Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Parlamenti i këtij shteti ka votuar të martën për të përkrahur këtë vendim, të njëjtë me të Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë, ditë më parë.
SLLOVENIA- Sllovenia i është shtuar listës së vendeve evropiane që e ka njohur shtetin palestinez. Parlamenti i këtij shteti ka votuar të martën për të përkrahur këtë vendim, të njëjtë me të Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë, ditë më parë. Izraeli e pati dënuar ashpër vendimin e këtyre tri shteteve.
Qeveria e Sllovenisë e ka miratuar një javë më parë mocionin për njohjen e shtetit palestinez, dhe e ka dërguar më pas për miratim në Parlament. Deputetët kanë votuar me 52 vota për dhe asnjë kundër, në Parlamentin me 90 ulëse. Pjesa tjera e deputetëve nuk ka qenë e pranishme në sallë. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka thënë se i ka rritur përpjekjet për të njohur shtetin palestinez, pas intensifikimit të ofensivës së Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Ofensiva, që ka nisur javë më parë, ka lënë shumë palestinezë pa ushqim, ilaçe dhe furnizime tjera të domosdoshme për jetë. Më 2014, Suedia është bërë shteti i parë i BE-së që e ka njohur shtetësinë palestineze, duke vepruar njëjtë sikurse gjashtë shtete evropiane, të cilat e kanë marrë atë vendim para se t’i bashkoheshin bllokut evropian: Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania.
Megjithatë, Republika Çeke ka thënë se fundmi se njohja që i ka bërë Çekosllovakia e dikurshme shtetësisë palestineze më 1988, nuk vlen më. Aktualisht shtetin palestinez e njohin 140 vende të botës - më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Vendimi i këtyre shteteve evropiane për të njohur shtetësinë palestineze vjen teksa po zhvillohet lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Konflikt mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL
joe biden RUSI- NATO ka dy deri në tre vite për t'u përgatitur për një sulm rus. Ky paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit t...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu SHBA - Presidenti amerikan Joe Biden, i cili së fundmi është bërë gjithnjë e më...
Foto ilustruese SHBA- Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në mesin ...
Victoria Thomas-Boëen BRITANI-Vajza e cila qëlloi me pije politikanin e djathtë britanik Nigel Farage në nisjen e fushatës së...
Foto ilustruese BRUKSEL- Pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin e Bashkimit Evropian, qindra fermerë udhëtuan drejt Bruk...
Merrick Garland SHBA– Prokurori i përgjithshëm Merrick Garland dënoi të martën ato që i quajti sulme të paprecede...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është e nevojsh...
foto ilustruese AZI- Një fëmijë u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim gra...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në zgjedhjet ev...
foto ilustruese WASHINGTON – Me afrimin e Lojërave Olimpike që mbahen këtë sezon veror në Paris po vijnë paralajmë...