LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale e Republikës Sërpska! REL: Karan merr detyrën, por pushteti mbetet te Dodiku

Komentet vijnë pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet e së dielës në këtë entitet të Bosnje dhe Hercegovinës, sipas të cilave, Sinisha Karan nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) doli fitues.

24 Nëntor 2025, 11:58 Nga M.L
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale e Republikës Sërpska! REL: Karan
Foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINA- Zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska nuk ishin vendimtare, thotë Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel.

“Nuk jam i sigurt se në çfarë mase mund ta quaj këtë një triumf të SNSD-së, por sigurisht që nuk është triumf i opozitës”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Komentet vijnë pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet e së dielës në këtë entitet të Bosnje dhe Hercegovinës, sipas të cilave, Sinisha Karan nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) doli fitues.

Duke shpallur fitoren e kandidatit të tij, Millorad Dodik - të cilit iu hoq mandati presidencial pas një vendimi të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar - tha se Republika Sërpska as që i ka dashur këto zgjedhje, por se tani “të gjithë do të shohin dy Dodikë”.

“Karan tani do ta përfundojë pjesën e mbetur të mandatit të Dodikut, që është rreth një vit deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Prandaj, mund të thuhet se, nëse opozita nuk arriti të fitojë tash, do ta ketë edhe më të vështirë vitin tjetër, kur në të vërtetë vendoset për pushtetin real dhe për një ndryshim të mundshëm politik në Banjallukë”, thotë Vogel.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë mase mund të pritet vazhdimësia e linjës politike të Millorad Dodikut, duke pasur parasysh që Sinisha Karan është aleati dhe miku i tij i ngushtë politik, anëtar i partisë së tij dhe një nga njerëzit më të besueshëm në rrethin e Dodikut?

Toby Vogel: Mendoj se ishte mjaft interesante të shikohej transmetimi i RTRS-së nga Banjalluka, ku Dodik foli rreth 10-15 minuta para se t’ia kalonte fjalën zëdhënësit të SNSD-së, i cili më pas e prezantoi presidentin e zgjedhur sipas rezultateve preliminare, Sinisha Karan. Kjo, në fakt, tregon për rëndësinë e partisë krahasuar me rëndësinë e postit të presidentit të Republikës Sërpska.

Partia është ajo që ka rëndësi. Millorad Dodik është ai që ka rëndësi. Nuk ka shumë peshë se kush është në pozitën e presidentit në Banjallukë. Pra, mendoj se kjo është e qartë.

Do të ketë vazhdimësi. Dodik tha gjithashtu: “E dini, e kemi parandaluar një përpjekje për destabilizimin e Republikës Sërpska nga ata që mbështeteshin nga administrata e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden. Tani që [presidenti amerikan] Donald Trump është në pushtet… ne, në fakt, po ia dalim shumë mirë”.

Ky ishte disi mesazhi i nënkuptuar. Ndaj, do të prisja një shkallë të lartë të vazhdimësisë së politikës në Republikën Sërpska.

Radio Evropa e Lirë: A mund të presim ton të njëjtë apo politikë të njëjtë nën drejtimin e Karanit? Dhe, meqenëse e përmendët fjalimin e Dodikut natën e zgjedhjeve, ai tha edhe diçka të këtillë: “U ankuat për një Dodik, dhe tani do t’i keni dy Dodikë dhe do t’ju duhet t’i shikoni çdo ditë”. Supozoj se ky është një mesazh për opozitën në Republikën Sërpska, por edhe për, siç e quan Dodiku, “Sarajevën politike”.

Toby Vogel: Ndoshta stili do të jetë pak më ndryshe. Do të ishte shumë e vështirë të tejkalohej Dodiku, të kishte një Dodik më të madh se Dodiku, por nuk mendoj se duhet të presim shumë ndryshime thelbësore.

Fjalimi i Dodikut ishte shumë sfidues. Ndoshta jo plotësisht triumfues, por, sigurisht, fjalim i një personi që nuk e ka ndërmend të bëjë kompromis me opozitën ose të heqë dorë nga ndonjë prej kërkesave dhe bindjeve të tij politike.

Ndaj, po, absolutisht, kjo është një parti që beson se ka fituar.

Në të njëjtën kohë, mendoj se është e rëndësishme të theksohet se këto zgjedhje nuk ishin vendimtare, në kuptimin që Karan tani do të shërbejë pjesën tjetër të mandatit të Dodikut, ose rreth një vit deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Sepse, nëse opozita nuk arriti t’i fitonte këto zgjedhje, do të jetë shumë e vështirë për të që të fitojë brenda një viti, kur pushteti politik dhe ndryshimi i vërtetë në Banjallukë të vendosen në të vërtetë.

Pra, nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase do ta konsideroja këtë si një triumf për SNSD-në, por sigurisht që nuk është as triumf për opozitën.

Radio Evropa e Lirë: Mendoni se Karan nuk mund të ndikojë në asnjë dinamikë të brendshme të partisë SNSD?

Toby Vogel: Unë jam në Bruksel, nuk jam në terren. Flas me njerëz në Banjallukë, por nuk kam ndonjë njohuri të veçantë për dinamikën e brendshme partiake të SNSD-së.

Më duket mjaft qartë se SNSD-ja është një instrument i pushtetit personal të Millorad Dodikut. Dhe, më duket qartë se ai nuk e ka ndërmend të heqë dorë prej tij. Do të habitesha nëse dikush brenda partisë do ta kundërshtonte hapur.

Nga ana tjetër, mendoj gjithashtu se arsyeja përse i kemi këto zgjedhje sot, është se Dodiku e teproi. Ai shkoi shumë larg. Dhe, në një moment, e kuptoi se kishte shkuar shumë larg, dhe ia dorëzoi pushtetin, ose ndoshta jo pushtetin, por së paku pozicionin e presidentit pasardhësit të tij.

Fakti që e teproi dhe në një moment dukej mjaft nervoz për të ardhmen e tij politike, mendoj se tregon se sa i cenueshëm ndihet - së paku deri në njëfarë mase.

Ndër shumë arsyet përse mund të ndihet i cenueshëm, është se ai ka qenë në pushtet për gati njëzet vjet. Për gati njëzet vjet, ai ishte mbajtësi i pushtetit në një regjim të personalizuar, gjysmë-autokratik, siç e shohim në Republikën Sërpska. Ai, në fakt, kontrollon gjithë qeverinë, shumicën e mediave, shumë struktura biznesi e kështu me radhë.

Problemi me këtë qasje ndaj politikës është se kur gjërat shkojnë keq, njerëzit të fajësojnë ty - atë personin e vetëm në pushtet. Dhe, mendoj se kjo është diçka që Dodik po fillon ta ndiejë tani. Është shumë e mundur që brenda një viti të ketë një lloj reagimi kundër tij.

Nuk e dimë. Njerëzit shohin se gjërat nuk po funksionojnë në mënyrë perfekte - kjo është e qartë. Rezultatet ekonomike të Republikës Sërpska nuk janë të shkëlqyera, financat publike nuk janë në gjendje të mirë. Pra, ai është i cenueshëm.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet sa u përket hapave të parë nga Banjalluka në raport me Sarajevën? Dhe çfarë në lidhje me Beogradin? A mund të ketë ndonjë lëvizje në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Banjallukës?

Toby Vogel: Marrëdhënia ndërmjet Beogradit dhe Banjallukës është shumë e ndërlikuar, sepse Dodik dhe presidenti [serb] Aleksandar Vuçiq janë aleatë të ngushtë politikë. Por, ata janë edhe rivalë, apo jo? Rivalë në garën për pozicionin e liderit të “të gjithë serbëve”, për ta thënë kështu.

Ka pasur momente kur është dukur se Dodiku ka përparësi ndaj Vuçiqit, sepse ai mund të luante kartën nacionaliste në një mënyrë që Vuçiq nuk mund ta bënte, për arsye të ndërlikuara, por reale.

Nuk do të prisja domosdoshmërisht që ky raport të ndryshonte shumë vetëm se Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska. Të mos harrojmë dy gjëra. Së pari, sipas Kushtetutës së Republikës Sërpska, pozita e presidentit është, në fakt, më e dobët se ajo e kryeministrit. Por, së dyti, kur bëhet fjalë për Dodikun, kjo nuk ka rëndësi.

Dodik ka qenë kryeministër i Republikës Sërpska, president i Republikës Sërpska, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, dhe pastaj sërish president i Republikës Sërpska. Nuk ka rëndësi se cilën pozitë mban, sepse fuqia e tij është e personalizuar. Ai është ai që i tërheq të gjitha fijet. Pra, vetëm se dikush tjetër do të jetë president i Republikës Sërpska për një vit, nuk mendoj se do të ndryshojë diçka thelbësisht.

Megjithatë, mjedisi gjeopolitik ndërmjet Beogradit dhe Banjallukës ka filluar të ndryshojë, ashtu si edhe mjedisi gjeopolitik në Evropë në përgjithësi, si dhe marrëdhëniet transatlantike.

Dodik ka shpenzuar shumë para, qindra mijëra euro - para që në fakt nuk i ka - për lobim në Uashington, dhe kjo ka rezultuar e suksesshme.

Ai është hequr nga lista e zezë. Bashkëpunëtorët e tij, partnerët e tij të biznesit dhe familja e tij janë hequr nga lista amerikane e sanksioneve. Sanksionet janë hequr. Dhe, këto janë gjëra më të rëndësishme sesa ajo se cilën pozitë mund ose nuk mund ta mbajë në Banjallkë.

Radio Evropa e Lirë: Përmendët sanksionet që SHBA-ja ia hoqi Dodikut, familjes së tij dhe partnerëve të biznesit. Por, ajo që pamë javën e kaluar, pasi u hoqën sanksionet, ishte diskursi i tij nacionalist. Dhe, pastaj, ai u habit nga reagimi i ambasadave perëndimore ndaj kësaj, por veçanërisht nga reagimi i Ambasadës së SHBA-së, pasi Stasha Kosharac, ministri i Tregtisë së Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, i dërgoi një helmetë naziste përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar. Çfarë mendoni për një sjellje dhe reagim të tillë? Çfarë pret Dodiku nga SHBA-ja?

Toby Vogel: Siç e thashë, partnerët e tij të biznesit dhe familja janë hequr nga lista e sanksioneve amerikane. Pra, lobimi në këtë drejtim ia ka vlejtur. Mendoj se fjalimi në Sarajevën Lindore ishte mjaft tronditës, madje edhe për dikë si Dodiku. Retorikë që nuk e kemi dëgjuar prej vitesh.

Kam përshtypjen se ai po i provokon institucionet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë që ta akuzojnë, në mënyrë që më pas të paraqitet si viktimë para administratës Trump. Do të thoshte se po ndiqet për “lirinë e shprehjes” - gjë që përputhet me linjën ideologjike të administratës aktuale amerikane.

Nuk duhet harruar se administrata e Trumpit e dërgoi nënpresidentin J.D. Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih për t’i kritikuar evropianët se po e kufizojnë lirinë e shprehjes. Pra, kjo retorikë e Dodikut është pjesë e diskursit të njëjtë.

Më duket sikur Dodiku po e sfidon drejtësinë e Bosnjës që ta marrë në procedim për gjuhë të urrejtjes, dhe më pas ai të pretendojë se është “i përndjekur”.

Një shpjegim tjetër është edhe më i thjeshtë: po afroheshin zgjedhjet. Rezultati ishte i pasigurt, prandaj Dodiku e ashpërsoi gjuhën për t’i mobilizuar votuesit e tij dhe për të rritur daljen në zgjedhje.

A është ky një ndryshim i politikës? Jo, nuk mendoj. A është shqetësuese? Po, shumë.

A duhet të ketë pasoja për një kryetar partie që përdor gjuhë të tillë të urrejtjes publikisht? Unë personalisht mendoj se po. Por, në fund, këtë duhet ta vendosin institucionet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë./ REL

zgjedhjet e parakohshme ne bosnje

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale