LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç ka ‘në dorë’ vijimin e tij, Surlliç: Ai do t’a kushtëzojë me krijimin e As

14 Qershor 2021, 09:02 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç ka ‘në

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Kosovën me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë Stefan Surlliç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Surlliç thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me politikat e veta tregon se në Kosovë vlejnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët. Surlliç nuk pret që në raundin e 15 qershorit, palët të bisedojnë për Asociacionin.

Ai thotë se duhet të gjenden “forca të brendshme” që do t’i detyronin liderët të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, pasi, sipas tij, Bashkimi Evropian ofron vetëm shkopin dhe jo karotën.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Surlliq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të përballet të martën me një bashkëbisedues të ri në Bruksel: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Cila është ajo gjëja e parë që prisni nga ky takim?

Stefan Surlliç: Pres që të dyja palët të tregojnë dëshirë dhe vullnet për të vazhduar dialogun, për të biseduar për temat që mund të dalin në tryezë gjatë periudhës së ardhshme. Ka pasur shumë mesazhe të ashpra dhe negative nga Beogradi dhe Prishtina, andaj është edhe simbolikisht e rëndësishme që të takohen dhe, nga pozita e udhëheqësve, të dërgojnë mesazhe më të moderuara dhe të dëshmojnë se janë të vendosur për dialog.

Radio Evropa e Lirë: Kurti ka thënë se Kosova do të paraqitet në Bruksel si palë e barabartë me Serbinë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë të enjten në Tiranë se kjo është e pamundur, sepse – citoj – Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova jo. Si e shihni ju këtë qasje? Ku mund të çojë?

Stefan Surlliç: Serbia nuk heq dorë nga pozicioni se Kosova ka status të diskutueshëm dhe se ai nuk mund të zgjidhet derisa nuk ka marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës. Në anën tjetër, Kurti e relativizon dialogun dhe konsideron se bëhet fjalë për palë të barabarta. Unë nuk do të pajtohesha. Nëse vërtet bëhet fjalë për palë të barabarta, atëherë përse zhvillohet dialogu? Çështjet teknike, që do të duhej të zgjidheshin midis serbëve dhe shqiptarëve, nuk përmenden më. Autonomia për serbët në Kosovë është lënë plotësisht anash.

Pra, ideja e dialogut është që të arrihet – siç thuhet shpesh – njohja reciproke. Marrë parasysh që Serbia është shtet i pranuar ndërkombëtarisht, zyrtarët evropianë dhe amerikanë presin që gjatë dialogut të arrihet një marrëveshje e atillë, që do të mundësonte zhbllokimin e Kosovës në planin ndërkombëtar dhe anëtarësimin e saj në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare – gjë që tash për tash nuk është e mundur pa pajtimin e Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Kosova, megjithatë, është shtet i pranuar nga vende të shumta…

Stefan Surlliç: Po, [Kosova] është e pranuar. Por, shtrohet pyetja nëse Serbia nuk e njeh Kosovën – as pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin, çfarë është në favor të Serbisë – atëherë cila është perspektiva e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE dhe në NATO, cila është perspektiva e anëtarësimit në Këshillin e Evropës? Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet relativizuar.

Albin Kurti tash i tregon muskujt për tema që janë vërtet të rëndësishme, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës. Ai duhet ta thotë hapur se ‘është në interesin tonë’ dialogu me Serbinë, i cili do ta zhbllokojë Kosovën drejt rrugës evropiane dhe anëtarësimit në NATO.

Radio Evropa e Lirë: Kurti thotë se ky është fillimi i një procesi të ri të bisedimeve me Serbinë. Bashkimi Evropian thotë se është vazhdim i dialogut. Si komentohet në Serbi?

Stefan Surlliç: Më shumë komentohet në dritën e deklaratave të Kurtit. Ai, në fillim, ka thënë se dialogu nuk është fare i rëndësishëm, se është diku tema e pestë. Nëse është kështu, atëherë përse ai, si kryeministër, shkon në takim me presidentin e Serbisë? Ndoshta [presidentja e Kosovës] Vjosa Osmani do të mund të takohej me Vuçiçin. Por, fakti që ai e ka marrë këtë rol, tregon se ai e ka të rëndësishme të marrë pjesë dhe ta udhëheqë dialogun.

Sa i përket pjesës teknike të dialogut, nëse është vazhdim apo fillimi i një të riu, për ekipin negociues të Kosovës dhe për Albin Kurtin është fillimi i një procesi krejtësisht të ri. Ata nuk kanë kurrfarë përvoje. Në ekip nuk shoh anëtarë që kanë marrë pjesë më herët në proces. Kështu që takimi në Bruksel do të jetë një takim fillestar, me të cilin do të njoftohen. Por, supozoj se Bashkimi Evropian nuk do ta ndryshojë formatin.

Radio Evropa e Lirë: Vuçiq e ka porositur Kurtin se nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel nëse nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti thotë se nuk mund të formohet ndonjë asociacion njëetnik. A mund të përafrohen këto qëndrime? Nëse po, si?

Stefan Surlliç: Mendoj se argumenti është në duart e Serbisë dhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Diçka që është rënë dakord në fazën paraprake dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave, si mund të mos zbatohet? Mendoj se kjo pyetje, para së gjithash, është për qytetarët e Kosovës, për elitën politike në Kosovë. A do të sillen ata në mënyrë shtetërore dhe t’i respektojnë vendimet që lidhen me Asociacionin?

Albin Kurti thotë për Asociacionin se është koncept njëetnik, por me politikën e tij ai tregon në njëfarë mënyre se në Kosovë mund të kalojnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit nuk respektohet, marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk zbatohet – çfarë do të thotë që Kosova, si shtet, i respekton ligjet që i përshtaten shumicës shqiptare. Nëse është diçka në favor të komunitetit serb ose dëshirës së tij për autonomi, atëherë kjo nuk vlen dhe nuk do të zbatohet.

Andaj, Vuçiç, edhe pse ndoshta vetë nuk sheh ndonjë dobi të madhe nga Asociacioni, ai e sheh atë si argument të fuqishëm, që do ta përdorë edhe tek akterët ndërkombëtarë, duke këmbëngulur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, derisa ajo që është rënë dakord deri më tani, nuk zbatohet edhe në terren.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që të martën në Bruksel të flitet për Asociacionin?

Stefan Surlliç: Mendoj se ka pak gjasa, sepse jo vetëm Albin Kurti, por të gjitha forcat politike në Kosovë janë të bashkuara në atë që Asociacioni është një zgjidhje negative për shoqërinë kosovare. Andaj, në këtë moment, nuk mendoj se do të ketë gatishmëri politike që [Kurti] të pranojë çfarëdo diskutimi për këtë temë. Në anën tjetër, mund të presim që Vuçiq të këmbëngulë pikërisht në këtë dhe kështu të kemi edhe një rund të pasuksesshëm të dialogut.

Radio Evropa e Lirë: Po, Vuçiq ka deklaruar se dialogu i ardhshëm në Bruksel nuk do të jetë i lehtë. A mund të supozoni se në çka ka aluduar?

Stefan Surlliç: Është një presion i vazhdueshëm nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, që duan marrëveshje, që do t’i mundësonte Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Të tjerat, për to janë tema periferike. Ai është i vetëdijshëm për këto dhe, javëve të fundit, disa herë ka thënë se Serbia përballet me presion të paparë.

Radio Evropa e Lirë: Vuçiq me bashkëbiseduesit paraprakë nga Kosova ka hapur edhe temën e ndryshimit të kufijve. A prisni që kjo temë të hapet edhe në takimit Kurti- Vuçiq?

Stefan Surlliç: Nuk besoj. Mendoj se është bërë e qartë, para së gjithash, nga akterët kryesorë ndërkombëtarë se ky opsion nuk mund të merret në shqyrtim. Kurti po ashtu ka thënë në disa raste se nuk mund të flitet për këtë. Nëse ka dëshirë për shkëmbim territoresh, duhet pajtimi i dy palëve. Në këtë rast, nuk mendoj se kjo do të jetë temë, edhe pse kjo nuk do të thotë se Vuçiq nuk ka ende ide për një ndryshim të vijave kufitare, sepse për marrëveshjen finale nuk shihet mbështetje domethënëse e qytetarëve dhe e akterëve politikë, nëse në tryezë është vetëm njohja e Kosovës, pa ndonjë – të them – përmbushje territoriale.

Radio Evropa e Lirë: A prisni marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë?

Stefan Surlliç: Nuk pres. Pres më shumë një marrëveshje si ajo e Uashingtonit, të cilën do ta prezantonte [i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav] Lajçak, në bazë të temave që kanë qenë pjesë e dialogut, e që janë: të zhdukurit, krimet, pronat private. Këto do të mund të gjenden në një draft-marrëveshje që do ta nënshkruanin Beogradi dhe Prishtina, por kjo marrëveshje nuk do të kishte karakter final, por do të ishte në vazhdën e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Uashingtonit.

Nuk ka ende gatishmëri politike as në Beograd, as në Prishtinë që të vihet deri te kompromisi dhe të zgjidhen problemet që i mundojnë edhe serbët, edhe shqiptarët. Diçka finale mund të presim në momentin kur Serbia dhe Kosova të gjenden para hyrjes dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë sa do ta dëmtojë rrugën e tyre evropiane mungesa e marrëveshjes?

Stefan Surlliç: Në Serbi, edhe politikanët, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile vazhdimisht thonë se edhe sikur Serbia e Kosova të merren vesh për çdo gjë nesër, nuk ka perspektivë të hapur [për anëtarësim në BE]. Thjesht, vendet anëtare nuk janë në disponim për politikë të zgjerimit dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe Vuçiq, edhe Kurti. Ndoshta evropianët do të krijojnë një Proces të ri të Berlinit, ndoshta do të ofrojnë mjete të konsiderueshme financiare, por ne nuk kemi ende angazhim të qartë politik që këto dy shoqëri do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen e afërt.

Pra, nëse ofrohet vetëm shkopi dhe jo karota, atëherë nuk çuditem që dialogu, që vazhdon për më shumë se një dekadë, nuk jep rezultate. Besoj se duhet të gjenden forca të brendshme dhe jo ndërkombëtare, që do t’i detyrojnë udhëheqësit politikë të arrijnë marrëveshje, që do të thoshin se për neve normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për të jetuar normalisht dhe jo sa për të përmbushur formalisht një kriter evropian apo ndërkombëtar.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi stefan surllic albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi stefan surllic

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje