LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati në SHBA

7 Tetor 2024, 22:47 Nga I.A

Zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të mbahen zgjedhjet e do të marrë fund një fushatë e karakterizuar nga atentate, përplasje politike dhe ankth. Për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, puna për të ndërhyrë mbi demokracinë amerikane mund të jetë duke hyrë në fazën e saj më kritike.

Gjatë muajve të fundit ka patur rritje të vëmendjes ndaj përpjekjeve për përhapjen e dezinformatave për zgjedhjet e 5 nëntorit. Megjithatë, orët dhe ditët menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve mund t'u ofrojnë kundërshtarëve të huaj si Rusia, Irani dhe Kina ose grupeve ekstremiste vendase, mundësinë më të mirë për të ndërhyrë ndërsa pritet për rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo është koha kur amerikanët do të hyjnë në internet për të parë rezultatet më të fundit ose për të ndarë mendimet e tyre ndërsa vazhdon numërimi i votave. Gjatë kësaj kohe, një fotografi me përmbajtje të paqartë apo një video e krijuar me inteligjencë artificiale që nxit një dyshim mbi manipulimin e votave mund të shkaktojë dëm të madh. Përpara se autoritetet të kenë kohë ta hetojnë rastin, dikush mund të vendosë të transferojë zemërimin, nga interneti në botën reale.

Ky është një kërcënim që merret seriozisht nga analistët e inteligjencës, zyrtarët e zgjedhur dhe drejtuesit e firmave të teknologjisë, të cilët thonë se derisa ka pasur përpjekje të vazhdueshme të operacioneve të dezinformimit dhe ndikimit, më e keqja mund të mos ketë ndodhur ende.

"Nuk është se në fund të natës së zgjedhjeve, veçanërisht kur rezultati i zgjedhjeve pritet të jetë i ngushtë, këto përpjekje do të përfundojnë," tha senatori Mark Warner, demokrat nga Virxhinia që kryeson Komisionin e Senatit për Inteligjencën. “Një nga shqetësimet e mia më të mëdha është niveli i dezinformatave që mund të vijnë nga kundërshtarët tanë pas mbylljes së qendrave të votimit, në fakt mund të jenë po aq të rëndësishme sa çdo gjë që ndodh deri në mbylljen e qendrave të votimit."

Analistët janë më të drejtpërdrejtë duke paralajmëruar se një informacion me ndikim që përhapet në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit mund të ketë pasoja të tmerrshme për besimin e publikut mbi zgjedhjet. Një informacion mund të ketë ndikim të madh sidomos nëse grupi që përhap dezinformata di si të shpërndajë atë tek një shtet fushëbetejë apo bllok votuesish.

Skenarët e mundshëm përfshijnë ripërpunimin e një imazhi të punonjësve të zgjedhjeve i cili kinse tregon një manipulim votash. Një skenar tjetër mund të jetë një video tërësisht e manipuluar e një prej kandidatëve që kinse e pranon se ka mashtruar.

Kur një pretendim i rremë qarkullon për javë të tëra para zgjedhjeve, zyrtarët e zgjedhjeve, zyrtarët e zbatimit të ligjit apo organizatat mediatike kanë ende kohë që të mbledhin fakte, të korrigjojnë informacionet mashtruese dhe të shpërndajnë lajmin e vërtetë. Mirëpo, nëse dikush e shpërndanë një video apo fotografi të rremë e cila ka qëllim të nxisë një pjesë të madhe të elektoratit të ketë dyshime mbi rezultatin, një ditë pas zgjedhjeve, do të jetë e vështirë apo edhe e pamundur që e vërteta të dal me kohë.

Kjo ka ndodhur para katër vjetësh, kur pretendimet e rreme mbi rezultatet e vitit 2020 nxitën sulmin mbi Kapitolin më 6 janar 2021. Shpesh, ata që arrestohen me akuza për ndërhyrje në zgjedhje kanë përmendur teori të hedhura poshtë mbi zgjedhjet të cilat kanë qarkulluar pas ditës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet që kanë rezultat të ngushtë ku fituesi shpallet i ndikuar nga gara në pak shtete fushëbetejë e rrit rrezikun e tillë. Kjo e bën më të mundshëm që një thashethem si ai mbi valixhet me fleta të paligjshme votimi në shtetin e Xhorxhias, një nga shembujt e vitit 2020, mund të kenë ndikim të madh lidhur me besimin ndaj rezultatit.

Fitorja e Presidentit Joe Biden ndaj rivalit Donald Trump në vitin 2020 nuk ishte edhe aq e ngusht dhe nuk janë gjetur parregullsi të cilat do të kishin ndikimi në rezultat. Megjithatë, pretendimet fallse mbi manipulimin e votave janë besuar në masë të madhe nga shumë mbështetës të zotit Trump, i cili sërish është kandidati i republikanëve për president.

Periudha e gjatë deri në Ditën e Inaugurimit më 20 janar u jep atyre që duan të nxisin dyshime mbi rezultatet kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Shefi i firmës teknologjike Nisos, Ryan LaSalle tha se nuk do të jetë i qetë derisa të bëj betimin një president i ri pa ndonjë problem serioz.

Një tjetër rrezik sipas zyrtarëve dhe firmave të teknologjisë është se Rusia apo ndonjë vend tjetër armik mund të bëjë përpjekje të kryej sulm kibernetik ndaj sistemit zgjedhor të ndonjë shteti, jo me patjetër të ndryshojë rezultatin por si një mënyrë që nxit votuesit të vënë në dyshim sigurinë e sistemit zgjedhor.

“Periudha më e rrezikshme do të jetë ajo e 48 orëve pas mbajtjes së zgjedhjeve”, thotë Presidenti i firmës ‘Microsoft’ Brad Smith para ligjvënësve të Komisionit të Senatit për Inteligjencë, muajin e kaluar.

Dezinformatat mbi zgjedhjet fillimisht u paraqitën si kërcënim në vitin 2016 kur Rusia kreu sulm mbi ekipin e fushatës zgjedhore të kandidates demokrate Hillary Clinton. Kjo çoi deri te krijimi i rrjeteve të shumta me llogari fallso në rrjetet sociale që të rrisin dezinformatat.

Pavarësisht sfidave, zyrtarët e zgjedhjeve sigurojnë amerikanët që sistemi zgjedhor është i papërshkueshëm nga ndonjë sulm i cili ka qëllim të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Derisa ka operacione që kanë qëllim të shpërndajnë dezinformata, përmirësimet që janë bërë në sistemin zgjedhor e kanë bërë atë edhe më të fuqishëm se më parë për të përballuar përpjekjet për të ndryshuar rezultatin.

“Individët keqdashës, edhe nëse do të përpiqeshin, nuk mund të kenë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve”, tha për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ Jen Easterly, drejtore e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë