LIVE UPDATES
Aktualitet

CRCA kërkon hetim mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të 17-vjeçares në Sarandë

28 Prill 2020, 14:31 Nga DOSJA
CRCA kërkon hetim mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të

TIRANË- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri ka reaguar për rastin e përdhunimit të 17-vjeçares në Sarandë. Në një deklaratë për mediat CRCA shkruan se Policia e Shtetit të hetojë mangësitë e punës së Komisariatit të Policisë Sarandë.

Më tej ata kërkojnë një hetim të gjithanshëm mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të 17-vjeçares, ngjarje për të cilën ndohet në burg një 72-vjeçar. “CRCA e cila po e ndjek çështjen që prej ditës së parë të denoncimit, shprehet e shqetësuar për situatën psikologjike dhe emocionale të vajzës, e cila është viktima e të gjithë kësaj ngjarjeje”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

CRCA/ECPAT Shqipëri, është duke ndjekur me shqetësim dhe vëmendje ngjarjen më të fundit të dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj një vajze 17 vjeçare në Sarandë. Sipas raportimeve të mediave, vajza ka ngritur akuzën se që në fëmijëri është shfrytëzuar seksualisht nga familja e saj për të ofruar marrëdhënie seksuale me persona të tjerë të cilët janë nën hetim nga ana e prokurorisë. Përgjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes e cila është fokusuar edhe nga kamerat e emisioneve mediatike, shqetësuese është mënyra e sjelljes jo profesionale të punonjësve të policisë, të cilët nuk pranonin denoncimin e një qytetari për një rast të dyshuar përdhunimi ndaj një të miture.

CRCA e cila po e ndjek çështjen që prej ditës së parë të denoncimit, shprehet e shqetësuar për situatën psikologjike dhe emocionale të vajzës, e cila është viktima e të gjithë kësaj ngjarjeje. Ne kërkojmë nga policia e shtetit që të kryejnë në mënyrë profesionale detyrat që ligji ju ka ngarkuar. Sipas Kodit të Procedurës Penale, policia është e detyruar të pranojë denoncimin e çdo qytetari për vepra penale që kanë ndodhur apo mund të ndodhin dhe për më tepër sërish në bazë të ligjit çdo qytetar është i detyruar të raportojë pranë organeve ligjzbatuese çdo vepër penale që ka ndodhur ose mund të ndodhë.

Në fokusin e kësaj ngjarjeje ishte një qytetar që në frymën e ligjit në mënyrë të vazhdueshme kërkonte të denonconte atë ç’ka ai beson që është një vepër penale që ka ndodhur ndaj vajzës 17 vjecare.  Nga ana tjetër fatkeqësisht pamë një institucion ligj-zbatues dhe funksionarë të saj që jo vetëm refuzuan marrjen e deklarimit, por për më tepër sillen edhe në mënyrë hakmarrëse ndaj individit.   Qëllimi i ligjit penal është që të nxisë të gjithë personat dhe sjelljen e tyre me synim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. CRCA/ECPAT Shqipëri bazuar në raportimet e medias për ngjarjen e Sarandës kërkon një hetim sa më të shpejtë  nga ana e Policisë së Shtetit për të gjitha dështimet apo mangësitë e punës që janë vënë re në komisiariatin e policisë Sarandë.

CRCA/ECPAT ka një eksperiencë prej 22 vitesh të bashkëpunimit me policinë  e shtetit dhe strukturat e saj, dhe gjatë kësaj kohe ne kemi vënë re një reformim të thellë të punës së saj në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.  Ngjarja e Sarandës, na tregoi se pavarësisht të gjithë këtyre përmirësimeve, Policia e Shtetit dhe zyrtarët e saj kanë ende shumë nevojë për tu përgatitur dhe formësuar në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna seksuale. Në këtë kuadër CRCA i rekomandon drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit përgatitjen dhe miratimin e një protokolli të posaçëm pune për ndjekjen e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë për ta bërë të mundur plotësimin e këtij rekomandimi. Shqipëria, numëron 1 në 10 fëmijë të abuzuar seksualisht, ndërsa në 83% të këtyre rasteve viktimat janë vajza nën moshën 18 vjeç.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet -qendra për të drejtat e fëmijëve crca/ecpat perdhunimi ne sarande -qendra për të drejtat e fëmijëve crca/ecpat perdhunimi ne sarande

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën