LIVE UPDATES
Bota

Debati Nënpresidencial/ Mike Pence dhe Kamala Harris përplasen për koronavirusin

8 Tetor 2020, 07:19 Nga DOSJA
Debati Nënpresidencial/ Mike Pence dhe Kamala Harris përplasen

SHBA- Nënpresidenti Mike Pence mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës së Presidentit Donald Trump të pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 210,000 amerikanëve, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, dënoi atë që e quajti “dështimin më të madh të një administrate presidenciale” gjatë një debati kryesisht civil të mërkurën mbrëma, që u mbizotërua nga tema e COVID-19.

Ndërsa Presidenti Trump vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë.

Nënpresidenti Pence, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ynë ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”.

Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë,” tha zoti Pence, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit.

Ai gjithashtu dënoi mosbesimin e senatores Harris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”.

Që nga fillimi pari shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh.

Ndërsa në atë debat me ish-nënpresidentin Biden, presidenti Trump ishte më agresiv, duke ndërprerë dhe pothuajse duke bërtitur, zoti Pence shfaqi më shumë disiplinë.

Kandidatët debatuan në një auditor ku çdo të ftuari që refuzonte të mbante maskë do t’i kërkohej të largohej, një sfond i pazakontë për debatin e vetëm për kandidatët për nënpresident në vitin 2020.

Në thelb, debati paraqiste një shans për votuesit që të vendosnin nëse nënpresidenti Pence apo Senatorja Harris, do të ishin të përgatitur të merrnin kompetencat e presidencës përpara fundit të mandatit të ardhshëm. Dhe pyetja nuk është edhe aq teorike: Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, po merr veten nga koronavirusi dhe 77-vjeçari Joe Biden nuk është infektuar por do të ishte presidenti më i vjetër ndonjëherë nëse zgjidhet.

Për këto arsye dhe të tjera, debati në Universitetin e Jutas në Salt Lake City, ishte ndoshta debati më i rëndësishëm për postin e nënpresidentit, prej dekadash. Dhe vjen në një moment pasigurie në veçanti për republikanët, me shqetësimin në rritje se pozitat e Presidentit Trump po dobësohen pasi pothuajse 20 zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe brenda fushatës së tij janë infektuar me virusin ose në karantinë.

Duke pasur parasysh se sipas sondazheve, presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence janë prapa, ata nuk kanë kohë për të humbur; Kanë mbetur më pak se katër javë deri në zgjedhje dhe miliona amerikanë tashmë po i hedhin votat.

Edhe Para se të fillonte të fliste, zonja Harris hyri në histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane në një skenë debati për nënpresidente. Mbrëmja e së mërkurës i ofroi asaj një shans për të mobilizuar votuesit e mundshëm të cilët kanë treguar vetëm entuziazëm modest për Biden, një politikan me përvojë me një histori të përzier qëndrimesh ndaj races mbi dhe drejtësisë penale, veçanërisht në vitet e tij të hershme në Senat.

Zonja Harris, 55 vjeç, është vajza e një babai xhamaikian dhe një nëne Indiane. Ajo është gjithashtu një ish-prokurore, e cila është bërë një yll mes demokratëve, pjesërisht falë pyetjeve të mprehta ndaj kandidatëve të emëruar nga presidentiTrump për gjykata dhe poste të tjera.

Zoti Pence është një ish-guvernator 61-vjeçar nga Indiana dhe ish-drejtues radioje, një i krishterë evangjelist, i njohur për natyrën e tij popullore dhe besnikërinë e tij të palëkundur ndaj zotit Trump. Dhe ndërsa ai është mbrojtësi më i fortë public i presidentit Trump, nënpresidenti nuk ka të njëjtin ton të ashpër apo stilin e e padisiplinuar të presidentit.

Kandidatët gjithashtu u përplasën për taksat – më konkretisht, për refuzimin e Presidentit Trump për të bërë public informacioni për taskat që ai ka paguar, katër vjet pasi kishte premtuar vazhdimisht ta bëjë një gjë të tillë. New York Times raportoi muajin e kaluar se presidenti paguan shumë pak taksa mbi të ardhurat por ka qindra miliona dollarë borxh.

“Do të ishte vërtet mirë të dinim se kujt i detyrohet presidenti para,” tha Harris.

“Një gjë që dimë për (ish-nënpresidentin) Joe është se ai i nxjerr të gjitha informacionet hapur. Ai është i sinqertë, është i çiltër,” shtoi ajo. “Donald Trump, nga ana tjetër, mbulon gjithçka”.

Zot Pence e mbrojti Presidentin Trump për hapjen e vendeve të punës, i cili ka paguar një sasi të madhe taksash dhe e zhvendosi temën tek zoti Biden: “Që ditën e parë, Joe Biden do të rrisë taksat tuaja”.

Ndërsa debati përfshinte një sërë temash, virusi ishte në plan të parë.

Presidenti Trump bëri publike një video vetëm tre orë para debatit duke e quajtur diagnozën e tij “një bekim i fshehur ” sepse sipas tij ajo hodhi dritë mbi një kombinim eksperimental antitrupash të cilit ai i atribuoi meritën për përmirësimin e gjendjes së tij – megjithëse as ai dhe as mjekët e tij nuk mund ta dinë nëse ilaçi pati atë efekt.

Zoti Pence është kreu i grupit të punës së presidentit për koronavirusin, i cili nuk ka arritur të zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare, në një kohë kur vetë presidenti Trump është infektuar nga virusi dhe numri i të vdekurve në shkallë vendi ka kapërcyer shifrën 210,000 dhe vazhdon të rritet.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 debati nenpresidencial kamala haris mike pence #zgjedhjet presidenciale 2020 debati nenpresidencial kamala haris mike pence

Sondazh

Poll
Bota 7 Tetor 2020, 17:47

BEOGRAD– Serbia ka shënuar një numër të lartë infektimesh nga Covid-19 tek fëmijët. Në konferencën për shtyp në Qeverinë e Serbisë, epidemologia Kisić Tep...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri