Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Çfarë i tha para se ta vriste? FJALËT e autorit për Prek Tonajn: A e di që na ke borxh?
14 Shkurt 2022, 09:00Nga DOSJA
SHKODËR– Personi i maskuar i ka dhënë një mesazh 47-vjeçarit Prek Tonaj para se ta ekzekutonte me breshëri kallashnikovi. Mësohet se autori ka kërcënuar të gjithë të pranishmit në lokalin ku ndodhej Tonaj që të mos lëviznin, ndryshe do t’i vriste.
“Mos lëvizni, se ju vrava. Spostohuni!”- mësohet të ketë thënë autori i maskuar. Më pas ai është afruar tek viktima dhe i ka dhënë një mesazh para se ta qëllonte.
“A e di se na ke borxh?”– i ka thënë ai dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.
Prek Tonaj, 47 vjeç, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit të Shkodrës ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kaluar. Tonaj, djali i vetëm i familjes që kishte mbetur gjallë pasi dy vëllezërit ia kishin vrarë njëri pas tjetrit ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin ne qendër të fshatit Grudë e Re, ku edhe banonte. Por, bisedën e gotat me miqtë i ndërpreu breshëria e kallashnikovit rreth orës 19:15. Një person i maskuar hyri brenda në lokal, e qëlloi me breshëri 47-vjeçarin dhe më pas u largua.
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se ditën e enjte do të votojnë në Kuvendin e Shqipërisë ...
TIRANË– Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial ishin pjesë e bisedimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste,...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka dhënë një deklaratë të fortë në mbledhjen e policëve të qarkut të Shkodrës. Gjonaj tha se ka kry...
TIRANË– Tre persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara. Në pranga kanë përfunduar B. H., 49 v...
TIRANË– Tani jo vetëm Britania e Madhe, por shtëpitë e barit po “lulëzojnë”edhe në Shqipëri. Ditën e djeshme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Dre...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për tu rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në shkresën e publikuar nga vetë Kreu i Sh...