Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRAZIL – Dramë në “Estadio Nacional de Brasilia”. Messi do të ketë një tjetër revansh. Argjentina do të luajë finalen e “Copa América” kundër rivalit të saj më të madh, Brazilit.
“Albicelestët” vuajtën më shumë kundër një Kolumbie, që preferoi të tregonte muskuj me 27 faulla dhe 6 kartonë të verdhë. Gjithsesi, shpëtimtari ishte portieri Emiliano Martínez, gjithashtu edhe i Aston Villa, një figurë e vonë në futbollin argjentinas, i cili priti tri penallti.
Skuadra argjentinase kishte kaluar në epërsi, pas një goli të hershëm nga Lautaro Martínez (7’), pas një kombinimi të bukur midis Giovani Lo Celso, Messi dhe sulmuesit të Interit. Por, siç është bërë zakon në këtë garë te “Albicelestet”, ata u përgjumën.
Kolumbia u përpoq të sulmonte me dy lojtarët e saj më të mirë: Juan Guillermo Cuadrado dhe Luis Díaz. Vrulli tyre ishte më i madh në pjesën e dytë. Zona argjentinase filloi të merrte goditje të njëpasnjëshme, deri sa Díaz (61’) të shënonte.
Barazimi 1-1 i shërbeu Kolumbisë për të shqetësuar një Argjentinë, që e kishte të vështirë të dilte në kundërsulm. Messi, i dëmtuar dy herë, luajti me gjak në kyçin e këmbës. Në një nga ato imazhe të eposit sportiv, numri 10 i Argjentinës insistoi ta kërkonin golin. Provoi driblimet, pasimet dhe gjuajtjet e lira. Por asgjë nuk funksionoi.
Te penalltitë, Kolumbia nuk mundi të përsëriste Uruguajin edhe ndaj Argjentinës. Ata takuan një Emiliano Martínez të zemëruar dhe të mërzitur në portë, i cili iu përkushtua vetes për të destabilizuar çdo gjuajtës kolumbian.
Dhe kjo funksionoi për të. Ai ndaloi gjuajtjet e Davinson Sánchez, Yerry Mina dhe Cardona. “Albiceleste” humbën vetëm me Rodrigo de Paul dhe përfundimi 3-2 me penallti, pas ndeshjes 1-1. Skuadra e Messit, më 11 korrik do të përballet me Brazilin në barin e stadiumit “Maracana”.
¡Para el infarto! Tremenda definición por penales entre @Argentina y @FCFSeleccionCol, con Emiliano Martínez ?? como gran figura
?? Argentina ? Colombia ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/g8kAqAbwSH
— Copa América (@CopaAmerica) July 7, 2021
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI-Italia është finalistja e parë e këtij Europiani pas fitores dramatike me penallti ndaj Spanjës në stadiumin “Wembley”.Të kaltërit e Roberto Mançin...
BRITANI E MADHE-Italia u kthye të bëjë Italinë duke arritur finalen e Europianit. 120 minuta të luajtura me shifrat 1-1 dhe në fund ishte ruleta e penalltive që...
ARGJENTINË-Për familjen e Emiliano Sala nuk ka qetësi. Pas tragjedisë së vitit 2019, kur ish-sulmuesi humbi jetën në kanalin e La Manshit, teksa po udhëton...
PODGORICË– Ka nisur në mënyrë më të keqe aventura e Laçit në Conference League. Skuadra kurbinase luajti ndaj Podgorica-s duke u mundur me shi...
BRITANI E MADHE- Sërish barazim! Pas golit të Chiesa-s, shumë pak minuta janë dashur në barazimin e rezultatit. Për Spanjën ka shënuar në minutën e 80′, Al...
SHKUP– Duhet të ishte dita e Shkëndijes së Tetovës por nuk rezultoi kështu. Në stadiumin “Tose Proevski” të Shkupit ekipi nga Tetova humbi ndeshjen e parë...
BRITANI E MADHE- Zhbllokohet sfida, Italia shënon! Pas një rasti të humbur nga Spanja, Chiesa ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 60′ të ndeshjes duke ç...
ANGLI-Duke filluar nga ora 21:00, Italia dhe Spanja do të ndeshen në stadiumin “Wembley” të Anglisë në kuadër të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit ...
HUNGARI– Prishtina e nis ters ndeshjen e parë kualfikuese të Champions League. Kampionët e Kosovës u mundën nga Ferencvaros në Hungari me shifrat 3-0. Pje...
ANGLI-Duke filluar nga ora 21:00, Italia dhe Spanja do të ndeshen në stadiumin ‘’Wembley’’ të Anglisë në kuadër të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit Europian.S...