LIVE UPDATES
Politike

Debati për listat dhe koalicionet/ Ambasadori britanik thirrje partive politike: Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit

30 Shtator 2020, 10:58 Nga DOSJA
Debati për listat dhe koalicionet/ Ambasadori britanik thirrje partive

GJIROKASTËR- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman u ka kërkuar partive politike që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.

Gjatë një prononcimi për mediet nga Gjirokastra, ambasadori tha se ndërkombëtarët e mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit, por theksoi se u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje. Norman nënvizoi më tej se koha është e shkurtër,  ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

“Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim. Ndërkombëtarët I mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanike punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet nje pune e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.

Për zgjidhje e këtyre probleme e rëndësishme është konsensusi mes palëve. Sidomos në rastin e Armenisë. Hapi i parë i rëndësishëm është ndalimi i luftimeve dhe një mënyrë për t’u ulur në tryezë diskutimi për të gjitha palët.”- tha Duncan.

Po kështu, pak ditë më parë ambasadorja  amerikane, Yuri Kim i kujtoi kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, marrëveshjen e 5-qershorit. Në një postim në rrjetet sociale Kim tha se çdo marrëveshje përtej 5 qershorit, apo propozim duhet të bëhet në frymën e një besimi mes palëve.

Ndërkohë sot opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen te Komisioni i Ligjeve. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI. Por socialistët nuk ishin të hapur për bojkotin e mbledhjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman hapja e listave dhe heqja e koalicioneve kodi zgjedhor duncan norman hapja e listave dhe heqja e koalicioneve kodi zgjedhor

Sondazh

Poll
Politike 30 Shtator 2020, 10:28

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të polit...

Politike 30 Shtator 2020, 09:58

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet