Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Spotify, Joe Rogan dhe Wild West i audios online. Transmetuesit audio po i përngjajnë gjithnjë e më shumë mediave sociale, por pa kontrollet e përmbajtjes online, shkruan The Economist
Në vitin 1951, Neil Young ishte vetëm pesë vjeç kur u paralizua pjesërisht nga sëmundja e poliomielitit. Joni Mitchell ishte nëntë vjeçe kur u shtrua në spital nga e njëjta sëmundje, në të njëjtën kohë. Të dy u rritën dhe u bënë këngëtarë të famshëm dhe së fundmi, aktivistë të shquar kundër keq informatave ndaj vaksinave. Dy muzikantët, si dhe shumë të tjerë, e kanë tërhequr së fundmi muzikën e tyre nga shërbimi më i madh i transmetimit në botë, Spotify, në shenjë proteste ndaj një podcast-i që u jepte kohë transmetimi personave, që flisnin kundër vaksinave.
“The Joe Rogan Experience”, për të cilën Spotify bleu të drejtat ekskluzive në vitin 2020 për një vlerë prej 100 milion dollarë, ftonte për të folur skeptikët e vaksinave dhe promovonte ilaçe të dyshimta si Ivermectin, të cilat vetë zoti Rogan i ka provuar kur u infektua me Covid-19, vitin e kaluar.
Zoti Rogan, podcaster-i më i njohur i Spotify, kishte premtuar se do t’i “balanconte gjërat” në intervistat e ardhshme, por vazhdonte të ishte në transmetim, duke i acaruar kritikët e tij (përfshirë edhe disa anëtarë të stafit të Spotify, të cilët në të kaluarën e kanë akuzuar për diskriminime, përfshirë transfobinë). Zoti Young, zonja Mitchell dhe disa të tjerë, vazhduan të duronin.
Kjo grindje duket si një dhuratë për rivalët e Spotify. Megjithatë, ajo ka ngritur pyetje të mëdha në lidhje me moderimin e përmbajtjes së këtyre platformave, gjë që mund të jetë e ndërlikuar dhe mjaft e shtrenjtë, për të gjitha platformat e transmetimit audio.
Si transmetuesi më i madh, me 180 milionë abonentë me pagesë, Spotify ka mjaft pushtet mbi artistët. Zoti Young thotë se ai fiton rreth 60% të të ardhurave nga transmetimi në këtë platformë. Një llogaritje e përafërt nga Will Page, një ish-kryekonomist i Spotify, bazuar në shifrat nga MRC, një firmë të dhënash, tregon se muzikanti do të humbasë rreth 300,000 dollarë këtë vit, nëse e vazhdon bojkotin e tij (megjithëse duket se, për momentin, transmetimi i këngëve të tij është rritur me rreth 50% në platformat e tjera, për shkak të publicitetit nga grindjet).
Por Spotify, është gjithashtu i cënueshëm. Më 2 shkurt, kompania paralajmëroi për ngadalësimin e rritjes së abonentëve, duke shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve të saj. Rivalët e saj kryesorë, Apple dhe Amazon, kanë një vlerë tregu përkatësisht rreth 70 dhe 40 herë më të madhe se vlera 37 miliardë dollarëshe e Spotify, dhe ato bashkojnë platformën audio, së bashku me TV, lojëra dhe shumë të tjera.
Zoti Young dhe zonja Mitchell nuk janë yje të njohura, por largimi i tyre bie në kundërshti me pretendimin e Spotify se ofron “të gjithë muzikën e mundshme që ju nevojitet”. Apple dhe Amazon nuk humbën kohë për t’i promovuar dy këngëtarët në burimet e tyre në mediat sociale.
Sidoqoftë, çështja Rogan prek një temë mjaft të ndjeshme për të gjithë transmetuesit. Ndryshe nga “The Joe Rogan Experience”, e cila është prodhuar në mënyrë profesionale dhe në pronësi të Spotify, shumica e dhjetëra mijëra podcast-eve dhe këngëve të reja të ngarkuara çdo ditë nëpër platforma, krijohen nga vetë përdoruesit. Në këtë mënyrë, shërbime si Spotify po i përngjajnë gjithnjë e më tepër rrjeteve sociale si YouTube. Një ndryshim i madh është se mbikëqyrja e tyre mbi atë që ngarkohet, është shumë më primitive.
Spotify, një kompani 16-vjeçare, publikoi “rregullat e platformës” së saj vetëm pasi shpërtheu polemika Rogan. Apple ka udhëzime mbi përmbajtjen e podcast-eve, por për muzikën ka vetëm një udhëzues stili që u kërkon artistëve të mos përdorin një gjuhë ofenduese dhe të kenë një kopertinë albumi të përshtatshme. Amazon duket se ka publikuar edhe më pak rregulla mbi përmbajtjen audio.
Dhe ndërsa shumica e rrjeteve sociale publikojnë raporte të rregullta në lidhje me faktin se çfarë përmbajtje eliminojnë, platformat audio janë të heshtura mbi këtë temë. Pas polemikës “Rogan-gate”, Spotify zbuloi se kishte eliminuar 20,000 episode podcast për shkak të keq informatave në lidhje me Covid-19. Pjesa tjetër vetëm mund të hamendësohet. Facebook punëson 15,000 moderatorë të përmbajtjes. Sa të tillë punojnë për transmetuesit audio? Askush nuk e tregon. (Persona që punojnë në platforma të tilla sugjerojnë se nuk janë shumë.)
“Ka qenë gjithmonë e habitshme për mua se si podcast-et kanë fluturuar nën radarin e moderimit të përmbajtjes”, thotë Evelyn Douek nga Shkolla Juridike e Harvardit. “Është një pikë e verbër masive.” Mund të jetë gjithashtu e kushtueshme. Meqenëse platformat audio prezantojnë më shumë përmbajtje të krijuara nga përdoruesit, detyra e moderimit do të zgjerohet.
Ndoshta do të përfshijë shumë moderatorë njerëz, sepse automatizimi i procesit nëpërmjet inteligjencës artificiale, siç bëjnë Facebook dhe të tjerë, është edhe më i vështirë për audion, sesa për tekstin, imazhet apo videot. Vlerësimet e firmave të softuerit “janë nxitur prej kohësh nga ideja se nuk ka kosto marxhinale”, thotë zoti Page. “Moderimi i përmbajtjes mund të jetë kostoja e parë”./monitor
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Pse problemet e zinxhirit të furnizimit nuk po zhduken. Dalin në pah efektet financiare të pengesave të zinxhirit të furnizimit në firmat industriale Zinxhirët ...
BRITANI E MADHE- “Channel 5” transmetoi një dokumentar 90-minutësh për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, ngjarje që tronditi Greqinë. Rasti në G...
UKRAINË– Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se situata në lindje të Ukrainës (Donbas dhe Luhansk) po përkeqësohet me kalimin e orëve. Ai kërkoi n...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se beson se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën. CNN shkruan se Biden deklaroi më parë se n...
TIRANË- Ambasada ukrainase në Shqipëri i ka hedhur poshtë deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, se në Donbas ka mercenarë shqiptarë. Me anë ...
SHBA- SHBA i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se është në dorën e tij nëse do të largohet nga Ukraina këtë fundjavë për të marrë pjesë në një ko...
RUSI- Agjensia Ruse e Lajmeve Tass ka bërë një shkrm mbi deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbi mercenarët shqiptare në Ukrainë. TASS shkruan s...
UKRAINË- Ministria e Jashtme e Britanisë tha të premten se Ambasada e vendit në Ukrainë po largohej nga kryeqyteti Kiev dhe u tha shtetasve britanikë të la...
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se tani ka përqendrimin më të madh të forcës ushtarake në Evropë që nga fundi i Luftës së Fto...
ANGLI- Katër persona kanë humbur jetën nga stuhia Eunice në Britaninë e Madhe. The Guardian shkruan se tre persona kanë humbur jetën në Angli dhe një në Irlandë...