Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Çmimet e kafesë dhe restoranteve kërcejnë dhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet
10 Nëntor 2021, 06:09Nga DOSJA
Të shkosh në një bar, apo restorant po bëhet çdo muaj e më e shtrenjtë.
INSTAT raportoi se rritja e çmimeve në këto dy ambiente mjaft të frekuentuara nga shqiptarët (sidomos baret) ka vijuar edhe në muajin tetor.
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.
Shtrenjtimi i kostos së kafesë së importuar dhe i sheqerit është arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë. Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Wall Street Journal” dhe kjo ka reflektuar çmimin e kafesë kudo në botë. Gjithashtu, thatësirat kanë ndikuar edhe në prodhim më të ulët të grurit dhe si pasojë, çmimi i tij në bursë është rritur. Tashmë, globalisht çmimet e produkteve të grurit si mielli, buka, pastat janë në rritje.
Edhe rritja e produkteve të tjera ushqimore po ndikon në çmime më të larta për ushqimet që serviren në restorante. Orizi, makaronat, vaji, të gjitha kushtojnë më shtrenjtë.
Sipas një vëzhgimi të mëparshëm të Monitor, në kryeqytet, çmimi i kafesë në bare është rritur mesatarisht me 10 apo 20 lekë, psh nga 70 në 80 apo 90 lekë, apo në 100 lekë (nga 80 apo 90 lekë më parë..
Enri Jahaj, i cili Drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, tha se çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimumi 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendase.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm mesazhin e aktorit të njohur Robert Ndrenika për vaksinimin. Aktori e quan vaksnimin si një ...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Ma...
Një tunel në të dalë të Tiranës i cili gjatë komunizmit përdorej për municione ushtarake, fundjavën që lamë pas ishte vendi i përzgjedhur për një festë sekrete ...
TIRANË– Sipërmarrja shqiptare ka kundërshtuar paketën fiskale për vitin 2022 në Komisionin e sotëm për Veprimtaritë Prodhuese. Gjatë raportimit para ...
Borxhi i akumuluar i bizneseve ndaj tatimeve dhe doganave arriti në fund të vitit 2020 në vlerën 167.5 miliardë lekë (1.4 mld euro).Sipas të dhënave që publikoi...
Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e par...
Banka e Shqipërisë mbështet vendimin e qeverisë për të dalë në tregjet europiane për një Eurobond të ri, por kërkon më shumë kujdes në vazhdim me rritjen e huam...
Rreth 40 milionë euro të ardhura më shumë në vit nga ndryshimet e paketës fiskale. Janë këto pritshmëritë e Financave që synojnë të rrisin arkëtimet përmes korr...
TIRANË– Prodhuesit vendas kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj nga ligjvënësit. Kjo për shkakun e thjeshtë sepse pritet që të s...