LIVE UPDATES
Bota

Dialogu me Kosovën, ish kryenegociatori serb: Përpjekja e SHBA ishte e pavlerë, procesi duhet të udhëhiqet nga BE

27 Qershor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Dialogu me Kosovën, ish kryenegociatori serb: Përpjekja e SHBA ishte e

Pavarësisht se u duk se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, do te rifillonin këtë herë me ndërmjetësimin e SHBA në një takim në Uashington, ato serish stopuan. Këtë herë u anuluan nga pala kosovare për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj presidentit Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Euronews Albania ka zhvilluar një intervistë me ish-kryenegociatorin serb të vitit 2011, Borislav Stefanoviç. Sipas tij procesi, duhet të udhëhiqet nga BE, jo nga administrata Trump, që do ta përdorë çështjen e Kosovës si trofe politik, para zgjedhjeve.

 

 

Bruna Çifligu: Kur nisi dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ne 2011, ju përfaqësuat palën serbe si ish-kryenegociator. Prej atëherë kane kaluar 9 vite dhe dialogu ka kaluar ne disa faza, ka vijuar e ka ndaluar shumë herë. Sa progres ka bërë dialogu përgjatë këtyre viteve?

Ish-kryenegociatori serb Borislav Stefanoviç: Duhet të them se fatkeqësisht nuk është bërë shumë progres. Në thelb ne kemi arritur 7 marrëveshje dhe më pas kur Vuçiç erdhi në pushtet, ata arritën të bënin të ashtuquajturën “Marrëveshja e Brukselit. Por, kur i shfletoni këto faqe, do të shihni se ato nuk kanë shumë esencë.

Lajmi i mirë është se kemi nisur dialogun, kemi njohur nevojën për të biseduar dhe për të zgjidhur problemet e njerëzve në terren dhe që të nisim çtensionimin e situatës, në rrugën tonë drejt pajtimit. Mendoj se ishte historike nisja e bisedimeve “kokë më kokë”, dhe ne kemi prodhuar disa marrëveshje, nga të cilat, ndoshta 3 apo 4 janë aktualisht në fuqi.

Të tjerat kanë mbetur thjesht në letër, të paimplementuara, që do të thotë se nuk kanë zbatimin e tyre në terren. Sa i përket Marrëveshjes së Brukselit, deri më tani fatkeqësisht ajo është vetëm një letër, sepse nuk është implementuar kurrë, përveçse pjesërisht. Është e rëndësishme të vijojmë me dialogun. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin tonë dhe për të qetësuar situatën në rajon, por ne nuk besojmë se çështja e Kosovës mund apo do të zgjidhet me një regjim jo-demokratik dhe autokratik në Beograd.

Bruna Çifligu: Mendoni se SHBA kanë ndërmarrë tashmë rolin kryesor në procesin e dialogut mes dy vendeve duke lënë në hije SHBA?

Ish-kryenegociatori serb Borislav Stefanoviç: Mendoj se është shumë e qartë tani. Parti te caktuara në Beograd, po e ndihmojnë këtë. Sepse nga mandati i dhënë nga OKB, dialogu duhet të udhëhiqet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi në Evropë, duam t’i bashkohemi BE-së dhe të jem i sinqertë, nuk e di si Beogradi mund ta shmangë vijimin e këtyre bisedimeve jashtë kuadrit të BE-së.

Njëkohësisht, pati një përpjekje të qartë nga administrata amerikane ose disa pjesë të saj, për progres të shpejtë dhe të qartë për çështjen e Kosovës, për të  pasur lajme të mira nga politika e jashtme përpara zgjedhjeve të nëntorit për presidentin Trump. Unë besoj se presidenti Trump, me afrimin e zgjedhjeve, ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë dhe çështje më urgjente, ndaj mendoj se në fund, do të dalë një kuadër ekonomik, por detajet dhe vijimësia e dialogut thelbësor do të duhet të vazhdojnë nën strehën e zotit Lajçak dhe Bashkimit Evropian. Ndaj, kjo përpjekje siç ju e thatë, ishte në parim, e pavlerë.

Bruna Çifligu: Si i shihni dy vendet e përfshira, Kosovën dhe Serbinë. Kush prej tyre ju duket me e avantazhuar në këtë fazë të procesit?

Ish-kryenegociatori serb Borislav Stefanoviç: Nuk mendoj se ka avantazhe të vërteta, duke qenë se ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor kemi ngecur në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Po, është pjesërisht në dorën tonë, por është edhe në dorën e çështjeve të brendshme të Bashkimit Evropian dhe ata kanë problemet e tyre me zgjerimin, siç e dini. Ne jemi e vetmja qeveri në rajon, qeveria e zotit Vuçiç, që nuk pranoi metodologjinë e re të propozuar nga BE dhe presidenti Macron. Ne besojmë se Serbia duhet ta pranojë menjëherë këtë metodologji të re dhe sigurisht ky dialog është shumë i lidhur me integrimin evropian, siç ka qenë gjithnjë. Nuk do të thoja që një palë ka avantazhe. Në thelb, sepse kemi ngecur. Kosova nuk ka ende të implementuar regjimin për liberalizimin e vizave. Njerëzit, në masë të madhe, po e braktisin rajonin tonë për të shkuar në perëndim.

Vetëm nga Serbia largohen çdo vit 50 mijë njerëz. Korrupsioni është masiv dhe stabilokracia është vetëm një efekt anësor e të siguruarit të shërbimeve të mira në çështjen e Kosovës dhe në krahun tjetër, ata hapin dritën jeshile që të bëjnë çtë duan në prapaskena. Kjo është e tmerrshme. Ne nuk duhet të garojmë nëse kemi fituar gjë në projektet tona kombëtare, sepse po anashkalojmë gjenë më të rëndësishme, faktin që kemi ngecur jemi të izoluar, Ballkani po shtyhet të kthehet në geto, dhe ne duhet të dalim nga kjo.

Ne duhet të lidhemi më shumë dhe të gjejmë një zë për Brukselin, sa më shpejt të mundet. Duhet të përqendrohemi më shumë në  çështje të përbashkëta doganore, ekonomike, kulturore, edukuese, shëndetësore, dhe shoqërore në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e ardhmja. Çdo gjë tjetër është thjesht teatër për çështjet e brendshme.

Bruna Çifligu: Dhe pyetja e fundit z. Stefanovic. Mendoni se arritja e një marrëveshje finale brenda  këtij viti, do të sjellë përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve? Mendoni se kjo do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia?

Ish-kryenegociatori serb Borislav Stefanoviç: Kjo është një rëndësishme siç e dini. Kur flisni me njerëz nga Bashkimi Evropian, jo në institucione, por brenda vendeve, ose kur flisni me miqtë tuaj të nderuar në Shqipëri ose kudo tjetër, njerëzit mendojnë se e vetmja zgjidhje për Kosovën është njohja e saj nga Serbia. Siç e dini, ne nuk kemi këtë mendim, sepse besojmë se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe nuk besojmë se zgjidhja duhet të përfshijë njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës. Në fund të fundit, ne kemi dëgjuar shpesh në kohët e fundit, që Kosova kërkon pavarësinë dhe çdo gjë do të jetë mirë.

Dhe për shumë vende në botë, Kosova është e pavarur, përfshi këtu Shqipërinë. Pse njerëzit mendojnë se njohja nga Serbia do ta bënte vërtet të pavarur? Ne nuk e kuptojmë këtë dhe nuk besojmë se zgjidhja është tek njohja e pavarësisë. Ne besojmë se zgjidhja është tek pastrimi i çdo gjëje tjetër që do të na lejojë të funksionojmë tërësisht dhe të pajtohemi mes nesh. Nuk besojmë se aktet e njohjes do të sjellin ndonjë të re, ashtu si anëtarësimi i Kosovës në OKB, sepse, më lejoni ta them, nuk e ka Serbia në dorë faktin nëse Kosova mund apo duhet apo do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kjo i takon Këshillit të Sigurisë dhe Asamblesë së Përgjithshme, ndaj, kjo është ajo që i them bashkëbiseduesve tanë perëndimorë. Ne duhet të distancohemi nga projektet e mëdha kombëtare dhe historitë dhe të përpiqemi të zgjidhim çdo gjë tjetër. Nëse ky është vërtetë një dialog për njohjen, unë nuk arrij të shoh ku qëndron dhe kush po i kërkon Serbisë të bëjë diçka të tillë. Më duhet t’jua them. Askush. Absolutisht askush nuk na ka kërkuar zyrtarisht ose jo që ta njohim Kosovën. As si parakusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Na lejoni të distancohemi nga pikëpamjet që thonë se vetëm me njohjen e Kosovës formalisht me një akt të qeverisë serbe, është zgjidhja e vërtetë dhe e vetme e këtij problem dhe konflikti. Ne nuk mendojmë kështu.

Ne nuk duam të shohim Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë të ngelura në vitet ’90, nuk duam ta shohim Serbinë si Hungarinë pas marrëveshjes së Trianonit në 1921, kur kemi breza të rinjsh që po rriten me një ndjenjën e  padrejtësisë dhe thonë “ne do të rimarrim atë që na është marrë me forcë”. Nuk e duam këtë dhe nuk e shohim si të ardhmen e rajonit.

Marrë nga Euronews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni borislav stefanovic borislav stefanovic

Sondazh

Poll
Bota 26 Qershor 2020, 19:59

SHBA- Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Eçlestone ka shokuar sot me një intervistë që ka dhënë për mediat e hujaj në lidhje me racizmin.89 vje&cc...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë