6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHQIPËRI – Bankat raportuan lehtësim të standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e katërt të vitit 2021.
Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues që kryhet nga Banka e Shqipërisë, standarde të lehtësuara kreditimi u raportuan si për biznesin vogël dhe të mesëm, ashtu edhe për biznesin e madh. Standardet u lehtësuan sidomos në kreditë e lëvruara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet, ndërkohë që në ato për financimin e investimeve standardet mbetën të pandryshuara.
Sipas bankave, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve u lehtësuan në tremujorin e fundit të vitit 2021, për herë të parë që prej periudhës para pandemisë. Lehtësimi i tyre u arrit nga marzhet më të ulëta të aplikuara mbi kreditë normale, si edhe nëpërmjet reduktimit të komisioneve dhe kostove të tjera jo-interes. Në gjykimin e bankave, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset u arrit nga kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet e tyre.
Paralelisht, edhe kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të jetë e lartë edhe në tremujorin e katërt. Kërkesa për kredi u raportua e lartë, si në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë, ashtu edhe në terma të madhësisë së biznesit. Balanca e kërkesës për kredi në këtë tremujor shënoi vlerën më të lartë pozitive, nxitur kryesisht nga kërkesa për kredi nga segmenti i biznesit të madh, si edhe nga kredia për qëllime investimi, të cilat prej tre tremujorësh në radhë kanë regjistruar balanca pozitive në vlera historikisht të larta. Shtimi i kërkesës për kredi nga bizneset në tremujorin e fundit të vitit, sipas gjykimit të bankave, u ndikua nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, financimin e investimeve, ristrukturimin e kompanive, si dhe rifinancimin e borxheve ekzistuese. Paralelisht, përmirësimi i kushteve të financimit nxitur nga treguesit e besimit të biznesit dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit, ndikuan në shtimin e kërkesës për kredi nga bizneset në këtë tremujor. Faktorët e vetëm që ndikuan në kahun rënës të kërkesës për kredi ishin përdorimi i burimeve të brendshme të financimit dhe kreditë nga bankat e tjera.
Edhe pritshmëritë e bankave për tremujorin e parë të këtij viti janë optimiste, si për sa i takon ofertës, ashtu edhe kërkesës për kredi. Në tremujorin e parë të vitit 2022, standardet e kreditimit për bizneset priten të lehtësohen më tej. Bankat presin të aplikojnë standarde më të lehtësuara kreditimi mbi kreditë e akorduara për qëllime investimi, si dhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të lehtësohen më tej në segmentin e biznesit të madh dhe të mbahen të pandryshuara për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Bankat gjykojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, kërkesa për kredi e bizneseve do të jetë sërish e lartë, si nga bizneset e vogla e të mesme, ashtu edhe nga bizneset e mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit kërkesa për kredi pritet të jetë e lartë, si për financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. (MONITOR)
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHQIPËRI – Në muajin dhjetor 2021, rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat. Nga metodolo...
Në muajin dhjetor 2021, rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat. Nga metodologjia kombëtare inflaci...
TIRANË – Të mërkurën Ministria e Financave zhvilloi ankandin e radhës të emetimit të obligacioneve 10 vjeçare. Në ankand konfirmuan një inter...
SHQIPËRI – Me gjithë zhvillimet e fushës teknologjike dhe tendencat globale drejt fuqizimit së start up-eve, ka nxitur nevojën për përkrahjen dhe fuq...
SHQIPËRI – Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe re...
TIRANË – Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë normat tavan interesit për kreditë konsumatore.Norma efektive maksimale e interesit (NEI ma...
COVID-19 ka ndikuar në agravimin e sëmundjeve kardiake. Shumë qytetarë të prekur nga koronavirusi tanimë janë shndërruar në pacientë me hipertension me të cilin...
TIRANË– One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab. Uplift është një program për mbështetjen dhe rrit...
TIRANË – Prej vitit 2015, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një proces konsolidimi dhe përqendrimi, me uljen e numrit të përgjithshëm të bankave ...
TIRANË – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.8% në vitin 2022. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan...