LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria?

24 Tetor 2019, 06:28 Nga DOSJA

SIRI- “Kur një nga vendet anëtare të aleancës më bën një propozim se si duhet të ecet përpara, atëherë unë e mirëpres atë.” Me këtë fjali Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bën të ditur mbështetjen e tij për propozimine bërë nga Berlini. Nisma e ministres së Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, për të krijuar një zonë ndërkombëtare sigurie në Sirinë Veriore, tha Stoltenberg, është një impuls pozitiv. Më tej ai përshëndeti idenë e Kramp- Karrenbauerit, për të integruar në këtë plan të gjitha palët e përfshira.

Sekretari i Përgjithshëm tha se pret që në taimin e radhës së ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ministrja gjermane e Mbrojtjes të ndajë pikëpamjet e saj me kolegët. Ministrja gjermane Annegret Kramp Karrenbauer, merr pjesë për herë të parë në këtë funksion në takimin e aleancës.

Uashingtoni e përshëndet iniciativën

Në thelb reagim i ngjashëm për propozimin gjerman vjen një ditë para takimit edhe nga ministri i Mbrojtjes së SHBA. Ka kohë që Uashingtoni kritikon mungesën e gatishmërisë së partnerëve të aleancës që të angazhohen më shumë në Aleancën ushtarake transatlantike. Qoftë duke patur parasysh temën e vazhdueshme të shpenzimeve, qoftë në formë nismash konkrete. Uashingtoni e vlerëson pozitivisht faktin që Gjermania shpreh tani një ide, që eventualisht mund të kishte qenë bazë për një debat të ri, thotë për Deutsche Wellen ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s, Kay Bailey Hutchison.

Megjithatë, në konferencën njëorëshe të shtypit në auditoriumin e mbushur plot të NATO-s, nuk u fol për nismën gjermane si temë më vete. Për të u shtrua vetëm një pyetje. Sipas vëzhguesve shtetet anëtare të NATO-s nuk e kanë përqëndruar vëmendjen tek plani gjerman për Sirinë.

Por ministrja gjermane e Mbrojtjes kërkon të çojë vëmendjen e partnerëve pikërisht aty. Zëdhënësi i saj bëri të ditur të mërkurën në Berlin, se Kramp-Karrenbauer është “duke u munduar”, të flasë me shumë partnerë dhe ka marrë “sinjale gatishmërie për të folur për këtë propozim”.

Belgien Brüssel | NATO Generalsekretär Jens Stoltenberg (picture-alliance/AA/D. Aydemir)Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO

Pyetje nga Parisi

Shumë vonë, thonë disa vetë në Berlin. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas foli për telefonata me partnerë të irrituar. Edhe deputetët flasin për pyetje të bëra nga kolegët e tyre nga vendet e tjera, si për shembull nga Franca. Franziska Brantner, kryesuese e Të Gjelbërve në Komisionin për çështjet e Europës në parlamentin gjerman, tregon në bisedë me Deutsche Wellen për pyetje të bëra nga Parisi, “nëse duhet marrë seriozisht ky propozim, apo ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”. Politikania e Të Gjelbërve tregon se është “indinjuar”, kur ka marrë vesh se ky propozim nuk është diskutuar as me qeverinë gjermane as me partnerët europianë: “Politika e përgjegjëshme nuk bëhet kështu”, thotë Brantner.

Në Francë është parë “me sy shumë kritik”, fakti që ministrja gjermane e Mbrojtjes nuk ka thënë asgjë për kontributin që mund të japë në një ndërhyrje të mundshme ushtarake. “Frau Kramp-Karrenbauer nuk tha: Ne do të dërgojmë edhe gjermanë. Dhe në Francë kjo perceptohet sikur të ishte: Thuaj, ç’është kjo punë?”

Brüssel, US-NATO-Botschafterin Kay Bailey Hutchison (DW/Teri Schultz)Kay Bailey Hutchison, Ambasadore e SHBA në NATO

Pakënaqësi ndaj SHBA

Nëse Franca do të kritikojë propozimin e bërë nga ministrja gjermane, pritet të shihet në Bruksel në takimin e Aleancës. Megjithatë në selinë kryesore të NATO-s, nuk arrihet të kuptohet shqetësimi për nismën e ministres gjermane.

Në qarqet diplomatike thuhet se pakënaqësia ndaj SHBA është shumë e madhe, sepse nuk pati informuar në asnjë mënyrë partnerët për tërheqjen e trupave të veta nga rajoni. Po ashtu edhe ndaj Turqisë, partneres në Aleancë. Invazioni turk dhe pasojat e rënda të tij për zonën dhe popullsinë kanë krijuar shqetësim tek vendet anëtare të NATO-s, mes tyre edhe Gjermania.

Për disa vende anëtare qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, është shumë i butë. Vërtet që shefi i Aleancës ushtarake i bën thirrje Turqisë për përmbajtje maksimale dhe kërkon respektimin e ligjeve ndërkombëtare. Megjithatë ai këmbëngul në pozicionin e tij, se sjellja turke bazohet në “shqetësime legjitime të politikës së sigurisë”.

NATO qëndron e përmbajtur me kritikat ndaj Ankarasë

Türkei | Grenze zu Syrien (picture-alliance/dpa/AP Photo/L. Pitarakis)Kurifi turko- sirian

Deri tani Aleanca nuk e ka dënuar invazionin turk në Sirinë e Veriut, ndryshe nga BE e cila e ka dënuar. Nga ajo që shihet duket se kjo ka krijuar mungesë mirëkuptimi tek disa partnerë të Aleancës. Ky është takimi i parë i Aleancës, mbas tërheqjes së trupave amerikane.

Mbas ofensivës turke ky është rasti i parë për të folur në nivel ministror se sa komplekse është gjendja në Aleancë. Sidomos midis anëtarëve SHBA dhe Turqi. Edhe kjo tregon pse propozimi gjerman nuk krijoi ndonjë eufori të madhe.

I vetmi vend që e refuzon “planin gjerman” për të krijuar një zonë të mbrojtur ndërkombëtare është Rusia, një vend jo anëtar i NATO-s. Pritet që vendet anëtare të flasin për këtë edhe të enjten. Vendime konkrete nuk pritet të merren.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ne siri terheqja e turqve jens stoltenberg lufta ne siri terheqja e turqve

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit