Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në vetëm disa muaj, dy anëtarë të lartë të kabinetit të Kinës që shërbyen si bashkëbiseduesit kryesorë të vendit me botën janë zhdukur.
KINË- Në fillimin e mandatit të tij të tretë të paprecedentë, presidenti i Kinës, Xi Jinping grumbulloi rangjet e larta të Kinës me një listë bensikësh, të cilët me sa duket shpresonte se do të qetësonin shtigjet për të arritur vizionin e tij të madh për Kinën. Megjithatë, më pak se një vit më vonë, një stuhi turbulencash po trondit elitën qeverisëse të zgjedhur nga Xi jinping, duke ngritur pikëpyetje rreth gjykimit të tij dhe duke dobësuar besimin ndërkombëtar në qeverisjen e tij, në një kohë kur Kina po përballet me probleme të mëdha ekonomike në vend dhe konkurrencë me Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.
Në vetëm disa muaj, dy anëtarë të lartë të kabinetit të Kinës që shërbyen si bashkëbiseduesit kryesorë të vendit me botën janë zhdukur. Ministri i Mbrojtjes Li Shangfu nuk është parë në publik për tre javë, duke shkaktuar spekulime se ai është nën hetim. Javë më parë, ministri i Jashtëm Qin Gang u shkarkua nga posti në mënyrë dramatike pasi u zhduk nga publiku për një muaj. Mungesa e tyre e papritur vjen pasi Xi po kërkon të eliminojë çdo kërcënim dhe dobësi të perceptuar në një përpjekje për të forcuar sigurinë kombëtare, mes tensioneve në rritje me Perëndimin, raporton CNN.
Të dy Li dhe Qin shërbejnë në mesin e pesë këshilltarëve shtetërorë të Kinës, një pozicion i lartë në kabinet që tejkalon kompetencat e një ministri të rregullt. Li është gjithashtu pjesë Komisionin Qendror Ushtarak, një organ i fuqishëm i kryesuar nga Xi që komandon forcat e armatosura. Ndërkohë, largimi i befasishëm i dy gjeneralëve të lartë ka tronditur Forcën Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, një njësi elitare e krijuar nga Xi për të modernizuar aftësitë raketore konvencionale dhe bërthamore të Kinës, duke shkaktuar shqetësime për një spastrim më të gjerë në ushtri.
Qeveria kineze, e cila është bërë edhe më e errët nën drejtimin e Xi, nuk ofroi një shhpjegim publik për serinë e tronditjeve të personelit dhe as nuk tregoi ndonjë interes për të shuar spekulimet e pashmangshme që janë përhapur që atëherë. Të martën, Wall Street Journal raportoi se Qin u zbulua nga një hetim i Partisë Komuniste se ishte përfshirë në një lidhje jashtëmartesore ndërsa shërbente si i dërguar i Kinës në Uashington, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Ministria e Jashtme e Kinës nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Mungesa e transparencës mbi fatin e dy ministrave të profilit të lartë i ka dhënë një goditje imazhit ndërkombëtar të Pekinit, i cili e ka shpallur modelin e tij politik si më të qëndrueshëm dhe efikas se demokracitë perëndimore. Ekspertët thonë se pasiguria në rritje midis elitës qeverisëse të Kinës ka ekspozuar dobësitë e sistemit të saj njëpartiak, të cilat janë përforcuar vetëm nga përqendrimi i fuqisë personale të Xi-t gjatë atij që tani është mandati i tij i tretë. "Ajo që po ndodh në Kinë me të vërtetë përfaqëson dhe ka reflektuar një rrezik absolutisht të jashtëzakonshëm politik që buron nga Pekini," tha Drew Thompson, një studiues i lartë në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Dhuna ndaj të miturit KOSOVË-Një ditë pas denoncimit të skandalit, dy edukatoret dhe kuzhinierja e kopshtit në Fushë Kos...
foto ilustruese SHBA- Vështirësia për të mësuar një gjuhë të huaj nuk qëndron vetëm në kompleksiteti...
Turqi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Azerbajxhani ka çd...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se shteti i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta “për të pasur energji paq&e...
Rregullat e rrepta të vendosura në një minierë kineze në lindje të Serbisë kanë shkaktuar kontradikta dhe reagime nega...
Vjosa Osmani në New York në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së SHBA- Presidentja e Republikës së Kosov&e...
Aleksandër Vuçiç dhe Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me një dek...
Aleksandër Vuçiç SHBA- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Nju Jork në kuad&eu...
Foto nga ceremonia mortore MEKSIKË- Bosi i kartelit ekuadorian të drogës Manuel Julián Sevillano Bustamante u varros me&nbs...
Meksikë MEKSIKË- Një 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante humbën jetën tragjik...