Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
CoronaVac përdoret edhe në Shqipëri, OBSH miraton për përdorim emergjent vaksinën
2 Qershor 2021, 05:17Nga DOSJA
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar sot për përdorim emergjent vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Sinovac, CoronaVac, duke garantuar që plotëson standartet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.
CoronaVac është një nga vaksinat që po përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.
“Bota ka shumë nevojë për vaksina të shumta të Covid-19 për të adresuar pabarazinë e madhe të aksesit në të gjithë botën,” tha në një deklaratë Dr Mariângela Simão nga OBSH.
“Ne i nxisim prodhuesit të marrin pjesë në mekanizmin COVAX, të ndajnë njohuritë dhe të dhënat e tyre dhe të kontribuojnë në vënien nën kontroll të pandemisë”, tha Simão.
Vendimi i Përdorimit Emergjent të OBSH-së (EUL) është një parakusht për përfshirjen e vaksinës në mekanizmin COVAX dhe prokurimin ndërkombëtar. Ai gjithashtu lejon vendet të përshpejtojnë miratimin e tyre rregullator për të importuar dhe administruar vaksina COVID-19.
Në rastin e vaksinës -CoronaVac, vlerësimi i OBSH-së përfshiu inspektime në terren të objektit të prodhimit.
Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) gjithashtu ka përfunduar rishikimin e vaksinës. Mbi bazën e provave të disponueshme, OBSH rekomandon vaksinën për përdorim për të rriturit mbi 18 vjeç, me dy doza me një hapësirë kohore dy deri në katër javë.
Rezultatet e testeve të CoronaVac treguan se vaksina është efektive 51 për qind në parandalimin e virusit.
OBSH tashmë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson, AstraZeneca dhe Sinopharm.
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fu...
KIRGISTAN- Themeluesi dhe presidenti i rrjetit shkollor turk Sapat, që vepron në Kirgistan, Orhan İnandı, u zhduk të hënën në Bishkek. Turkishminute shkruan se ...
BJELLORUSI- Stepan Latypov, i cili u arrestua një vitë për parë në Bjellorusi për pjesëmarrje në protetsat që zhvilloi opozita kundër regjimit të Aleksandër Luk...
SHBA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida ku një vogëlush “hero” notoi 1 orë për të shpëtuar babain dhe motrën e tij nga mbytja dhe videoja po b...
KOSOVË- Disa komuna në Kosovë janë mbuluar ditën e sotme nga reshjet e dëborës. Bëhet fjalë për Komunën e Dragashit, dhe disa fshatra për rreth tij, të cil...
MALI I ZI- Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezovic, në Shkodër, ka bërë që policia të lidhin zhdukjen e tij me operacionin “K...
GREQI-Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar ditën e sotme se për të kaluar kufirin grek do të mbeten ne fuqi masat e marra deri m...
Papa Françesku nxori të martën një rishikim të kodit penal të kishës katolike, përfshirë ndëshkime për priftërinjtë dhe të tjerë që “përdorin forcën, kër...
Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar edhe një herë mbi aspiratat e ngecura të vendeve të Ballkanit për t’u a...