Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se Partia Demokratike po bën gati padinë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe zytarë të tjerë, pasi sipas tij po manipulojnë listat e votuesve. Sipas Alibeajt, duke iu referuar invetigimit të emisionit “BOOM”, që u publikua edhe një ditë më parë nga Gazmend Bardhi, qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.
Ish-deputeti shkruan ndër të tjera se qeveria ka bërë një plan me pesë shtylla për manipulimin e zgjedhjeve dhe se sipas tij, janë shpërndarë formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.
“Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre. Po merr në punë mijëra persona me kontratë të përkohshme. Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës,”- deklaroi ndër të tjera Alibeaj.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe një reagim nga vetë ministri Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, thekson se Enkelejd Alibeaj po mashtron opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare. Ai i bën thirrje ish-deputetit që nëse do të bëjë kallëzime, le të shkojë në Prokurori.
“Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori,’– shprehet ndër të tjera ministri.
Më pas, në të njëjtën vijë denoncimesh, ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se bashkitë po i shërbejnë Partisë Socialiste. Sipas Çupit, në Dibër, ku popullsia sa vjen e ulet, numri i të punësuarve në administratë po rritet. Sipas ish-deputetes, në këtë mënyrë njerëzit po mashtrohen me vende pune afatshkurtër, në këmbim të votave.
Pas Çupit, ka ardhur edhe një tjetër reagim nga Ministri Lleshaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ajo që PD-ja e konsideron operacion kriminal të qeverisë për ndryshimin e listave të zgjedhësve, nuk është ashtu. Sipas ministrit, vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.
Deklarata e plotë e Alibeajt
Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve. Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjne civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm I Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi. Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera. Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shperndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri – tjetri, pa kurrëfarë shkaku apo arsye. Le të ndjekim një fragment nga dëshmitë e qytetarëve të denoncuar në emisionin “Boom”. Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të të njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Duke marrë për bazë listat e atyre qe votuan në 2019-ën, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-ën dhe refuzuan farsën e 2019-ës, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’ju pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta. Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore: • Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
• Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit. • Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre. • Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme • Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës. Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë. Me instrumentat ligjore, te auditimit të gjendjes civile dhe listave zgjedhore do të bëjmë të dështojë plani i Edi Ramës për t’u hequr të drejtën qytetarëve të votojnë. Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!
Reagimi i plotë i Lleshajt
Një zëdhënës i PD nxitoi të reagonte shpejt, pra edhe gabim, për statusin tim lidhur me listat e zgjedhësve. E vetmja gjë me vlerë në atë reagim ishte një fjali e huazuar që thotë se injoranca nuk është alibi. Absolutisht kështu është: injoranca nuk mund të jetë alibi. Nëse zëdhënësi ende nuk e di diferencën mes konceptit të vendbanimit dhe atij të adresës, është mirë të lexojë vetëm nenin 1/1 të Ligjit për Sistemin e Adresave ku thuhet: “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë. Duhet inteligjencë minimale për të kuptuar se neni 46 i Kodit Zgjedhor nuk preket aspak. Ai kërkon që listat të dalin në bazë të vendbanimit dhe ato do të dalin ekzaktësisht siç përcakton ky nen, në bazë të VENDBANIMIT. Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi. Shumë qytetarë kanë të njëjtin vendbanim, si për shembull Tiranë, por ata kanë adresa të ndryshme brenda këtij vendbanimi. Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave. Vendosja e adresave NUK e ndryshon vendbanimin. Ajo vetëm sa e zbardh atë. Vendosja e një numri në derë nuk e lëviz as derën dhe as shtëpinë nga vendi. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri. Vendosja e këtij sistemi vetëm sa na afron më shumë me standardet e vendeve të qytetëruara. Të gjithë kanë nevojë të kenë një adresë. Duhet të shkëputemi nga tendencat për ta mbajtur shoqërinë në një stad paraurban, pa shtet, pa identitet, pa adresë apo pa dinjitet.
(j.v;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, replikoi sërish me deputeten Rudina Hajdari. Manja tha se mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ndryshon dhe...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka paralajmëruar një padi penale për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë të bër...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari kërkoi bojkotimin e mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku palët politike po diskutojnë për ndryshimet nen për nen, për hap...
TIRANE– Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Komisioni për Cështjet Ligjore po zhvillon një diskutim për listat e hapura dhe koalicionet. Gjatë mbledhjes Myslim...
TIRANË- Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në Këshillin Politik, iu përgjigj deputetes Rudina Hajdari, e cila kërkoi shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të L...
TIRANE–Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Cështjet Ligjore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Deputeti Myslim Murrizi propozoi gjatë mbledhjes që të t...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u mblodh paraditen e të mërkurës për të diskutuar nen për nen, draftet e propozuara për hapjen e listave dhe ndryshimin e koali...
TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se shumë shpejt Bulevardi ‘Zogu I’ dhe Rruga e Durrësit do të hapen tërësisht. Gjatë intervistës së dhënë mëngje...
LEZHË- Demokratët e Qarkut të Lezhës do të votojnë të enjten për 31 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifi...