LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ç’po ndodh me ndenjat e Flori Mumajesit? Kantautori trazon ujërat e showbizz-it, rikthehet trekëndëshi i dashurisë me Lib

24 Nëntor 2019, 08:58 Nga DOSJA

Shqipëri-“Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…” është vargu që ka goditur më shumë publikun në baladën suprizë të Flori Mumajesit, ku shfaqet shumë romantik pranë Arilena Arës. Në një foto bardh e zi e të përqafuar si dy të dashur që i besojnë ndjenjës së vërtetë, pas dy vjetësh Flori rikthen një tjetër trekëndësh dashurie në vëmendjen e publikut.

Këngëtari dhe kantautori i njohur, pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën ish-e dashura Liberta Spahiu tha publikisht se po e priste këtë këngë që të martohej, ai sjell projektin e ri me Arilena Arën, një romancë e vërtetë dashurie. Kështu, një javë pasi u përfol për një rindezje të marrëdhënies me moderatoren e “Prive”, ai shfaqet shumë pranë Arilena Arës, duke rikthyer edhe një herë pas dy vitesh trekëndëshin e dashurisë mes dy vajzave të njohura të showbizz-it.

Nga “Thjesht të dy”, ku në skenë hyri Liberta me deklaratat e saj, vjen “Doja” me fjalë zemre, dedikuar Arilenës. E nëse në këngën e parë ai flet për një histori dashurie që do ta çojë në altar, në të dytën fjalët e tij janë: “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë. E ngushëlloja veten gjoja s’është kjo e vërtetë. Pa ty nuk doja, nuk e besoja se të humba ty përjetë”, është kjo një frazë e këngës.

Bashkëpunimi i Florit me Arilenën vjen pas bashkëpunimit të “Nallane”. Pas dy vitesh ai rishfaqet pranë artistes së hitit ”Nëntori”, edhe pse u duk se bashkëpunimi i tyre kishte mbetur me aq. Arilena dhe Flori shfaqen si çift i vërtetë, duke pozuar në studio fotografie me foto bardh e zi për foto-coverin për këngën e tyre të re.

HISTORIA PËRSËRITET, FLORI MUMAJESI SËRISH MES LIBERTA SPAHIUT DHE ARILENA ARËS

Duket se edhe kësaj here, për të dytën herë, kantautori shumë i talentuar është gjendur mes dy femrave, një biondeje në fushën e tij dhe një bruneje në botën e televizionit. Fjala është për këngëtaren Arilena Ara dhe moderatoren e “Prive” prej nëntë vitesh, Liberta Spahiun. Ai personalisht nuk kishte deklaruar në media ende as për njërën, as për tjetrën, edhe pse për të dyja ka pasur aludime të shumta se ai ka pasur histori. Por duket se lojën e hapi e para Arilena Ara pak kohë më parë, e cila po shijon suksesin dhe turet koncertore me këngën “Nëntori”.

E ftuar para Vitit të Ri në programin “Top Show magazine”, Arilena pranoi të fliste edhe për marrëdhënien me Florin, për të cilin u fol se kishin përjetuar një flirt pasionant që nga bashkëpunimi për klipin “Nallane 3”, të pasuar me deklarata të hapura në 35- vjetorin e muzikantit. Ndërkohë që Flori po përflitej për histori me Libertën, e cila është dhe arsyeja e vendosjes së tij në Prishtinë, Arilena ka folur për atë, që mund të ketë ndodhur mes saj dhe Florit.

“Gjithçka nisi duke pirë një gotë verë”, tha ajo në “Top Show”, pa e mohuar se mes tyre ka pasur diçka më shumë. Natyrisht që deklarata e Arilenës nxori në sipërfaqe një histori të fshehtë mes saj dhe kantautorit, për të cilën ndoshta Flori nuk do të kishte dashur të fliste, aq më tepër tani që lidhja e tij me Libertën ka marrë drejtim serioz.

Kështu, nisur nga ky konfuzion mediatik dhe zhurma që shkaktoi Arilena, ai ishte i detyruar në njëfarë mënyre ta niste Vitin e Ri 2018 me një deklaratë dashurie për vajzën më “cool” të Prishtinës, Libertën. Gjatë koncertit në Prishtinë, ku performoi me djemtë e “Threedots” mesnatën e së mërkurës, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës. Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve.

Momenti në fjalë është filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e ka postuar atë në “Instastory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas. Le të shohim nëse ky trekëndësh është thjesht një intrigë e bukur showbizz-i, apo Florit i duhet të zgjedhë vërtet mes të dyjave. Pasi ai i bëri një dedikim Libertës gjatë një koncerti në Prishtinë për 33- vjetorin, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të.

E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo iu përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër, nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Më pas u fol për një ndarje, por ende asgjë nuk kanë deklaruar se çfarë ndodhi realisht. Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena arra flori mumajesi liberta spahiu arilena arra flori mumajesi liberta spahiu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet