Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët thanë se zjarri që shpërtheu para agimit në ndërtesën që është në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qyteti Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, ishte i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist.
ÇEKI- Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që shpërtheu në një depo të një kompanie që prodhon dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë një raketë të re lundruese që raportohet se po planifikohej të testohej në luftimet në Ukrainë gjatë këtij viti.
Zyrtarët thanë se zjarri që shpërtheu para agimit në ndërtesën që është në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qyteti Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, ishte i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist.
Një grup që e quan veten Earthquake Faction tha në Telegram se ishte përgjegjës për zjarrin e 20 marsit në këtë objekt, të cilin e përshkroi si një “qendër kyç prodhimi” për armë izraelite dhe i lidhur me atë që e quajti “gjenocid ndaj Palestinës, Iranit dhe Libanit”.
Megjithatë, mediumi çek Seznam zpravy, duke cituar burime anonime, raportoi se zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë edhe mundësinë që të ketë qenë një operacion i rremë dhe se Earthquake Faction, për të cilin mediumi tha se “nuk ka të dhëna që mund të gjurohen”, mund të jetë një mbulesë për një entitet tjetër ose një aktor shtetëror.
“Po merremi me të gjithë informacionin që është në dispozicion. Ekziston një lidhje e mundshme me një sulm terrorist”, tha ministri i Brendshëm, Lubomir Metnar, në një postim në X.
Kryeministri Andrej Babis gjithashtu tha përmes një postimi në X se ngjarja po hetohet si një akt terrorizmi, ndërsa presidenti Petr Pavel theksoi se është e rëndësishme të priten rezultatet e hetimit.
Shefi i policisë kombëtare, Martin Vondrasek, tha se pak pas raportimit të zjarrit rreth orës 04:00, u dërguan mesazhe për disa gazetarë çekë nga një adresë e regjistruar në të njëjtin domen si faqja e Earthquake Faction.
Në një deklaratë në faqen e saj, LPP Holding konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga objektet e saj dhe tha se nuk do të spekulonte mbi “shkaktarët apo rrethanat”. Kompania shtoi se askush nuk u lëndua gjatë kësaj ngjarjeje.
Mediumi çek Aktualne citoi një përfaqësues të LPP Holding që tha se bashkëpunimi i planifikuar në vitin 2023 me një firmë izraelite, Elbit Systems, kurrë nuk u realizua për shkak të anulimit të një tenderi, dhe se LPP-ja nuk ka prodhuar kurrë dronë izraelitë.
Artikujt në faqen e internetit të LPP-së tregojnë se kompania ka prodhuar dronë që janë përdorur nga ushtria ukrainase në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të nisur nga Rusia, që tani ka hyrë në vitin e pestë.
Në dhjetor, Aktualne raportoi se testimi luftarak i një rakete të re lundruese të prodhuar nga LPP-ja, me një rreze veprimi deri në 680 kilometra, e quajtur Narwhal, do të zhvillohej në Ukrainë në janar-shkurt të këtij viti, me prodhimin serik të raketës që mund të fillonte më pas./REL
Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton "uljen" e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rrit...
IRAN- Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme (4000 km) ndaj bazës së amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin ...
Kina dhe Rusia janë partnere të ngushta të Iranit. Me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit që po hyjnë në javën e katërt...
Raketa SHBA- SHBA-të dhe Izraeli janë përpjekur të çaktivizojnë një numër të madh të sistemeve të ...
Foto nga ngjarja IZRAEL- Një bombë thërrmuese iraniane shkaktoi dëme të shumta materiale në një çerdhe të zb...
Foto Ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit. Departamenti...
SHBA- SHBA-ja e uli ndjeshëm ndihmën humanitare gjatë vitit 2025, ndërsa shumë vende të Bashkimit Evropian ndoqën t&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër NATO-n dhe aleatët lidhur me luftën në Iran dhe situatën n&...
Foto ilustruse SHBA- Prokurorët federalë në Nju Jork po hetojnë presidentin kolumbian Gustavo Petro për lidhje të dyshuara me...
Foto ilustruse Çmimet e naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm të enjten, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës kryesore ener...