LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: I papërgjegjshëm, të dy s’më thanë. Ishte e çuditshme… (REAGIM

30 Tetor 2019, 17:28 Nga DOSJA
Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: I

TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj deklaroi të mërkurën se kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ishte treguar ‘neglizhent’ ndaj saj dhe nuk i kishte treguar për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.

Në një bisedë telefonike me BIRN Imeraj konfirmoi përmbajtjen e një faksimileje të publikuar fillimisht në publikimin online cna.al, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”.

Imeraj i tha BIRN se të dy palët – si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo – që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur “në mënyrë të papërgjegjshme” të fshehur këtë rrethanë. “Burri është treguar neglizhent dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem të kjo sepse është personale”, tha Imeraj.

Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi. “Është e papërgjegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit,” tha Imeraj. “Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi”, shtoi Imeraj.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ajo është shortuar për t’u rivlerësuar po në gusht të vitit 2018 si pjesë e listave prioritare për shkak se ishte prokurore e Krimeve të Rënda.

Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen. Ajo e përjashtoi mundësinë  që një rrethanë e tillë të ishte harruar, ndërsa nënvijëzojë se vetë do ta kishte mbajtur mend nëse do të ishte sulmuar fizikisht. Prokurorja shpjegoi se Bungo ishte përjashtuar tashmë prej çështjes së saj dhe se përjashtimi nga trupi gjykues dhe kërkesa për divorc kishin ndodhur thuajse në të njëjtën kohë.

E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses së KPK-së, kryetarja Genta Tafa Bungo nuk ishte e arritshme për koment të mërkurën. Ndërkohë, në faksimilen e publikuar online lexohet se Imeraj pretendon se konflikt midis komisioneres dhe bashkëshortit  ka ndikuar procesin e rivlerësimit ndaj saj. “Shumë detaje gjatë këtij procesi në mënyrë të çuditshme kam vënë re që lidhen vetëm me bashkëshortin tim”, thuhet në padinë ku kërkohet zgjidhja e martesës.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj genta tafa bungo ndahet elisabeta imeraj nga burri elisabeta imeraj genta tafa bungo ndahet elisabeta imeraj nga burri

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen