"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dhunoi gruan, një tjetër përndoqi ish-të dashurën, preu kabllot elektrike/ Policia e Tiranës arreston në flagrancë 5 sht
22 Shtator 2020, 08:51Nga DOSJA
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në bazë të njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se policia ka vënë nën pranga shtetasin B. K., 48 vjeç për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në flagrancë është arrestuar edhe shtetasi R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Ndërkohë për vjedhje është arrestuar shtetasi A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri është parë duke prerë kabllo elektrike.
Gjithashtu 36-vjeçari me iniciale R. G., është arrestuaar pasi në rrugën “Ali Demi” ai u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u arrestuar shtettasi me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një qytetare.
Njotimi i Plotë:
Tiranë. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen e tij) është kapur në flagrancë duke prerë me mjete prerëse një pjesë kablloje elektrike nëntokësore të ndriçimit të bulevardit. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Afrim Kurtit dhe shpalljen në kërkim të Dëfrim Kurtit, të cilët akuzohen se kanë shanta...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot Afrim Kurtin dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Dëfrim Kurti pasi akuzohen se kanë shantazhuar dhe kanos...
Aktualitet22 Shtator 2020, 08:04
TIRANË- Preken nga COVID-19 tre prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, si dhe një gjyqtar e një prokuror i SPAK-ut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë të Tiranës. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, k...
TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë disa godina në zonën e Kombinatit. Disa prej tyre, ku përfshihet dhe pallati ku banon qytetarja Konstandina Koni...
KUKËS– Fjolla Morina, këngëtarja që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore të mos kishte kamera. ...
GJIROKASTËR- Rritet numri i të infektuarve në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas infektimit të një maturanti...
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia ...
KUKËS– Prokuroria ka shtyrë për në orën 13:00 seancën gjyqësore ndaj Fjolla Morinës, e cila akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Mësohet se organ...