LIVE UPDATES
Bota

Cilat masa kufizuese do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve në Kosovë?

9 Tetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Cilat masa kufizuese do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve në

KOSOVË- Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e votimit vetëm komisionerë që janë të vaksinuar apo që posedojnë dëshminë e testeve për COVID-19 .

“Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë informuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prandaj kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyrë, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe nga vëzhguesit do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, tha Elezi.

Masat e reja në Kosovë të fokusuara në vaksinim

Në mbledhjet e radhës të KQZ-së, sipas Elezit, do të merret vendimi përmes së cilit do të caktohen personat përgjegjës të cilët kanë për detyrë të kërkojnë dëshmitë e vaksinimit dhe testin e COVID-19 nga ana anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe vëzhguesve.

Nga votuesit KQZ-ja kërkon zbatimin e masave siç është mbajtja e maskës, distanca fizike prej dy metrash gjatë kohës kur janë duke hyrë apo brenda vendvotimit.

“Votuesit duhet ta mbajnë maskën gjatë gjithë kohës, përveç kur duhet të identifikohen nga ana e anëtari i këshillit të vendvotimit“, tha Elezi.

Ndërkohë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve do të zbatohen masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19, sipas Udhëzuesit të Përgjithshëm.

Aty thuhet se qytetarët duhet të kujdesen për bartje të maskës mbrojtëse, ruajtje të distancës fizike dhe shmangie të grumbullimeve të cilat bien ndesh me masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Epidemiologu, Isuf Dedushaj ka edhe disa këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në procesin e votimit më 17 tetor.

“Duhet të marrin mjete dezinfektuese me vete, alkool 70 për qind ose ndonjë dezinfektues tjetër që është me bazë të alkoolit, gjithsesi të mbajnë maskat dhe distancën. Para se të hyjnë në vendvotim të dezinfektojnë duart, të votojnë dhe kur të dalin të dezinfektojnë prapë duart”, tha për Radion Evropa e Lirë, epidemiologu Dedushaj.

Asnjë gjobë, partitë shkelin masat kundër COVID-19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të vendosë dezinfektues në hyrje të secilit vendvotim.

Në Kosovë, situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Për personat që janë të infektuar me COVID-19, KQZ-ja do të caktojë ekipe mobile të cilat do të shkojnë në adresë të tyre për t’iu mundësuar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. KQZ-ja kishte vepruar njëjtë edhe në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur në shkurt të këtij viti.

Masat në Maqedoninë e Veriut

Edhe Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet lokale më 17 tetor. Autoritetet atje kanë përgatitur protokollet e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive. Në këto protokolle thuhet se para nisjes së procesit të votimit do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave.

Varësisht prej mundësive dhe kushteve, pranë dhe në vendvotim do të vendosen në vende qartë të dukshme materiale edukativo-informative për respektim të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

Rekomandohet që në hapësirat që do të përdoren si vendvotime, dritaret të jenë të hapura gjatë votimit, ose më shpesh të ajrosen në çdo orë”, thuhet në rregulloren e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për mbrojtje shëndetësore gjatë procesit zgjedhor.

Personi që voton detyrimisht duhet të mbajë maskë mbrojtëse ose shall/pecetë/mbulesë për hundë dhe gojë. Votuesi, para hyrjes, brenda dhe gjatë daljes nga vendvotimi, pret në radhë, në distancë 1.5 deri 2 metra. Votuesi gjatë hyrjes brenda në hapësirë së pari i dezinfekton duart dhe para se të paraqesë dokumentin personal e largon maskën për t’u identifikuar, duke e respektuar gjatë kësaj distancën e nevojshme minimale”, thuhet në udhëzime.

Anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe të gjithë personat tjerë të cilëve u është lejuar të jenë të pranishëm në vendvotim gjatë votimit dhe të cilët e monitorojnë votimin, detyrimisht duhet të respektojnë masat e përgjithshme parandaluese dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me distancën, mbajtjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve.

Pandemia çrregulloi mbajtjen e zgjedhjeve në shumë vende

Pandemia e COVID-19 u shpall në mars të vitit 2020. Për shkak të situatës epidemiologjike, atë vit dhjetëra vende shtynë mbajtjen e zgjedhjeve. Por, të tjera megjithatë vazhduan me mbajtjen e tyre pavarësisht se përhapja e koronavirusit kishte marrë hov dhe deri në fund të atij viti nuk kishte as vaksinë kundër COVID-19.

Sipas një raporti të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, me seli në SHBA, vendet që mbajtjen zgjedhjet ndërmorrën masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në ditën e zgjedhjeve, por kryesoret ishin: mbajtja e distancës fizike, matja e temperaturës në hyrje të qendrave të votimit dhe mbajtja e maskës.

Në disa vende u zgjat koha e votimit për t’iu mundësuar autoriteteve që të dezinfektojnë hapësirat në qendrat e votimit. Shumë vende shtuan numrin e qendrave të votimit për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve. Sipas këtij raporti të publikuar në shtator të vitit të kaluar, ndër shqetësimet më të mëdha për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi është pjesëmarrja më e ulët e votuesve.

“Nëse zyrtarët nuk komunikojnë me qytetarët në lidhje me kufizimet shumë mund të mos shkojnë në votime nga frika se do të kontraktojnë virusin”, thuhej në raport.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen