LIVE UPDATES
Politike

Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër? flet Voltana Ademi: As Enver Hoxha s’na shtypi dot, gati për…

14 Gusht 2019, 07:55 Nga DOSJA
Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër? flet Voltana

Shkodër- Kryetarja në ikje e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në një intervistë për gazetën “Shekulli” ka deklaruar se  nuk do të dorëzojë bashkinë.

Ajo është shprehur se do të depozitojnë një tjetër ankim në Gjykatën Kushtetuese për paligjshmërinë e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor në shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë.

Ndër të tjera ajo theksoi se Shkodrën nuk e shtypi as Enver Hoxha. “Dhuna dhe uzurpimi i vullnetit në Shkodër janë të papranueshme. E reagimi në këtë qytet është në forma të ndryshme. Enver Hoxha është përpjekur pa fund ta shtypë këtë qytet, e nuk ia ka dalë. Shkodranët kanë vuajtur shumë. Ata e dinë çfarë do të thotë monizëm dhe kriminalitet në pushtet.”, është shprehur ajo.

INTERVISTA E PLOTË:

Znj.Ademi, çfarë parashikoni se do të ndodhë me Bashkinë e Shkodrës? A do të jeni e gatshme që të lini postin për kandidatin e majtë?

Bashkia e Shkodrës është e qytetarëve të saj, u ka shërbyer, u shërben dhe do t’u shërbejë atyre, ashtu siç këto katër vite. Unë jam çdo ditë në punë, në ndjekje nga afër investimeve që bashkia po realizon vetëm me fondet e veta se për qeverinë, Shkodra ka gjashtë vite që nuk ekziston. Takoj njerëzit, flas me ta, diskutojmë për shqetësimet e tyre së bashku, por edhe kënaqemi me realizimin e investimeve që shkojnë direkt në përmirësimin e jetës së banorëve në territor. Kemi bërë mjaft, por shumë më tepër duhet të bëjmë sepse banorët e bashkisë Shkodër meritojnë më tepër, sepse falë tyre, kontributit të tyre me taksat vendore, ia kanë dalë të ndryshojnë mjaft realitetin e komuniteteve ku jetojnë. Pozicioni që unë mbaj prej katër vitesh, është rezultat i votës së shkodranëve në 2015-ën.

Unë do të vazhdoj të respektoj vullnetin e tyre deri në momentin që shkodranët, me votën e tyre të lirë, të fshehtë, gjithëpërfshirëse dhe të gjithë pranuar, do të vendosin. Dhuna dhe uzurpimi i vullnetit në Shkodër janë të papranueshme. E reagimi në këtë qytet është në forma të ndryshme. Enver Hoxha është përpjekur pa fund ta shtypë këtë qytet, e nuk ia ka dalë. Shkodranët kanë vuajtur shumë. Ata e dinë çfarë do të thotë monizëm dhe kriminalitet në pushtet.

Si i komentoni zhvillimet e fundit në bazë të së cilës në disa bashki të vendit janë përdorur forcat e policisë për të liruar zyrat?

E kam përmendur shpesh këto kohë, por po e ripërsëris: Të gjitha institucionet shtetërore, por edhe ato “të pavarura”, janë në shërbim të vetëm një personi: Kryeministrit uzurpator Edi Rama dhe sëmundjes tashmë të njohur të tij për pushtet, për të gllabëruar çdo gjë në këtë vend. Nga një kryeministër uzurpator, mund të presësh vetëm pushtim, në kuptimin e plotë të fjalës.

Këto ditë, pushtimin e qeverisjes vendore, autonomia e të cilit është e garantuar dhe e paprekshme sipas kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare të firmosura nga Shqipëria. Janë të gjitha akte kriminale që kanë si burim “frymëzimi” shefin e “Cosa Nostra”-s qeveritare.

Por të mos harrojnë, qoftë punonjësit e policisë që mbështesin paligjshmërinë apo edhe të tjerë “ushtarë” besnikë të regjimit, shumë shpejt do të duhet të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre. Veç kësaj, ata do të braktisen edhe nga shefi i tyre uzurpator Edi Rama, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën në raste të ngjashme.

Cili do të jetë aksioni juaj i radhës për të mbrojtur legjitimitetin e mandatit tuaj dhe a do të kërkoni një koordinim më opozitën për të filluar një aksion opozitar?

Unë vazhdoj të besoj se ligji dhe zbatimi i ligjit mund t’i japë zgjidhje situatës anormale të krijuar në Shqipëri. Kam ndjekur vetëm rrugën institucionale, në të njëjtën linjë me atë çfarë kanë shprehur edhe kancelaritë ndërkombëtare. Si kryetare e Shoqatës së Bashkive kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për “30 qershorin”.

Tani kemi gati dhe do të depozitojmë një tjetër ankim në Gjykatën Kushtetuese për paligjshmërinë e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor në shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Shkelja e Kolegjit është flagrante dhe nuk ka nevojë për shumë njohuri juridike për ta kuptuar.

Mjafton të lexosh Kodin Zgjedhor dhe ta respektosh atë. Kolegji ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe këto kompetenca janë funksion vetëm i KQZ-së. Vendimet e marra nga Kolegji për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë në 61 bashki, janë të gjithë në shkelje të Kodit Zgjedhor, e si të tilla, ata janë të pavlefshëm. Mjafton t’i referoheni vetëm dy neneve, atij 21 dhe 158 të Kodit Zgjedhor dhe do ta kuptoni shkeljen flagrante të ligjit nga kjo gjykatë për zgjedhjet.

Opozita e ka nisur prej kohësh aksionin e saj, i cili vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të gushtit. Kryetari Basha vijon bashkëbisedimet dhe denoncimet e aferave korruptive të narkoqeverisë, merr mbështetjen e qytetarëve cep më cep të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, në zbatim të Dekretit të Presidentit, partitë opozitare dërguan kërkesat zyrtare për regjistrim për zgjedhjet e 13 tetorit.

Katër komisionerët “komisarë politikë” në KQZ, nuk e morën mundimin as të mblidheshin, pavarësisht mbledhjes së thirrur nga kryetari. Edhe ata, si zgjatim i qeverisë, vazhdojnë të zhyten në shkelje të ligjit, paligjshmëri totale, e një ditë, do të duhet të përgjigjen për të gjitha këto para drejtësisë.

Cili ishte objekti i bisedës midis jush dhe Kreut të Prezencës së OSBE në Shqipëri, Bernd Boschard, para tre ditësh?

Në fakt, unë e kam bërë publike atë çfarë është diskutuar. Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Me frikën dhe pritshmërinë e shprehur nga vetë ambasadori për “fshirjen” e administratës dhe të punonjësve të shërbimit, veprim që pritet të ndodhë nga kryetarët e partisë socialiste nëpër Bashki, duke i nxjerrë ata nga puna në kundërshtim me ligjin, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për mbështetjen ligjore, me qëllim sigurimin e  qëndrueshmërisë së administratës publike vendore.

Sigurisht që Bashkia e Shkodrës mirëpret çdo projekt mbështetjeje, pavarësisht se në këtë rast, në realitet, nuk do të ndryshojë pritshmëria dhe frika e shprehur nga vetë ambasadori. Specialistët do të nxirren jashtë nga sistemi, pavarësisht se gëzojnë statusin e nëpunësit në shërbimin civil, e pavarësisht se kanë kontrata të rregullta pune.

Ashtu sikurse diskutuam me ambasadorin, ky projekt edhe në këtë rast do të prodhojë vetëm fakte për paligjshmërinë, por nuk do të mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e kryetarëve socialistë, kjo është një çështje e shqiptarëve dhe duhet të jenë vetë ata që do ta zgjidhin padrejtësinë që u bëhet përmes gjykatës e duke u bazuar në ligjin shqiptar!

A ka një presion nga ana e faktorit ndërkombëtar që të pranohet rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit?

Unë kam pasur mjaft takime me përfaqësues të faktorit ndërkombëtar, siç i quani ju. Jo vetëm në këto takime, por vazhdimisht ndërkombëtarët e kanë thënë qartë e shkoqur: Legjitimitetin e “30 qershorit”, mund ta përcaktojë vetëm gjykata kushtetuese. Ajo që unë kam konstatuar në takimet me ambasadorë, është shqetësimi që ata kanë për situatën anormale në këtë vend. Sepse sot, të gjithë biem dakord se situata që po kalon vendi nuk është aspak normale.

Presion për rikthimin në një situatë normale, të funksionimit të institucioneve, të qeverisjes vendore, faktori ndërkombëtar ka bërë, bën e do të bëjë deri në momentin kur të arrihen standardet. Ato standarde të munguara deri tani, që na kanë lënë jashtë dyerve të Bashkimit Evropian prej dekadash e që rrezikojmë që e njëjta situatë të përsëritet edhe me 18 tetor.

Për çështjen e dorëzimit të bashkive ka pasur tensione në Kavajë, Devoll dhe Kamëz. Protesta, kundërshtime por socialistët kanë mundur të marrin bashkitë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit