Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD, kush e tradhëtoi Bashën gjatë mbledhjes në Shkodër?
13 Gusht 2019, 19:26Nga DOSJA
TIRANË– Kandidati i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri akuzohet nga PD-ja, e cila ka publikuar edhe disa dokumente, se ka qënë i arrestuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje.
Akuzave Pjetri i është përgjigjur me një dokument nga autoritetet italiane, ku edhe shkruhet se socialisti nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në Itali.
Por në shkresën e Pjetrit ka diçka që nuk shkon…dhe ajo është data e lëshimit të saj.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valdrin Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD-ja që në muajin qershor, kohë kur edhe kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi Shkodrën.
Në një nga mbledhjet e brendshme me strukturat e partisë, Basha i ka njohur të pranishmit me dënimin e Pjetrit në Itali dhe denoncimin e PD-së.
Ka qënë pikërisht ky momenti, kur edhe Pjetri ka nisur lëvizjet e tij për t’i paraprirë sulmeve nga PD-ja duke nisur procedurat për të tërhequr dokumentin.
Kjo është edhe arsyeja që shkresa e publikuar prej tij mban datën 19 korrik, kur në fakt akuza zyrtare e PD-së u bë më 1 gusht.
Kush ishte personi i brendshëm i PD-së që sinjalizoi Valdrin Pjetrin për rrezikun që i kanosej? Ose më keq akoma, kush e “tradhëtoi” Lulzim Bashën?
Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi dokumentetqë sipas saj vërtetojnë se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.
Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.
Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ngritja e një memoriali për qytetarët turq të rënë gjatë grushtit të shtetit kundër presidentit Recep Erdogan ka qënë temë debati në politikë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Ramën, se po bën çdo gjë për të shpëtuar veten e tij.Me anë të një statusi në...
Në Shqipëri Partia Demokratike publikoi sot dokumenta të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së...
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë të re me emrin “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Në një deklaratë për mediat të publikuar në faqen...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pezullimit të Valdrin Pjetrit nga strukturat e PS-së.Me anë të një status...
MALLAKASTËR– Ditën e sotme është zhvilluar koostituimi i Bashkisë së Ballshit teka është betuar kryebashkiaku i ri Qerim Ismaili i Partisë Socialiste. Mëso...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pezulluar nga të gjithë funksionet në Partinë Socialiste, kandidatin për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetrin. Me anë të një ...
SHKODËR– Partia Demokratike ka reaguar sërish ndaj eklaratës së kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili hodhi poshtë dokumentet e publikuar...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dokumentet që tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali. Sipas v...