“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Çmimi i karburanteve/Konfindustria nxjerr zbuluar kompanitë: Të tipit kartel!
6 Dhjetor 2021, 08:27Nga DOSJA
TIRANË– Konfindustria ka ngritur si shqetësim çmimin e naftës. Me anë të një reagimi, ata bëjnë të ditur se çmimet e karburanteve në tregun vendor janë të pandryshueshme ndërkohë që në të gjitha tregjet botërore dhe në vendet fqinje ka një kah i fortë rënës. Sipas Konfindustria, në këtë drejtim ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, ose në të kundërt pasojat do të jenë shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.
Konfindustria kërkon edhe njëherë krijimin e Entit Rregullator të karburanteve, duke marrë si shembull atë të Maqedonisë se Veriut.
“Në bursat ndërkombëtare çmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21% të çmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahësimisht 24 nëntorit 2021, çmimet e karburanteve kane rënë mesatarisht me 12%. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, agjencia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të çmimit të karburanteve. Çmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30% më të ulëta se në Shqipëri. Konfindustria ripërsërit kërkesën për vendimmarrjen politike për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut. Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliard dollarë $ qarkullim vjetor dhe kap 10% të PPB”, shkruhet në reagim.
Reagimi mbyllet me kërkesën drejtuar politikës për të krijuar Entin Rregullator të Karburanteve, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, që do të korrigjonte, sipas Konfindustrisë këto deformime të tregut dhe caktimin e çmimeve të tipit kartel.
GREQI– Shqiptari i cili vrau bashkëshoren në Greqi, quhet Festim ndërsa viktima Elona. Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me d...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka kryer disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët shkelën kodin rrugor. Gjatë kont...
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi ditën e sotme kandidaturën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës. Kandidati Denar Biba ka zgjedhur që të ...
TIRANË – Prej 2 javësh efektivët e policisë nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës me qëllim identifi...
TIRANË– Ramazan Raja, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku i riu së bashku me dy miqtë e tij u futën brenda një lokali duke kërku...
DURRËS – Një video sa gazmore aq edhe për të vënë duart në kokë është publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet se si rrugët në qytetin e Durrësit j...
ITALI– Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur në me thikë mbrëmjen e së dielës, në Firence, pas një sherri për motive të dobëta me disa italianë.Një...