LIVE UPDATES
Politike

“Brenda 6 muajve statusi i minatorit”/ Basha u jep besën: Kam kërkuar falje që nuk arritëm ta miratonim në qeverisjen e

10 Prill 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Brenda 6 muajve statusi i minatorit”/ Basha u jep besën: Kam

BULQIZË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Bulqizë ka takuar minatorët e saj. Gjatë bisedës me Bashën, minatorët i shprehën atij problemet dhe hallet e tyre duke i thënë atij se kanë shpresë se me të në krye të qeverisë problemet e tyre do të marrin zgjidhje.     

“Unë punoj 25 vite në minierë dhe më kanë larguar nga puna në mënyrë të padrejte sepse kërkuam të drejtat themeltare të një minatori dhe ne kemi besimin tek ju që të miratoni statusin e minatorit sa të vini në pushtet. Sepse minatorët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë janë gënjyer nga qeveritë e mëparshme këto 30 vite dhe kemi besimin tek ju si kryeministër i ardhshëm” – u shpreh një nga minatorët.

Basha në fjalën e tij tha se një nga zotimet e qeverisë së tij është miratimi i statusit të minatorit dhe naftëtarit brenda 6 muajve të parë. Basha tha se fjalët që i thotë nuk janë premtime boshe fushate elektorale por zotime të Partisë Demokratike. Ai u shoreh se e gjithë kjo është përgatitur në planin e tij të qeverisjes.  

“Pritja që më rezervuan bulqizakët ishte prekëse. Orari pak i papërshtatshëm, por qyteti ishte plot me njerëz. Natyrisht ne e kemi shpallur programin tonë dhe pjesë e programit ka qenë statusi i minatorit, por unë e kuptoj që në morinë e mbulimeve mediatike kjo ka humbur. Ndaj ka nevojë ta përsërisim sepse ka dhe palë që janë të interesuara që të humbi ky mesazh. Mesazhi është i thjesht dhe i qartë, brenda 6 muajve të parë në dialog me sindikatat e minatorëve dhe naftëtarëve ne do ta miratojmë statusin e minatorit dhe statusin e naftëtarit në përputhje të plot me parimet dhe standardet e Bashkimit Europian. Ne e kemi studiuar domethënien e këtij statusi.

Nga njëra anë është e pafalshme që ju, ndër sektorët më të vështirë, ndoshta me i vështiri, prej 30 vitesh nuk keni garancitë minimale për punën, pagën, për jetën, për sigurimin e jetës, për fëmijët tuaj. Pra garanci minimale për punën më të vështirë që ka vendi. Jo vetëm më të vështirën por edhe më fitimprurëse. I gjithë vendi dhe e gjithë Shqipëria duhet të përfitoj nga nafta dhe mineralet. Pa pikë diskutimi, gjithë shqiptarët do të fitojnë, por s’ka si të mos përfitojë komuniteti ku ndodh aktiviteti mineral nxjerrës apo naftë nxjerrës, e në veçanti ata që rrezikojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre, që jeni ju minatorët shqiptarë e naftëtarët shqiptarë.

Kështu që, bazuar mbi këto gjëra që janë të qarta si drita e diellit, ne kemi përllogaritur prej më shumë se 6 muajsh koston financiare dhe sa e përballueshme do të jetë kjo. Dhe kemi evidentuar burimet nga të cilat do të paguhet fatura për të garantuar statusin e minatorit duke përfshirë këtu edhe statusin e minatorëve që kanë dalë në pension, si dhe për të garantuar daljen në pension në mënyrë të diferencuar, në përputhje me vështirësitë dhe me imponimet që i bën shëndetit dhe jetës së minatorit puna nën tokë në kushtet e nëntokës. Pra brenda 6 muajve, në dialog me ju, statusi do të miratohet.

Do të miratohet dhe përndryshe juve ju lind e drejta të reagoni me të gjitha format dhe mënyrat. Unë përmenda një metaforë atje, thashë, siç do ta heq traun, ashtu ju lind drejta ju t’i vendosni traun çdo qeveritari në qoftë se ky zotim që unë ju jap sot, që është pjesë e planit tonë, nuk përmbushet. Tani, dua t’ju them diçka tjetër. 3O vite me radhë janë bërë premtime në prag fushatash dhe nuk janë mbajt. 8 vite i njëjti premtim është bërë nga ky që vjen të kërkojë votën sot. Gjëja e parë që kam bërë, nuk e di nëse keni qenë në takimin tim në 2013 pasi jam bërë kryetar i Partisë Demokratike.

Kam kërkuar falje në emër të Partisë Demokratike që ne nuk arritëm të miratonim statusin e minatorit. Takimi ka qenë në një nga lokalet e kryesore të qytetit, pas mitingut në shesh. Nuk është kurrë shumë për ta përsëritur ndjesën ndonëse nuk është koha tani se tani po vjen koha për një vendim, por duhet që në mënyrë të përsëritur naftëtarëve dhe minatorëve unë ju kam kërkuar ndjesë për faktin që gjatë kohës që qeverisnim nuk arritëm ta miratonim atë status. Sot ka ardhur një moment tjetër, vetëm 2 javë na ndajnë nga një vendimmarrje, ndoshta më e rëndësishmja që nga ndryshimi i sistemit, që nga ardhja e demokracisë.

Vendimmarrja më e rëndësishme që nga 92-shi, do vazhdojmë përsëri edhe 4 vite të tjera kështu siç kemi qenë 8 vite, ju të mbetur në galeri nën tokë, me të njëjtat kushte, me të njëjtat paga, nën terror, nën shtypje, pa asnjë mbrojtje nga shteti, përkundrazi me tallje, me denigrim, me arrogancë, me ortakërinë e hapur dhe të fshehur të shtetit me ata që ju shfrytëzojnë deri në palcë, apo do të ndryshoni, në qoftë se do të ndryshojmë atëherë e vetmja rrugë është që të votoni për Partinë Demokratike, rrugë tjetër nuk ka. Ndaj dhe ftesa ime ndaj të gjithë minatorëve shqiptar është, hidhni hapin e bashkimit me Partinë Demokratike, me programin tonë.

Detyra jonë është e qartë, në rastin tuaj kristal e qartë, të garantojmë të drejtat tuaja minimale siç i kanë kolegët tuaj në Europë. Statusin e minatorit sipas parimeve dhe të normave evropiane. Kjo është detyra ime, kjo është detyra e ekipit tonë. Ne këtë detyrë do ta bëjmë. Përgjegjësia juaj është e qartë këtë mund dhe do ta rrini vetëm duke u bërë pjesë e ndryshimi që po vjen pavarësisht se ju për fat të keq një pjesë të mirë të aktivitetit tuaj dhe të orarit të jetës tuaj e kaloni nën tokë nuk besoj se ju ka shpëtuar fryma e ndryshimit, era e ndryshimit që po fryn kudo në vend. Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, nuk ka ndryshim pa mundësuar edhe për ju ato të drejta që gëzojnë kolegët tuaj kudo në Europë.

Ndaj ju bëj thirrje që të rindizni shpresën. E di që ju ka zhgënjyer politika, e di që jua ka vrarë shpresën, e di që secili prej jush futet aty duke menduar vetëm bukën e fëmijëve dhe fut kokën në rrezik vetëm duke menduar bukën e fëmijëve se për asgjë tjetër nuk do t’i ndërmerrnit këto rreziqe. Por po ju them se 25 Prilli është një ditë shprese, është një ditë ndryshimi. Merreni këtë mundësi, përdoreni me votën tuaj. Votoni, votoni. Kjo është thirrja që kam. Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike dhe unë zotohem se do t’jua përkthej me hapin e parë miratimin e statusit të minatorit”, tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet