LIVE UPDATES
Aktualitet

Deputetët duan dorëheqje! Bashës i dalin për zot kryetarët: Mos ik, s’ke faj (Debatet)

8 Mars 2022, 11:29 Nga DOSJA
Deputetët duan dorëheqje! Bashës i dalin për zot

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duke se ka gjetur mbështetjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Si për të balancuar mbledhjen e një nate më parë, ku thuajse të gjithë deputetëve përveç Oriola Pampurit, Arbi Agalliut, Flamur Hoxhës, Enkelejd Alibeajt dhe Kreshnik Çollakut kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, ndërsa kryetarët jo. Një e nga një, të gjithë kanë fajësur deputetët që nuk kanë dalë për fushatë dhe jo vetë Bashën. Madje ata kërkuan që kryedemokrati të mos jepte dorëheqje, por të riorganizoheshin për të qenë të përgatitur në sfidat e ardhshme.

Si të organizuar, shumë prej tyre sulmuan nënkryetaren Grida Duma, të cilën e akuzuan se nuk kishte shkuar të bënte fushatë siç ishte udhëzuar, por ishte treguar neglizhente ndaj takimeve. I Lezhës, Fran Frrokaj komentoi edhe veshjet e deputetëve që sipas tij shkojnë në fushtë me ‘Versace’ për karshillëk e jo për të folur me qytetarët. Të tjerë kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha që ka blerë vota në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama e Tom Doshin. Vetë Basha tha se përgjegjësi për humbjen kanë të gjithë, por ata tashmë duhet të përgatiten për betejën e radhës, që janë sërish zgjedhje. Bëhet fjalë për lokalet e përgjithshme që do të zhvillohen në vitin 2023.

Pas akuzave në mbledhje ka ardhur edhe një reagim i fortë i nënkryetares së PD-së, Grida Duma. Në një postim në Facebook, Duma shkruante se Basha është frikësuar shumë dhe se tani po keqpërdor edhe zyrën e shtypit të PD-së e institucioneve të partisë duke emëruar njerëz që i shërbejnë interesave të tij personale dhe jo kandidatëve. Ajo e akuzoi Bashën ka refuzuar të denoncojë edhe aferën e Portit të Durrësit, në mënyrë kategorike.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues. Por vetë Basha nuk e konsideroi humbje.

DEBATET E PLOTA: 

Ferdinand Saraçi, Rrogozhinë: PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët e. Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë leke. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes. Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet.

Xhemal Bushati, Shkodër: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë, administratën, PSD e Foltore. Kishim bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush. Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. T’i harrojmë këto debate tani. Duhet mendojmë për nesër.

Luan Haka, Dibër: Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër. Basha ka bërë fushatë.  Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.Nuk  ka qenë një fushatë, ne jemi përballur me banda. Jo vetëm me të ramës por edhe me të Sali Berishës. Të gjithë fushatën foltorja e kishte me ne. Lekë për të blerë demokratë. Pastaj kishim 3 ministra të ps që rrinin në 3 hotele të ndryshme. Votuesve u bëhet presion me një asistencë sociale. Shpërndanë naftë 3 ditë e fundit tek fermerët. Gjithë policia nëpër rrugë me presione

Agron Kapllanaj, Fier: Berisha në këto zgjedhje ia arriti qëllimit, e kishte jeta a vdekje, leket. Nuk i mbaronin, me sa duket “duart e pastra” paskan bërë punën e vet. Duhet të marrim masa për te ndalur shitblerjen e votës, kemi komisionin për reformën zgjedhore dhe ate territoriale, te bëjmë ndryshime për te ndalur këto fenomene. Nëse nuk e ndalojmë Nuk do te ketë ndryshim, sepse nuk po i mbarojnë leket Berishes, imagjino Edi Rames. Lekët e Berishës e të Ramës nuk mbarojnë kurrë. Po rritet çmimi i votës. Foltorja bleu vota e komisionerë. Kanë lëvizur fuoristrada me lek.

Fran Frrokaj, Lezhë: Falënderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar, duhet të kthjellohemi e të gjykojmë. Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi i fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin, por humbi me 1 milion vota kundër. Koha tregoi se Berisha Nuk kishte ikur kurrë, këtë e tregon edhe lista e deputetëve. Ai është non grata jo Basha. Te kam kërkuar që të mos e fusje në liste në 2017, mire bërë qe nuk më dëgjove. Por plaku nuk është në gjak me ne, është me Amerikën. Turpi është i tij që flet me atë gjuhë. Jemi parti euroatlantike, nuk bëjmë dot pa SHBA. Mediat janë në sulm anti-Basha, anti-PD, anti-demokraci. Mos e mendo dorëheqjen, është vendimi i fundit që duhet të mendosh, nuk është zgjidhje. Kapiteni ikën i fundit, jemi në një anije.

Mark Ruçi, Mirditë: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të pabarabartë.

Arjan Lika, Mat: Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të bëhen më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me gurë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një I ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Berisha nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara. Jemi ne gjendje lufte. Po si è jep dorëheqjen tani nga nënkryetar partie, nga nënkryetar kuvendi, tani ne lufte? Po te ishe ne pushtet do ta jepje dorëheqjen? Nuk behet keshtu, deputetet duhet te jene me pranë njerëzve. Sot me shume se kurrë ta mbështesim kryetarin. Vendimin e 9 shtatorit Nuk e mori për veten, por e beri për te mirën e çdo demokrati qe sot po vuan. Te vazhdojmë fort përpara.

Behar Haxhia, Kurbin: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen. Nuk duhet te kishim hyre ne zgjedhje, se ishin kurth. Duhet te na mbushesh mendjen ne qe te japim dorëheqjen pastaj mund te mendosh t’i për dorëheqjeje. Jane 6 bashki, nuk ke pse jep dorëheqjen. Nuk ke pse merr vendime me deputet, se i kemi bere ne deputete.

Flamur Hoxha, Kukës: Dua të falënderoj kandidatët që morën këtë sfidë. Hynë në një garë sakrifikuan shumë. Fjala deputet para jush nuk flet. Kryetar nëse ka dikush që duhet të ngrejë zërin jeni ju dhe kryetarët e degëve. Nëse vendosim këtë standard nisim rrugën e riorganizimit. Strukturë, rinia e ardhmja. Duhet rinuar strukturat. Duhet që kryetarët e degëve të pyeten për gjithçka në degët e tyre. Kryetarët e degëve Duhet të pyetën e të marrin përgjegjësi për listat e kandidatëve që zgjedhin për deputetë.

Anton Kokaj, Malësi e Madhe: Duhet të dalim te njerëzit. Kemi kohë me reflektuar, edhe me e drejtuar gishtin tek ju zoti Basha. Por duhet të gjykojmë me qetësi. Kishim dy palë që donin me na hëngër, PS e foltorja. Foltorja ka bashkëpunuar me PS në Shkodër në çdo qendër votimi me përllogaritje. Kandidatët tanë kanë vlerë

Sabah Sheta, Krujë: Duhet të qëndrojmë. Shoh të gjithë këta burra e gra të përkushtuar. Nuk na duhen ata të selfie e Facebook, të na hiqen sysh. Na duhen njerëz të përkushtuar të ecim para.

Mirlinda Çollaku: Në Vorë mekanizmi që përdor PS, u sofistifikua çdo ditë. Paguajnë për të sjellë votuesin në votim. Duhet t’i bindim shqiptarët që PD nuk është individi, por ajo partia e madhe që ka qenë. Kjo duhet bërë duke folur me njerëzit.  

Pëllumb Seferi: Në Vorë pashë bashkëpunimin Berisha-Rama-Meta dhe bandat. Njerëzit ishin të frikësuar. Ishte gjithçka e mbyllur. Njerëzit kërcënoheshin nëse ishin votues të PD. Përçarja e PD i jepte fitoren PS dhe këtë bënë.

Rezart Kthupi: Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’iu them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t’iu them qe ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente

Vesel Koçia, Sarandë: Meta e Berisha organizuan zgjedhjet për të goditur PD. Deputetët ngelën nëpër tv e konferenca i lanë njerëzit më rënie të lirë. Nëse kryesia dhe deputetët të ishin seriozisht në terren, nuk do të kishim këtë rezultat. Duhet organizim i strukturave. Mbështes riorganizimin dhe kthim në terren

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

Të porositur? Kryetarët drejtojnë gishtin tek deputetët: Fajtorët për humbjen e zgjedhjeve!

Dash Shehi: Deputetët e Lulzim Bashës duhet të largohen nga ai

Plas keq! Duma-Bashës: Po keqpërdor PD! Refuzove të denoncoje aferën e Portit të Durrësit

Nuk ndalet Kapllanaj: Berishës s’i mbaronin lekët në fushatë, imagjino Ramës

Shpërthen drejtuesi i shtabit të PD: Dumën e çuat si njeri me pushtet, s’numëroi as votat

Sabah Sheta-Bashës: Ata të selfieve te na hiqen sysh, ne jemi të përkushtuar

Anton Kokaj-Bashës: Kandidatët tanë kishin vlerë, po Foltorja ka bashkëpunuar me PS-në

Vesel Koçia-Bashës: Zgjedhjet për të goditur PD-në, duhet riorganizim

Kreu i PD Vorë: Njerëzit u kërcënuan nga Berisha, Meta e Rama

Demokratja: Të dalim të flasim me njerëzit, PD s’është individi

Kreu i PD Mat: Trekëndëshi i Bermudës caktoi vetë se kush del i pari e i fundit në zgjedhje

Bushati në mbledhje: Voltana Ademi u bënte presion qytetarëve për vota

Kryetari i PD Mirditë kërkon qetësi në mbledhje: Të logjikojmë e mbajmë përgjegjësi

Kreu i PD në Kurbin tejkalon Bashën: S’duhet të garonim më 6 mars!

Shënjestron Grida Dumën? Saraçi: S’erdhe për fushatë, por për foto

Frrokaj-Bashës: Mos e mendo dorëheqjen, faj kanë deputetët që dalin me Versace

Frrokaj-Bashës: Mos e mendo dorëheqjen, faj kanë deputetët që dalin me Versace

Mbledhja me kryetarët, Basha: Përgjegjësia fillon me mua, përgatituni për betejën e radhës

Saraçi-Bashës: Jap dorëheqjen, nuk e keni ju fajin e humbjes por të deleguarit tuaj

Mbrojtja PERLË e Hakës: Bashën e duan shumë, PS u instalua në hotele e bleu popullin

Të gjithë deputetët kundër Bashës, Strazimiri: Lëvizje e vonuar

Zbardhen debatet, Frrokaj: Basha të marrë një vendim

“Ka pasur një bandë”, Luan Haka “justifikon” humbjen: S’ka faj Basha, votën nuk e mbron dot

I fundit në Shkodër, Busahti s’e lëshon Bashën: S’ka lidership më të ri se ai

Vuri bast se do largohej nga politika po të fitonte Berisha, Kapllanaj ha fjalët: U nxitova

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike levizja kunder bashes ne pd lulzim basha levizja kunder bashes ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend