All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Mos u merr me opozitën o sharlatan”/ E quajti ‘shalqi me provë’, Basha i përgjigjet Ramës: Lëri palaçollëqet kë

30 Shtator 2020, 10:47 Nga DOSJA
“Mos u merr me opozitën o sharlatan”/ E quajti ‘shalqi me
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj sot kryeministrit Edi Rama, i cili dje, pas prezantimit të planit të demokratëve për rimëkëmbjen e ekonomisë, tha se Basha është “shalqi me provë”.  Në një vizitë që zhvilloi sot në një fasoneri në Vorë, Basha tha se kryeministri nuk merr masa, por është kthyer në një sharlatan që del në televizor. Basha përsëriti thirrjen që kryeministri dhe qeveria të marrin përsipër të realizojnë planin e propozuar nga PD për rimëkëmbjen ekonomike, që sipas kryedemokratit nuk është programi elektoral për fushatën, por një plan ndihme për këto 6 muaj.

“Plani që kemi prezantuar këtë javë nuk është plani ynë elektoral por është plani për 6 muajt e fundit të kësaj qeverie. Sepse për fat të keq, këto 6 muaj ende drejton një kryeministër palaço që vetëm shan po nuk e fsheh dot të vërtetën. Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët. Sot dhe ditë për ditë nuk do lodhem së përsërituri që nuk ka kohë për sharlatanizma por për të marrë përgjegjësi sepse vendi është në krize dhe tryezat e shqiptarëve janë bosh”,-tha Basha. 

Më tej, kryetari i PD foli edhe për ekonominë. “Sa i përket ekonomisë, drejtimi kryesor është fuqizimi i biznesit dhe i sipërmarrjes. Ky sektor është lënë pas dore sepse paratë shkojnë në çdo drejtim tjetër përveç tyre. Një drejtim tjetër është rimarrja në punë e atyre që janë hequr. Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral. Është plani për këto 6 muaj të fundit të kësaj qeverie, duam apo s’duam ne drejtimin e ka akoma një njeri, i cili në vend të marrë masa, vazhdon të bëjë sharlatanin apo palaçon nëpër ekrane. Sado të merret dhe të shajë me gjuhë vulgare një të vërtetë nuk e mbulon dot. Tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të politikave të tij, xhepat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të çuarjes së parave në grushtat e një kaste të vogël oligarkësh dhe sipërmarrja shqiptare po vuan. 75% e biznesit nuk nxjerr më fitim dhe kjo reflektohet tek shifrat galoponte të papunësisë që janë shumë më të larta se gënjeshtrat që prodhon ditë për ditë makineria e propagandës. Plani i rimëkëmbjes antikovid nuk është plani ynë elektoral, por thirrje për qeverinë që të lërë palaçollëqet. Janë afro 100 mijë të papunë dhe jo 50 mijë siç thonë shifrat zyrtare.”-tha Basha. 

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason në aksin Tirane – Durrës, e cila funksionon prej më shumë se 15 vitesh. Ka pasur në të kaluarën deri në 500 punonjës, tani ka vetëm 170 pasi ndodhet nën presionin e krizës ekonomike.  Pas 7 vitesh amullie keq-menaxhimi, dështimi dhe premtimesh të pa mbajtura, gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për një ndryshim. Këtë javë ne kemi shpalosur planin tonë kundër pandemisë. Planin e rimëkëmbjes ekonomike i përbërë nga 5 drejtime kryesore.  Sa i përket ekonomisë, drejtimi kryesor është fuqizimi i biznesit, i sipërmarrjes që lidhet me punësimin dhe që është lënë krejtësisht pas dore dhe që po vuan si asnjë biznes tjetër në Ballkan. Ose më mirë të themi në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, sepse paratë që këta paguajnë si taksa, shkojnë në çdo drejtim tjetër, përveçse për të ndihmuar sipërmarrjen dhe për të ndihmuar punonjësit.  Një drejtim tjetër i rëndësishëm është rimarrja në punë e atyre që bizneset janë detyruar t’i largojnë nga puna për shkak të krizës, apo të vetëpunësuar që janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre. Këto janë dy drejtimet kryesore, por natyrisht edhe mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës dhe që janë në pamundësinë e tyre për të blerë ushqimet e përditshme, për veten dhe për fëmijët.  Këto janë dy arsyet kryesore pse ka rënë konsumi.  Plani që kemi shpalosur këtë javë, nuk është programi ynë elektoral, siç, nga padija apo nga dashakeqësia janë përpjekur ta shpalosin disa. Është plani për këto 6 muaj, sepse këto 6 muaj janë të fundit për këtë qeveri. Duam s’duam ne, drejtimin e ka akoma një njeri, i cili në vend që të marrë masa për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, vazhdon të bëjë sharlatanin dhe palaçon nëpër ekrane. Me shpresën që duke përdorur propagandën, do të fshehë të vërtetën. Sado të merret me opozitën, sado të merret e të shajë me gjuhë vulgare prej palaçoje, një të vërtetë nuk e mbulon dot: Tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur prej vendimmarrjeve të tij të dështuara, të gabuara dhe korruptive. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të çuarjes të të gjitha parave në grushtet e një kaste të vogël oligarkësh dhe sipërmarrja shqiptare po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.  Vetë shifrat zyrtare tregojnë që 75 % e biznesit nuk nxjerr më asnjë fitim ose është në humbje, dhe kjo po fillon të reflektohet tek rritja galopante e papunësisë, që natyrisht është shumë më e lartë se sa gënjeshtra që prodhon ditë për ditë makineria e propagandës.  Ndaj dua ta them edhe njëherë qartë dhe shkoqur: Plani ynë i rimëkëmbjes anti-COVID nuk është programi ynë elektoral, por është kërkesa që të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit dhe t’i çojë paratë e shqiptarëve ku kanë nevojë shqiptarët. Tek afro 100 mijë të papunë, jo zyrtarisht, zyrtarisht 50 mijë të papunë. Tek sipërmarrja që po vuan, me theks të veçantë biznesi i vogël, ku kemi propozuar një çek prej 1 mijë eurosh për çdo biznes të vogël. Tek sipërmarrja që rimerr në punë ata që kanë humbur vendin e punës, ku kemi propozuar që për çdo person që rimerret në punë, shteti të disbursojë 200 mijë lekë të vjetra apo 20 mijë lekë të reja. Tek pensionistët me një çek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person, për të mbuluar shpenzimet shtesë të pandemisë dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike.  Ndërkohë, siç u tha qartë, jo vetëm nga biseda me sipërmarrësit sot, por me çdo sipërmarrës, duhet të kemi një mekanizëm frymëmarrje për biznesin, garanci sovrane që funksionon për biznesin, jo vetëm për një grusht oligarkësh që janë përfituesit e vetëm të garancisë sovrane sot. Duhet të konceptohet në mënyrë të tillë, që paratë të shkojnë aty ku kanë nevojë njerëzit, aty ku ka nevojë sipërmarrja, jo të zhduken në xhepat e klientëve të qeverisë. Nuk kam ardhur këtu për planin elektoral, kam ardhur t’iu them se këto gjashtë muaj do të jenë muaj edhe më të vështirë se gjashtë muajt që kemi kaluar, dhe këtu është momenti për të marrë masat që nuk u morën. Gabimet u bënë, por të paktën të mësohet nga gabimet, sepse faturën nuk po e paguan as Edi Rama, as ministrat e tij të krimbur në para, as oligarkët që e rrethojnë e që jetojnë në luks sheikësh, por po e paguan e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë, njerëzit punëtorë, sipërmarrësit punëtorë, punëmarrësit e tyre që mbajnë familjet e tyre me bukë.  Këto zonjat këtu që shikoni, këtu prapa meje, po i paguajnë fëmijët e tyre, po paguajnë sistemin shëndetësor, po paguajnë sistemin arsimor. Prandaj sot e ditë për ditë, nuk do të lodhem duke kërkuar përmes ndihmës tuaj. Nuk është koha për palaçollëqe dhe sharlatanizma, nuk i hedh hi syve njeriu duke u sjellë si palaço dhe duke sulmuar nga mëngjesi deri në darkë opozitën, por të marrë përgjegjësitë të paktën këto ditë që i kanë mbetur sepse është vetëm përgjegjësia e tij që kriza ekonomike është thelluar dhe do të vazhdojë të thellohet, që sipërmarrja është në prag të falimentimit, që numri I të papunëve është rritur, që tavolinat shqiptareve janë bosh.  Po kur e rrethon veten me një grusht të korruptuarish dhe luks të shfrenuar, e ke të pamundur të kuptosh se çfarë po ndodh edhe 500 metra larg teje dhe po iu them që në qendër të Tiranës e në periferi të Tiranës sot njerëzit nuk kanë lek madje nuk kanë mundësi as të futen në listat e dyqaneve. Këtu ka arritur kriza ekonomike në vend, kjo është e vërteta përtej shfaqjeve dhe propagandës së Edi Ramës.  Prandaj nuk ka kohë për të humbur. Duhet urgjentisht plani që ne kemi shpalosur të rimëkëmbjes ekonomike anti-COVID, duhet të jetë tani në funksion sa ka kohë, pastaj për tu marrë me kopjet e shëmtuara dhe në kuptimin politik, vetëvrasëses që i bën planit tim ekonomik. Ka kohë për tu marrë me ato se e patë para disa ditësh të dilte e të thoshte se do ndalojë inspektorët. Domethënë ti i paske lënë inspektorët 7 vite dhe tani do i ndalosh që erdhën zgjedhjet?! Por kemi kohë kohë të flasim për këto. Nuk kam ardhur këtu për planin elektoral. Kam ardhur t’ju them që këto 6 muaj do të jenë muaj edhe më të vështirë se këto 6 muaj që kemi kaluar. Dhe ky është momenti për t’u marrë masat që nuk u morën. Gabimet u bënë, por, të paktën, të mësohet nga këto gabime, sepse faturën nuk po e paguan as Edi Rama, as ministrat e tij të krimbur në para, as oligarkët që i rrethojnë, që jetojnë në luks sheikësh, por po i paguajnë e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë, njerëzit punëtorë, sipërmarrësit punëtor, punëmarrësit e tyre, punonjësit që mbajnë familjen me bukë, këto zonja që shikoni ju këtu, po i paguajnë fëmijët e tyre, po i paguan sistemi shëndetësor, po i paguan sistemi arsimor. Prandaj, sot e ditë për ditë nuk do të lodhem duke kërkuar përmes ndihmës tuaj si media ta përcillni mesazhin: Nuk është koha për palaçollëqe dhe sharlatanizma. Nuk i hedh hi syve njeriu duke u sjellë si palaço dhe duke sulmuar nga mëngjesi deri në darkë opozitën. Të marrë përgjegjësitë të paktën këto ditë që i kanë mbetur, sepse është vetëm përgjegjësi e tij, që kriza ekonomike është thelluar dhe do të vazhdojë të thellohet, që sipërmarrja është në prag të falimentimit, që numri i të papunëve është rritur, që tavolinat e shqiptarëve janë bosh. Po kur e rrethon veten me një grusht të korruptuarish në luks të shfrenuar, e ke të pamundur të kuptosh se çfarë po ndodh edhe 500 metra larg teje. Po ju them se, në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, sot njerëzit nuk kanë lekë, nuk kanë mundësi as të futen në listat e dyqaneve. Këtu ka arritur kriza ekonomike në vend. Kjo është e vërteta përtej shfaqjeve dhe propagandës së Edi Ramës. Prandaj nuk ka kohë për të humbur. Urgjentisht, plani që ne kemi shpalosur, i rimëkëmbjes ekonomike anti-COVID duhet të vihet tani në funksion se ka kohë pastaj për t’u marrë me kopjet e shëmtuara, dhe në kuptimin politik, vetëvrasëse, që i bën programit tim ekonomik. Ka kohë për t’u marrë me ato. E keni parë para disa ditësh, kur thoshte; do të ndaloj inspektorët, dmth, ti i paske lënë inspektorët shtatë vite, tani do t’i ndalosh, sepse erdhën zgjedhjet. Por kemi kohë të flasim për këto. Ekspertët tanë do të japin përgjigje për çdo pyetje. Sot jam këtu për të nënvizuar edhe një herë emergjencën para së cilës ndodhemi. Është një emergjencë ekonomike, është një emergjencë shëndetësore, është një emergjencë që prek fëmijët tanë nëpër shkolla, është një emergjencë sociale.Nuk pret koha, prandaj kemi dalë përpara me një propozim konkret. Përgjigja e djeshme ishte përgjigja e një njeriu të papërgjegjshmëm, që refuzon të pranojë realitetin, refuzon të pranojë përgjegjësitë e tij për këtë realitet. Thirrja ime sot nga terreni, nga e vërteta siç është, me ju prezent, vendosjani mikrofonin kujt të dëshironi, sipërmarrësit, punonjësve apo kujtdo tjetër në këtë ambient industrial në aksin Tiranë-Durrës, është kjo që ne po themi: biznesi është në krizë. Biznesi ka nevojë për ndihmë.  Sipërmarrja ka nevojë për ndihmë.  Të punësuarit kanë nevojë për ndihmë. Të papunët kanë nevojë për ndihmë. Pensionistët kanë nevojë për ndihmë. Nuk është koha për t’u fshehur pas batutave. Është koha për të marrë përgjegjësi. Është koha për t’u kthyer shqiptarëve paratë e taksave, që kanë paguar gjithë këto vite. Ata meritojnë sot mbështetjen dhe jo një grusht mafiozësh inceneratorësh dhe koncensionesh korruptive.

Ditën e djeshme, PD dhe kryetari, Lulzim Basha prezantuan një plan me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj. Ky plan është i përbërë nga 5 pika; mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor; arsimi i sigurt të fëmijëve; ndihmë për biznesin e vogël. Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ekonomia pas koronavirusit lulzim basha plani i pd per rimekembjen edi rama ekonomia pas koronavirusit lulzim basha plani i pd per rimekembjen

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 30 Shtator 2020, 10:28

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të polit...

Politike 30 Shtator 2020, 09:58

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë