të naftës. Po ashtu, 80 për qind të gazit natyror për qytetarët dhe ekonominë Serbia e blen nga Rusia.

Beogradi dhe Moska kanë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga viti 2012, por nuk iu bashkua sanksioneve të Brukselit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL

aleksandar vuçiç nis

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë