LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Duhen rezultate nga komunikimi mes palëve

26 Nëntor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Duhen rezultate nga komunikimi mes

PRISHTINË – I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak vazhdon përpjekjet për realizimin e një takimi në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë para Vitit të Ri.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë të enjten u shpreh, se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Por më e rëndësishmja është që të sigurohen rezultate nga ky proces, tha Lajçak. I ngarkuari i BE-ë për dialogun është i bindur, se ka hapësirë për progres në kuadër të këtij dialogu, me rëndësi strategjike edhe gjithë Bashkimin Evropian. Mirosllv Lajçak qëndroi të enjten në mbrëmje në Kosovë pas një vizite që kishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në Prishtinë Lajqak u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Shpresa për një takim para fundit të vitit

Vizita e tij në Beograd dhe Prishtinë është përpjekja e radhës për të organizuar një takim të ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar, se cili do të jetë rezultati”, tha Mirosllav Lajçak pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti duke shpresuar që një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuciq të mbahet para fundit të vitit.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit disa orësh në Prishtinë takoi edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit, në një komunikatë për medie tha, se “epilogu i dialogut do të duhej të ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”. Kurse Mirosllav Lajçak, tha se “ka nevojë për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”.

Dialogu realisht ka ngecur

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian javën e shkuar bënë thirrje për “angazhim konstruktiv në dialog të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë ka kohë që dialogu i nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi ka ngecur për faktin që palët kanë qëndrime të ndryshme se për  ҫfarë duhet të diskutohet në tavolinën e bisedave. Kosova kërkon që në këtë fazë të diskutohet ҫështja e personave të zhdukur, ndërsa Beogradi zyrtar kërkon që Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të mëhershme për DW-në, tha se Asociacioni “është i paimplementueshëm për faktin që këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Dy vjet më pas, në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se  parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse thotë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ka filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Marrë nga “DW”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák vjosa osmani dialogu kosove-serbi miroslav lajčák vjosa osmani

Sondazh

Poll
Bota 25 Nëntor 2021, 18:34

Osmani: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është kundër çfarëdo iniciative e cila nuk bazohet mbi barazinë e shteteve, duke aluduar kës...

Bota 25 Nëntor 2021, 17:24

Vuçiç jep alarmin: Serbia po shuhet si komb

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur alarmin pasi popullsia e vendit të tij po bie me ritme të shpejta. Në një deklaratë për mediat ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen