LIVE UPDATES
Insights

Dëshmia e rrallë e ish-Shefit të Zbulimit Shqiptar, Dr. Hasan Luçi, misioni i tij në Burgun e Burrelit

14 Shtator 2021, 12:34 Nga DOSJA
Dëshmia e rrallë e ish-Shefit të Zbulimit Shqiptar, Dr. Hasan

Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Dr. Hasan Luçit, ish-Shefi i Zbulimit për “emigracionin reaksionar” jashtë Shqipërisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vitet ’70 – ’80-të, i cili dëshmon lidhur me Avdul Banushin, i njohur ndryshe si ‘agjent i CIA-s’ që hodhi bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit në vitin 1974 dhe hyri disa herë me misione të fshehta zbulimi në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, deri sa u arrestua në 7 prillin e vitit 1975 në afërsi të kufirit shqiptar me Malin e Zi pranë Hanit të Hotit, pas një gracke të përgatitur personalisht nga ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, duke infiltruar disa persona në përbërje të bandës së kryesuar nga Avdul Banushi.

Dëshmia e rrallë e ish-Shefit të Zbulimit Shqiptar, Dr. Hasan Luçi, i cili tregon për misionin e tij në Burgun e Burrelit, ku shkoi për të takuar Avdul Banushin, të cilit i ofroi bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit, si dhe përgjigja e tij negative, duke u shprehur: “Nëse më nxirrni i nga burgu, edhe 100 herë të tjera do bëj të njëjtën gjë, do t’ju vë përsëri bombat”!

Lidhur me dëshmitë e Avdul Banushit të dhënë në intervistën e tij ekskluzive që Memorie.al publikoi në gjashtë numra radhazi, ne i’u drejtuam ish-Kryetarit të Degës së Zbulimit Shqiptar, Dr. Hasan Luçit, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ka punuar për afro 30-vjet në ato organe dhe është i njohur për lexuesit e shtypit shqiptar të para dhe pas viteve ’90-të, si dhe nëpërmjet disa intervistave që ka dhënë autorit të këtij shkrim i për të ashtuquajturën “Banda e Xhevdet Mustafës”, etj.

Lidhur me intervistën e Banushit, Dr. Hasan Luçi shprehet: “Ndonëse unë nuk kam pasur të bëj direkt me grupin e Avdul Banushit, kam dijeni në tërësi dhe në veçanti për atë grup diversionist, për rastet kur ai shkelte në territorin apo sektorin tim.

Zbulimi Shqiptar që kishte përvojë të gjatë me bandat, e ndiqte me përparësi atë grup që kur u krijua nga organizata “Fronti i Rezistencës”. Po kështu, që kur u formua ai grup, me anë të bashkëpunëtorëve tanë në shtete të ndryshme të Botës ne ndiqnim të gjitha lëvizjet e tij dhe aktet armiqësore, si dhe kishim dijeni edhe për bazën ku ata stërviteshin në Amazonë. Por herë pas here ata na i fshihnin gjurmët, sepse për të lëvizur nga një shtet në tjetrin, ata bënin shumë lëvizje të tjera të rreme në shumë shtete të ndryshme të Botës. Ndaj ne e kishim të pamundur për t’ i ndjekur lëvizjet e tyre në ato shtete, qoftë nga ana financiare, me bashkëpunëtorë, apo edhe nga mungesa e vizave që nuk mund të siguroheshin në kohë.

Po kështu ne nuk mund t’ju thoshim bashkëpunëtorëve tanë më shumë se ç’dinin ata për ndjekjen e kontrollin e atij grupi, ndërsa vetë e kishim të pamundur që t’i ndiqnim ata, sepse prania jonë në ato vende dhe shtete ku ata lëviznin, apo në bazat që stërviteshin, mund të krijonte dhe probleme diplomatike e ndërshtetërore. Ne kishim dijeni të plotë se Avdul Banushi ishte kryetari i grupit dhe se ai i udhëhiqte misionet në drejtim të Shqipërisë, ku kishte kryer edhe disa akte terroriste, por e kishim të vështirë kapjen e tij, sepse nuk dinim gjithçka për kohën dhe vendet ku hynte e zbarkonte ai.

Ne njihnim edhe disa shokë të tij dhe tërhoqëm në bashkëpunim disa prej tyre. Edhe në nëntorin e vitit 1974, në paradën e madhe të 30-vjetorit të çlirimit, ne kishim dijeni se ai kishte ardhur në Tiranë me grupin e tij dhe strehohej tek një bazë në Pallatet “Shallvare”, por nuk e dinim vendin e saktë ku strehohej. Për këtë arsye u lëviz tribuna e udhëheqjes nga Hotel “Dajti” për tek Kryeministria, në mënyrë që të sigurohej jeta e udhëheqjes dhe e udhëheqësit kryesor të Partisë, Enver Hoxhës.

Ne ramë disa herë në gjurmët e tyre dhe u kapëm edhe materialin eksploziv që kishin fshehur në zonën kufitare, por ata na u larguan përsëri, duke dalë jashtë kufirit tonë shtetëror, se nuhatën pritat. Avduli kishte përvojë ilegale dhe cilësi zbuluese e mbrojtëse, qe i shkathët dhe shfaqte zgjuarsi natyrore të shkallës së lartë. Ai kishte gjithashtu natyrën e labit trim e luftëtar, sipas konceptit të vet të luftës në mes dy sistemeve.

Pra ne kishim të bënim me një kundërshtar të fortë e me mbështetje të madhe të jashtme, e lidhje të brendshme. E vetmja mënyrë për kapjen e Avdul Banushit, ishte shfrytëzimi i ardhjes së tij në Shqipëri me anë të ndonjë kombinacioni dhe për këtë gjë, na u desh mjaft kohë. Ai u kap dhe u arrestua në vitin 1975, se shokët e New Yorku që e ndiqnin këtë grup, punuan në mënyrë të shkëlqyer.

Gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Burrelit, unë i shkova atje dhe në takimin që bëra vetëm për vetëm me të, i tatova pulsin e vendosmërisë së tij pas kapjes e dënimit, nëse mund të bënim ndonjë kombinacion agjenturor brenda vendit, apo ta nisnim në Perëndim, ku ai të punonte për Shqipërinë. Por Avduli ishte shumë i vendosur në rrugën e tij antikomuniste dhe m’u përgjigj duke më thënë se: jo vetëm që nuk do të punonte për ne, por nëse dilte nga burgu, do të bënte të njëjtën gjë edhe 100 herë të tjera, duke vënë bombat, etj.

Pas viteve 1990-të, kur ai doli nga burgu erdhi më takoi dhe jemi takuar disa herë dhe vazhdojmë të takohemi përsëri, si miq opozitarë, duke kujtuar ngjarjet e kohës, kur kemi gabuar e ç’mund të bëhet për t’i lehtësuar plagët këtij vendi në kushtet e sotme, duke pasur si busull rolin dhe vendin e shqiptarëve. Qeveritë shikojnë hallet e veta dhe jo të shtetarëve që u shërbejnë. Qëndrimi i tyre ndaj shërbimeve sekrete dhe për njerëzit që rrezikojnë është mosmirënjohës. Ata trajtohen si të rëndomtë dhe përkushtimi i tyre nuk shpërblehet.

Avduli qe një antikomunist i aksionit, por harronte se Zbulimi Shqiptar kishte në dorë armën e mbrojtjes së Atdheut dhe vinte në shërbim atdhetarë që merrnin parasysh gjithçka, gjë që Avduli nuk e pati gjithnjë parasysh dhe ra në grackë. Më vjen mirë që ai tregon kujtimet e veta, jo për t’u mburrur, por që njerëzit të kuptojnë realisht qëllimet e luftës së ftohtë dhe rolin e veçantë të njerëzve që punuan në dy kampet dhe kushdo të nxjerr përfundimet mbi të mirën dhe të keqen që i bën Atdheut çdo qeverisje apo shtetar. Është koha që shqiptarët të mendojë dhe punojnë më shumë për vete, siç bënë e gjithë bota tjetër./ Marrë nga Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog avdul banushi burgu i burrelit hasan luci avdul banushi burgu i burrelit hasan luci

Sondazh

Poll
Insights 8 Shtator 2021, 08:48

Adi Krasta: Elitat

Nga Adi KrastaTani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjig...

Insights 6 Shtator 2021, 06:57

Jo rend të ri botëror pas Afganistanit

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë