LIVE UPDATES
Bota

CDU fiton bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, AfD del me rezultat të dobët

7 Qershor 2021, 06:05 Nga DOSJA
CDU fiton bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, AfD del me

GJERMANI– Në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt partia e kancelares Merkel, CDU, sipas prognozave të para ka dalë qartë forca kryesore politike në këtë land. (E akt.) Sipas rezultateve paraprake, CDU ka fituar 37,1% të votave dhe madje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin (29,8%).

Kurse partia tjetër, AfD, që konsiderohej rivalja kryesore e CDU, arrin vetëm 20,9% të votave, një rënie kjo krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, 24,3%. E Majta arrin vetëm në rreth 11%, kurse Të Gjelbrit që në shkallë federate në Gjermani kanë rezultate të mira, në këtë land kanë arritur vetëm 5,9%, sipas prognozave të para. Partia Socialdemokrate, SPD arriti rezultat të dobët, vetëm 8,4% një rënie kjo krahasuar me vitin 2016, kur SPD arriti 10,6%. Sukses arriti partia liberale, FD, e cila ka arritur sërish të futet në parlamentin e landit me 6,4% të votave.

Ziemiak: Rezultat sensacional

Urime për rezultatin e CDU-së në shkallë landi dhe kryeministrin e landit, Rainer Haseloff erdhën menjëherë të dielën nga qendra e CDU në Berlin. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak e quajti një „rezultat sensacional të mirë”, rezultatet e partisë CDU në këtë land, pas prognozave të para. Kjo është fitore personale për kryeministrin, Rainer Haseloff, por edhe për të gjithë ekipin e Unionit, tha Ziemiak për televizionin gjerman, ZDF.

Drejtuesi i degës së CDU-së për landin Saksoni-Anhalt, Sven Schulze u shpreh pas rezultateve të para, se CDU ka porosinë e qartë për të krijuar qeverinë. Rezultati është shumë i “gëzueshëm”, tha Schulze për ARD dhe falënderoi zgjedhësit. Kreu i degës së AfD-së për këtë land, Martin Reichardt u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij. “Mendoj, se mund të jemi shumë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai për radion MDR. AfD ka një pozicion të fuqishëm për pesë vitet e ardhshme.

Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock pas rezultatit të partisë së saj në këtë land u shpreh, se “e qartë që ne kemi shpresuar më shumë”. Të Gjelbrit shtuan disi rezultatin, por dolën me një rezultat më të pritjeve në sondazhe. Por situata në zgjedhjet e shtatorit do të jetë tërësisht tjetër, tha Baerbock. Sekretari i Përgjitshëm i SPD, Lars Klingbeil shprehu keqardhjen për rezultatin e dobët të socialdemokratëve. “Ky nuk është rezultat i kënaqshëm”, tha Klingbeil, por ai nuk sheh ndonjë lidhje mes rezultatit në këtë land dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në shtator.

Në bazë të shifrave, kryeministri Haseloff mund të krijojë një koalicion me SPD dhe Të Gjelbrit, por do ishte i mundur edhe një koalicion mes CDU, SPD dhe FDP. Një bashkëpunim me AfD, Haseloff e hodhi poshtë kategorikisht para zgjedhjeve.

Zgjedhjet në landin e Saksoni Anhalt u panë si si test për atmosferën politike dhe partitë në Gjermani para zgjedhjeve për Bundestagun që zhvillohen në shtator, prandaj vëmendja ishte më e madhe. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte fillimisht më e ulët se pesë vitë më parë, por gjatë ditës numri i votuesve u rrit, pjesërisht u krijuan radhë të gjata para qendrave të votimit. 1.8 milionë votues e dhanë votën për parlamentin e ri deri në orën 18:00.

Marrë nga DW

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afd cdu gjermania landi parlamenti i landit saksoni-anhalt spd të gjelbrit votime zgjedhjet afd cdu gjermania landi parlamenti i landit saksoni-anhalt spd të gjelbrit votime zgjedhjet

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës