LIVE UPDATES
Bota

Dijet humbin dhe gjuhët zhduken, gjuha angleze “cënon” diversitetin

22 Tetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Dijet humbin dhe gjuhët zhduken, gjuha angleze “cënon”

SHBA – Tradicionalisht rezultatet e kërkimeve shkencore publikohen në gjuhën angleze në revista shkencore. Kjo është mënyra e vetme për tu perceptuar nga publiku, sepse sot gjuha angleze është gjuha e komunikimit të gjithë botës. Kush kërkon që të bëjë diçka me dije ose të informojë në nivel ndërkombëtar, e bën këtë gjë me gjuhën angleze.

Megjithatë jo të gjitha rezultatet e kërkimeve shkencore publikohen në gjuhën angleze, kështu që këto zbulime ose analiza nganjëherë shumë të rëndësishme nuk vihen re, gjë që është tragjike! Njohuritë dhe ekspertizat rajonale nuk transmetohen tek të tjerët dhe mund të humbasin përgjithnjë.

Njohuri të pa vëna re mbi biodiversitetin

Sa pasuruese mund të jetë përfshirja edhe e këtyre rezultateve kërkimore, e tregon një ekip ndërkombëtar me 60 studiues që drejtohen nga Universiteti i Queenslandit. Ky ekip pa analizuar 466 gazeta shkencore në gjuhën joangleze nga fusha e ekologjisë dhe mbrojtjes së natyrës, të botuara në 16 gjuhë që vijnë nga 38 rajone të botës. Rezultati i studimit të tyre, që natyrisht është publikuar në gjuhën angleze, thotë shumë qartë se punimet shkenore që botohen në gjuhë të tjera dhe për këtë arsye edhe janë injoruar deri tani, mund të ndihmojnë pa dyshim për të mbrojtur më mirë shumëllojshmërinë biologjike të tokës.

Fitimi i njohurive është i matshëm

Puna nuk është vetëm tek perceptimi dhe vlerësimi i njohurive ekzistuese, që mund të përmbajë shumëllojshmërinë, por edhe me kuantitetin e pastër të fushave kërkimore: Rezultati i studimit thotë se nëse në studimet për mbrojtjen e natyrës përfshihen edhe gjuhët e tjera, atëherë sipërfaqja gjeografike e studiuar rritet me 25 përqind.

Edhe numri i llojeve të kafshëve që studiohen rritet në mënyrë të konsiderueshme: tek amfibët me pesë përqind, tek gjitorët me nëntë përqind dhe tek zogjtë me 32 përqind.

Edhe studimet e botuara në gjuhën gjermane mbeten

Studimet e botuara në gjuhën gjermane i ka vlerësuar dr. Kerstin Jantke nga CEN, Qendra për studimet e tokës dhe qëndrueshmërisë në Universitetin e Hamburgut. Ajo ka parë 2756 artikuj shkencor të botuar në tre revista ekologjie nga viti 1965 deri në vitin 2019. Vetëm në këto publikime në gjuhën gjermane janë studiuar 65 masa efektive për mbrojtjen e natyrës për ruajtjen e nëntë llojeve të reja amfibesh, 64 lloje gjitarësh dhe 217 lloje zogjsh. “Por këto njohuri kanë qenë të paarritshme për shkencën ndërkombëtare,” thotë Jantke. “Për t’i bërë rezultatet të arritshme në gjithë botën, ato janë futur në një bank të dhënash me akses të hapur. Kjo bankë të dhënash përmban përmbledhje të të gjitha studimeve të kontrolluara në 16 gjuhë të botës, një projek gjigand!”

Gjuha transporton njohuri shërimi

Rezultate të rëndësishme studimi, që janë botuar në gjuhë të mëdha, por jo në gjuhën angleze, mbeten shpesh pa u vënë re. Më dramatike situata është kur kemi të bëjmë me njohuri që jepen vetëm në gjuhët që fliten krahasimisht nga pak njerëz. Sidomos kur një pjesë e madhe e studimeve në gjuhë të tjera vijnë nga rajonet e Amerikës Latine, ku biodiversiteti është shumë i rrezikuar. “Edhe njohuritë që dalin nga dijet indigjene, Indigenous Knowledge, shpesh nuk publikohen në gjuhen angleze. Por nëse ne i injorojmë ato, atëherë humbasim shumë nga mbrojtja e suksesshme e klimës dhe natyrës,” thotë Kerstin Jantke. “Ne duhet t’i përdorim këto dije dhe jo t’i harrojmë.”

Një studim i Universitetit të Zyrihut ka treguar kohët e fundit, sa ngushtë janë të lidhura njohuritë ekzistuese për botën bimore në Amerikën Latine me gjuhët indigjene në rrezik. Sipas studimit, 75 përqind e përdorimit të bimëve medicinale njihet vetëm në një gjuhë. Për studimin e botuar sigurisht në gjuhën angleze, analizohen 645 lloje bimësh të zonave veriperëndimore të Amazonës dhe përdorimet e tyre mjekësore, sipas transmetimit gojor të bërë në 37 gjuhë. Në këtë territor njohuritë për bimët shëruese ishin madje 91 përqind në vetëm një gjuhë të vetme.

Me humbjen e gjuhës humbasin edhe dijet

Meqenëse tek popujt autokton dijet transmetohen vetëm me gojë, me zhdukjen e gjuhës humbasin pa kthim edhe njohuritë mjekësore e fituara me breza të tërë.

“Sa herë që zhduket një gjuhë, zhduket edhe një zë që flet, një mundësi për t’i dhënë kuptim realitetit, zhduket një mundësi për të bashkëvepruar me natyrën, zhduket një mundësi për të përshkruar dhe emëruar kafshët dhe bimët,” thotë Jordi Bascompte, studiues në sektorin e biologjisë evoluese dhe ambientit në Universitetin e Zyrihut.

Në gjithë botën aktualisht 42 përqind e rreth 7 mijë gjuhëve ekzistuese janë në rrezik zhdukjeje. Sipas Organizatës për studimin e gjuhëve, SIL International, vetëm në Brazil, ekzistojnë sot vetëm 160 gjuhë nga 1000 gjuhët indigjene që fliteshin para ardhjes së portugezëve në vitin 1500.

Duhen ruajtur shancet për medikamentet e reja

Kështu zvogëlohen edhe shancet për zbulimin e medikamenteve të ardhshme, vëren në studim Bascompte nga Universiteti i Zyrihut. Sepse edhe sot shumë medikamente fitohen nga bimët medicinale. Si për shembull acidi acetilsalicik që futet në medikamentet për dhimbjen e kokës, përbërësi aktiv i të cilave gjendet tek shelgjet e bardha (Salix alba L.), ose morfina që prodhohet nga lulekuqet, (papaver somniferum).

Në mënyrë që ky potencial të mos humbasë duhet që të mbrohen si llojet e bimëve ashtu edhe dijet për forcën shëruese të bimëve. Shumëllojshmëria biologjike dhe ajo kulturore janë të pandashme nga njëra tjetra.

“Ne nuk mund ta injorojmë këtë ndërthurje dhe të mendojmë vetëm për bimët ose vetëm për kulturën,” thotë Bascompte duke pasur parasysh humbjen e diversitetit të llojeve. “Ne njerëzit jemi shumë të zotë të homogjenizojmë kulturën dhe natyrën, dhe të bëjmë që natyra të duket pak a shumë njëlloj kudo.”

Rol qendror në shkollat indigjene

Meqenëse që prej periudhës së kolonalizmit gjuha sunduese në Brazil është gjuha portugeze, shumë prindër indigjen kanë hequr dorë nga gjuha e nënës për t’i përgatitur fëmijët që të kenë sukses në shoqëri. “Nga pikëpamja shkencore një gjuhë është në rrezik nëse njerëzit ndalojnë së foluri në gjuhën e nënës me fëmijët e tyre,” thotë Luciana Sanchez Mendes, një linguiste e specializuar në gjuhët indigjene.

Një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe kulturore në Brazil luajnë shkollat indigjene nëpër fshatra, ku fëmijët mësojnë si në gjuhën portugeze ashtu edhe në gjuhën fillestare të komunitetit.

UNESCO bën thirrje për dekadën e aksioneve

“Ekziston një botë tjetër përveç asaj angleze,” thotë Bascompte. “Aty fliten gjuhë të cilat ne na pëlqen t’i harrojmë, gjuhë që fliten nga njerëz të varfër apo të panjohur, që nuk luajnë ndonjë rol në nivel kombëtar, që nuk ulen në tavolinën e organeve të caktuara, tek Kombet e Bashkuara, apo vende të ngjashme.

Për të ruajtuar gjuhët e vlefshme indigjiene dhe për t’i ringjallur ato, UNESCO e ka shpallur dhjetëvjeçarin nga 2022 deri më 2032, dekadën e gjuhëve indigjene.

“Ne duhet të përpiqemi ta përdorim këtë thirrje të Kombeve të Bashkuara për të rritur vetëdijën për shumëllojshmërinë kulturore dhe për t’u bërë të ndërgjegjshëm sa të lumtur duhet të jemi që jemi pjesë e kësaj shumëllojshmërie të mrekullueshme”, thotë UNESCO.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anglisht anglishtja biodiversiteti gjuha angleze anglisht anglishtja biodiversiteti gjuha angleze

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë