LIVE UPDATES
Ekonomi

Cila ishte kosto e shkurtimeve në buxhet për të luftuar pandeminë COVID-19?

12 Nëntor 2021, 06:12 Nga DOSJA

Kur ndodh një fatkeqësi natyrore ose një krizë, burimet e brendshme të financave publike shpesh janë porti i parë të cilit i drejtohen qeveritë për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave urgjente. Qeveritë përdorin kontigjencën ose fondet rezervë, akumulojnë borxhe ose kryejnë rialokime të fondeve të buxhetit duke i zhvendosur burimet nga qëllimi i tyre fillestar për të financuar reagimin ndaj katastrofave1.

Në mungesë të alternativave të transferimit të riskut apo edhe në prani të tyre, financimi i brendshëm përbën një burim të rëndësishëm për zbutjen e efekteve të katastrofave për shkak se mund të përdoret më shpejt dhe është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë. Sa kushton mbështetja tek burimet e brendshme të financave publike?

Kjo pyetje bëhet mjaft shpesh. Janë kryer disa studime mbi koston e vendosjes së parave në një fond rezervë, veçanërisht për rastet me profil risku të lartë. Është e thjeshtë të krahasosh koston oportune të mosfinancimit të prioriteteve të tjera, kundrejt shpeshtësisë së disbursimeve të pritshme. Njohja e kostos së burimeve të ndryshme të fondeve është thelbësore për të vendosur mbi efikasitetin ekonomik dhe për ta krahasuar atë me përfitimet e financimit në kohë për kundërpërgjigjen.

Ky informacion shërben si bazë për zhvillimin e strategjive gjithëpërfshirëse të financimit të riskut të katastrofave të cilat zakonisht kombinojnë burime të shumta financimi me qëllim minimizimin e kostove dhe maksimizimin e përfitimeve. Megjithatë, deri më sot, nuk ka shumë të dhëna lidhur me koston e rialokimeve të buxhetit për katastrofat.

Arsyet për këtë janë të shumta. Kjo përfshin sfidat që kanë të bëjnë me gjurmimin e rialokimeve ex-post, kur vendimet për arsyen dhe mënyrën e kryerjes së rialokimeve janë harruar tashmë, ndërsa të dhënat e detajuara janë varrosur në raportet e ekzekutimit të buxhetit në nivel projekti.

Ndonëse është i njohur fakti që qeveritë mbështeten tek rialokimet e buxhetit për të financuar kundërpërgjigjet ndaj goditjeve të mëdha dhe që këto rialokime nga ana e tyre shoqërohen me një kosto oportune përsa i përket të ardhurave të humbura si rezultat i shtyrjes në kohë ose anulimit të shpenzimeve, madhësia e këtyre rialokimeve dhe ndikimi i tyre është kryesisht i panjohur. Është gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë t’i caktohet një vlerë shpenzimeve publike, aq më tepër shpenzimeve publike që nuk janë kryer.

Rast Studimor – Shqipëria ndërmerr iniciativën për të matur nga pikëpamja sasiore efektin e rialokimeve të buxhetit

Pandemia e COVID-19 e cila pushtoi gjithë botën duke nisur që nga viti 2020 ishte padyshim një katastrofë e rrallë dhe me efekte shkatërruese, por që ofroi gjithashtu një mundësi për të kontribuar në këtë bazë të dhënash. Ajo mundësoi gjurmimin e rialokimeve të buxhetit dhe vendimmarrjes gjatë kohës që ato ishin duke u realizuar.

Në Shqipëri, Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë vendosën të analizojnë shkallën dhe shpeshtësinë e rialokimeve të fondeve buxhetore, duke u përqendruar në shkurtimet e buxhetit dhe matjen sasiore të efektit të tyre2. Kjo u bë me qëllim për të kontribuar në bazën botërore të të dhënave si dhe për të kuptuar sesi financat publike të Shqipërisë mund të përdoren më mirë në rast të katastrofave.

Metodologjia e përdorur për këtë analizë është e ndarë në pesë hapa dhe përfshin:

(i) njohjen me burimet ekzistuese të mundshme të financimit;

(ii) analizimin e procedurave dhe kornizave ligjore të përdorimit të këtyre burimeve;

(iii) krijimin e një skenari hipotetik – një vlerësim sa më i saktë se si do të kishte qenë viti 2020 pa pandeminë;

(iv) analizën e shpenzimeve e mbështetur nga të dhënat e BOOST dhe intervistat me qeverinë; dhe

(v) analizën e efektit, për të përcaktuar sasinë e të ardhurave të humbura nga devijimi i shpenzimeve publike.

Rialokimet e fondeve buxhetore në Shqipëri ishin duke shkuar drejt vlerave tepër të konsiderueshme në fillim të vitit 2020, por në mes të vitit ato u pakësuan pjesërisht si rezultat i një rritje të madhe të huamarrjes nga ana e qeverisë. Megjithatë, nga fundi i vitit 2020, si rezultat i situatës së COVID-19, më shumë se gjysma e programeve buxhetore të qeverisë pësuan shkurtime. Në total, rialokimet e fondeve buxhetore arritën në 17.7 miliardë lekë, e barasvlershme me 93 për qind të totalit të shpenzimeve për COVID-19 në 20203, ose 5 për qind të totalit të shpenzimeve në vitin 20204.

Ndërsa disa nga këto shkurtime buxhetore u shoqëruan me një kosto të ulët ose të papërfillshme (për shkak se disa shpenzime u bënë të parealizueshme për shkak të kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë), më shumë se gjysma e tyre u shoqëruan me kosto oportune.

Në nivel agregat, sipas vlerësimeve, vlera e kostos oportune lidhur me rialokimet e fondeve buxhetore për pandeminë COVID-19 në vitin 2020, arrin në 12.3 miliardë lekë (113 milionë dollarë amerikanë), ose 0.76 për qind e PBB-së. Kjo duket një humbje modeste krahasuar me ndikimin e përgjithshëm të pandemisë në ekonomi, por është e konsiderueshme nëse krahasohet me 19 miliardë lekë të shpenzuara për masat kundër COVID-19.

Është e rëndësishme të mbahet parasysh se sa më shumë të mbështetet qeveria në rialokimet e buxhetit, aq më të kushtueshme do të jenë ato. Kjo ndodh për shkak se qeveritë zgjedhin si strategji të shkurtojnë fillimisht shpenzimet e parealizueshme ose me prioritet më të ulët, por pasi këto të jenë shteruar, nevojitet të bëhen zgjedhje më të vështira.

Rialokimet e fondeve të buxhetit ka të ngjarë të mbeten përgjithmonë ndër alternativat e para për t’u mbështetur në financat publike për shkak të shpejtësisë dhe fleksibilitetit të tyre. Një qasje strategjike ndaj rialokimeve të buxhetit mund t’i ndihmojë qeveritë të kursejnë para, duke minimizuar koston oportune të lidhur me to.

Fleksibiliteti në buxhetim është një qasje e re e formulimit të buxhetit që përpiqet ta bëjë këtë duke specifikuar kriteret e formalizuara për rialokimin dhe marrëveshjen ex-ante ndërmjet ministrive të linjës dhe agjencive qendrore financiare për prioritetet e tyre.

Një qasje e tillë do të ndihmonte që procesi i vendimmarrjes për shkurtimet e buxhetit të jetë më transparent, me kosto efektive dhe më i shpejtë, duke u ofruar në të njëjtën kohë ministrive të linjës më shumë mundësi për parashikueshmëri lidhur me ndryshimet buxhetore brenda vitit.

Fleksibiliteti në buxhetim duhet të trajtohet si element përbërës i qasjes gjithëpërfshirëse të financimit të rreziqeve nga katastrofat, të cilat së bashku do t’i ndihmojnë qeveritë të përmbushin në kohë dhe në mënyrë të qëndrueshme kërkesat për shpenzime në rast katastrofash duke zbutur pasojat në jetët njerëzore, mjetet e jetesës dhe ekonomi.

Shpjegime:

Kjo mund të realizohet ose nëpërmjet transfertave ose nëpërmjet buxheteve normative (suplementare); Transfertat kanë të bëjnë me zhvendosjen e fondeve ndërmjet linjave të buxhetit në mënyrë të tillë që nuk ndikon në masë të konsiderueshme në natyrën e shpenzimeve publike; Buxhetet suplementare nevojiten në rast të ndryshimeve më thelbësore në buxhet, përfshirë ndryshimet që ndikojnë në portofolin e përgjithshëm buxhetor dhe deficitin fiskal.
Ky studim u mbështet nga Fondi i Mirëbesimit i Bankës Botërore me SECO për Programin për Financimin dhe Sigurimin e Rreziqeve nga Katastrofat Natyrore për Vendet me të ardhura të mesme.
Kjo nuk do të thotë se fondet e rialokuara shkuan për financimin e shpenzimeve të lidhura me COVID-19. Në kontekstin e rënies së të ardhurave, rialokimet mund të jenë bërë për të mbrojtur shpenzimet e tjera prioritare të qeverisë, jo domosdoshmërisht të lidhura me COVID-19.
Totali i shpenzimeve përfshin shpenzimet e ministrive të linjës, pagesat e borxhit dhe transfertat për pushtetin vendor.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore buxhet covid shkurtimet ne buxhet buxhet covid shkurtimet ne buxhet


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë