Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Arrestohet çifti në Kavajë! Djali shkëmbehet me vajzën në mjet, zbulohet kokaina
4 Janar 2022, 10:09Nga DOSJA
KAVAJË– Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Kavajës pasi kanë kryer një sërë shkeljesh. Të rinjtë, e moshave 29-vjeç dhe 19-vjeçe, po lëviznin pas orës policore me makinë. Rreth orës 02:40, djali dhe vajza, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se 29-vjeçari që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren me inicialet E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin. Pas verifikimeve të policisë rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.
Të rinjtë, mbanin me vete dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike. Policia bëri sekuestron e lëndëve narkotike dhe arrestimin e të rinjve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtonin automjetin pa leje drejtimi dhe duke shkelur orën policore, nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, kapen dhe vihen në pranga një 29 vjeçar dhe një 19 vjeçare. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensfikuar kontrollet në territor, me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë e drogë, të personave në kërkim apo atyre që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt dhe që nuk zbatojnë orën policore, në kundërshtim me masat anticovid.Si rezultat i kontrolleve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. K., 29 vjeç, dhe E. Gj., 19 vjeçe, të dy banues në Durrës.Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”Këta shtetas rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.Gjatë kontrollit të automjetit që këta shtetas qarkulloin, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Qytetarët kanë ngritur alarmin se në treg po shiten produkte me bar kod të Shqipërisë mirëpo prodhimi bëhet në Serbi. Fotoja e produktit të q...
ULËZ/SHKOPET – Ulza dhe Shkopeti janë zgjuar mëngjesin e sotëm të mbuluara nga një mjegull e dendur, e cila ka shkaktuar vështirësi të shumta për lëvizjen ...
ITALI-Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali për shkak se është kapur me lëndë narkotike. Personat e njësisë hetimore të karabinierëve hynë në shtëpinë e...
TIRANË – Zbardhet dëshmia e plotë e Hasan Salihut, njërit prej shoferëve që kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit, ku u gje...
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan dhe në Librazhd pasi kanë dhunuar nënën dhe bashkëshorten e tyre. Në pranga ka përfunduar 40-vjeçari me ini...
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plgosja në Shkodër. Mësohet se 34-vjeçari Vincens Piroli është qëlluar tek Ura e Bunës me silenciator teksa po...