Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas 6 vjetësh që nga 2015, dje u shpall e nisur një fushatë normale elektorale. Ka patur 2 data të tjera zgjedhjesh, por asnjëra nuk e ka merituar emrin. Në 2017 nuk pati as fushatë as process, në 2019 nuk pati as garë as zgjedhje. Në 2021, pavarësisht akteve të dhunshme paraprake që filluan me ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor dhe kulmuan me dhunë e bandave ndaj mbështetesve të opozitës, më në fund kemi një fushatë normale. Duke patur parasysh se në Partinë Socialiste që nga 2009 nuk ka fare zgjedhje, ky është një hap i rëndësishëm demokratik.
Dita e parë e fushatës së shumëpritur ekspozoi kontrastin e madh mes maxhorancës dhe opozitës. Edi Rama që në mëngjesin e 25 marsit postoi spotin hapës të fushatës-një videomesazh ku mandatin e tretë nuk e kërkonte ai vetë, por aktori i madh Robert Ndrenika në emër të tij. Një videomesazh ku shmangej Edi Rama-kandidati për Kryeministër, ku flitej për një teatër të bukur aty ku prej pothuajse 1 viti ka një gërmadhë në vend të tij, kur flitej për vazhdimësinë e një tetëvjeçari bosh, vazhdimësinë asgjësë, që nga goja e Ndrenikës dukej gjithsesi e bukur.
Partia Demokratike iu përgjigj me dy video-mesazhe që mbështeteshin tek figura e Lulzim Bashës, ku premtimet i jepte vetë, me zë dhe figurë kandidati për Kryeministër dhe ku flitej për të mundshmen dhe të pamundshmen. Mesazhe të ftohta por gjithsesi me përmbajtje konkrete, aq konkret sa mund të jenë premtimet apo projektet.
Edi Rama vazhdoi me vaksinat. U kthye nga Turqia me 192 mijë vaksina kineze dhe me një marrëveshje për 1 milion të tilla. Megjithëse e paqartë nëse vijnë si dhuratë nga miku I tij Erdogan që prej kohësh po vaksinon qytetarët turq me sinofarm, apo një marrëveshje me Kinën, ardhja e tyre ishte një lajm shumë I mirë për shqiptarët dhe për fushatën që do të hapej pak orë me vonë.
Opozita u nda për vaksinat, me Sali Berishën dhe Petrit Vasilin që ngritën alarmin për vaksinat kineze “të paçertifikuara” dhe Bashën e Kryemadhin që heshtën.
Kontrasti thellohej në favor të Edi Ramës deri kur fushata u hap. Në sheshin nënë Tereza qindra makina dhe mijëra njerëz që shkelnin rregullat e distancimit fizik të përfshirë nga entuziazmi, në sheshin Skënderbej 140 kandidatë, të ulur në reshtat e vizatuar nga Rama për të krijuar disa herë shkronjë V, si shenjë e fitores.
Ndërsa Basha e vonoi mitingun, Rama u tregua preçiz me orarin, ndërsa Basha preferoi të takonte njerëz, Rama ruajti distancën, megjithëse i vaksinuar, ndërsa entuziazmi e ndërpriste kandidatin e PD për kryeministër, heshtja e lejoi Ramën të fliste për më shumë se 1 orë. Nga të cilat 30 minuta ia kushtoi mitingut të opozitës, sulmit ndaj kundërshtarit. Ashtu siç vizatoi reshtat mbi shesh, vizatoi edhe të ardhmen duke e kaluar me pak fjalë të shkuarën modeste të qeverisjes së tij, që u përmblodh me disa investime në rrethin e Vlorës.
Basha me një fjalim prej zyrtari, iu drejtua të gjitha katëgorive me ofertën e PD dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve për rikthimin e shpresës. Nuk e përmendi fare as të shkuarën, as të tashmen, as të ardhmen e Edi Ramës, duke e mbyllur fjalimin në momentin e duhur, për t’ja lënë fjalën Ramës në sheshin tjetër.
Atje ku nuk flitej me qytetarët, por me kandidatët, në një monolog të rrethuar nga heshtja, si në një studio piktori. Vizatohej e shkruara, e tashmja dhe e ardhmja me PD dhe LSI me ngjyrat e errëta, që peneli i Edi Ramës i preferon, pastaj vizatohej puna dhe premtimet e tij me ngjyrat e shpresës, ku Edi Rama tjetër, ai i kllonuari, nuk është ën më të mirën e tij. Në pikturat e tij, kontrasti thellohej. Ai contrast që e ideoi dhe krijoi në 8 vjet, për ta përçarë me shumë se kurrë vendin, për ta ndarë në “ne” dhe “ata” njësoj si në kohët e represionit politik të diktaturës, një contrast që therrët ata që quhen “ne” të mos lëshojnë radhët, se vijnë “ata”.
Nuk kishte bilanc, as shpresë, as entuziazëm. Në reshtimin ushtarak për mandatin e tretë, Edi Rama kërkon një betejë ku Socialistët dhe Rilindasit të ribashkohen për të mundur Demokratët dhe LSI-stët. Ata që nuk janë pjesë e këtyre kampeve nuk ishin të ftuar në zgjedhje. Për Kryeministrin ato janë si larjet e hesapeve mes bandave “që hanë kokat e njëri tjetrit”. Të tjerët, nëse përfshihen, do të quhen dëme kolaterale.
Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MEKSIKË– Një 9-vjeçar, në Meksikë ka humbur jetën ditën e sotme teksa është përpjekur kalonte lumin Rio Grande për të hyrë në SHBA. Mediat e ...
Vaksina kundër Coronës është një mall ende i rrallë, dhe do të jetë kështu edhe për një kohë të caktuar. Këtu nuk ndihmojnë as thirrjet si ato në samitin e BE, ...
Mëngjesin e së shtunës së kaluar, presidenti perandorak i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për një moment shfaqi një sjellje si ajo e Donald Trump. Në vend të ndo...
TIRANË– Më shumë se 16 orë kanë kaluar nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Gazetari Erjon Skëndaj bën të ditur se magazina ë...
GJERMANI- Fundi i marsit 2021: Një pamje për të ardhur keq e qeverisë gjermane në luftën kundër pandemisë. Dhe nuk e heq dot nga mendja një pyetje që para një v...
BOTË- Aplikacioni i populluar i mesazheve WhatsApp po planifikon të sjell një risi. Sipas mediave të huaja, WhatsApp do të ofrojë mundësi shpejtësie në dër...
Po të deklaroje pak muaj më parë se CDU/CSU nuk do të jetë në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, do të tingëllonte absurd...
“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike, goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, a...
TIRANË- Në Tiranë jetojnë shumë qytetarë, që kanë një banesë të blerë apo me qira, por nuk figurojnë të regjistruar në gjendjen civile të Bashkisë Tiranë. ...
Do mbajtur mend mirë këtë ditë të përuljes që i është nënshtruar qytetari i Kosovës nga shteti i vet. Jo për të vajtuar për fatin e vet, por për të mos lejuar a...