LIVE UPDATES
Bota

Zjarret "pushtojnë" Australinë/ Qindra shtëpi të djegura, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Victoria (VIDEO)

Vala e të nxehtit ekstrem që ka goditur rajonin, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në shtetin e Viktorias kryeqyteti i të cilit është Melburni si edhe erërat e ngrohta, kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve.

10 Janar 2026, 08:46 Nga E. D
Zjarret "pushtojnë" Australinë/ Qindra shtëpi të
pamje nga vendngjarja

AUSTRALI- Autoritetet e shtetit të Viktorias në Australi shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të përmasave të zjarreve në vegjetacion të ulët që po përhapen prej ditësh, duke shkatërruar shumë banesa dhe duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Vala e të nxehtit ekstrem që ka goditur rajonin, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në shtetin e Viktorias kryeqyteti i të cilit është Melburni si edhe erërat e ngrohta, kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve.

Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë “verës së zezë” në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020, në të njëjtën zonë. Një nga zjarret më të mëdha ka shkrumbuar pothuajse 1.500.000 dynymë tokë pranë Longwood-it, rreth 150 kilometra larg Melburnit, një zonë e njohur për pyjet e saj të virgjëra. Gjendja e katastrofës, e shpallur sot nga kryeministrja e shtetit të Viktorias, Jacinta Allan, u jep kryesisht zjarrfikësve kompetenca të zgjeruara për të urdhëruar evakuime emergjente.

“Gjithçka përqendrohet në një gjë: mbrojtjen e jetës së banorëve të Viktorias. Dhe kjo dërgon një mesazh të qartë: nëse ju thonë të largoheni, largohuni”, theksoi Allan.

Ajo shtoi se tre persona, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët ishin shpallur të zhdukur në një nga zonat më aktive të zjarreve, janë gjetur më pas. Në total, 130 ndërtesa banesa dhe objekte të tjera janë shkatërruar në shtetin e Viktorias, njoftoi Tim Wimbush, përfaqësues i shërbimit të menaxhimit të emergjencave.

Sipas tij, dhjetë zjarre të mëdha vazhdojnë ende të jenë aktive dhe disa prej tyre mund të zgjasin për ditë, nëse jo për javë të tëra. Zjarret më të mëdha kanë shpërthyer në zona me dendësi të ulët banimi. Qindra zjarrfikës nga e gjithë Australia janë mobilizuar për t’i vënë nën kontroll.

Një tjetër vatër zjarri ka çliruar aq shumë nxehtësi, saqë ka shkaktuar edhe një stuhi lokale, sipas deklarimeve të zjarrfikësve. Studiuesit theksojnë se temperatura mesatare në Australi është rritur me rreth 1,51 gradë Celsius që nga viti 1910. Ky ndryshim po çon në rritjen e shpeshtësisë së fenomeneve ekstreme meteorologjike, si në tokë ashtu edhe në det./Dosja.al

zjarret ne australi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës